“Majk Tajson” shpif për spitalin në Shtip se likuidon pacientët me kovid!

Photo by Fusion Medical Animation on Unsplash

 

“Gjatë gjithë pandemisë ne kemi vetëm një ose dy pacientë që kanë qenë në aparat respirator. Pacienti konkret, për të cilin thuhet se e kemi mbytur, kishte sëmundje pulmonare obstruktive kronike, nuk u soll nga Strumica, por nga Valandova, me saturim 55 dhe gjetje në të dy mushkëritë, pneumoni masive. Ai ishte në mbështetje të oksigjenit, gjegjësisht maskë sipap, është pranuar në gjendje të rëndë dhe në pamje të rëndë klinike”, kështu na thanë nga spitali i Shtipit.

 

 

Recensojmë një postimFacebook, në të cilin paraqitet një gënjeshtër flagrante, e cila jo vetëm që dëmton reputacionin e sistemit të kujdesit shëndetësor, por gjithashtu mund të prekë seriozisht qytetarët që kanë nevojë të kërkojnë shtrimin në spital për shkak të kovidit, nëse udhëhiqen nga kjo dezinformatë. Në postimin e publikuar më 20 gusht 2021, autori Majk Tajson pohon:
Fqinji im vdiq i shëndetshëm. Nga Strumica për në Shtip, atje ai vdiq në respirator. Diagnoza kovid, baba i 3 vajzave. Në katër të mëngjesit, gruaja e tij na zgjoi të gjithëve. Është varrosur sot në orën 10. Në spitalin në Shtip, kam rënë në përfundim se çohen atje për vrasje. Shkupi është lokacion tjetër, Manastiri. Mjekët në detyrë bien dakord kë të likuidojnë. Vlerësojnë inteligjencën e pacientit dhe veprojnë. Pagesë e madhe vrasje dhe diagnoza kovid. Kjo është arsyeja pse i ofrojnë para familjes, thotë Majk Tajson në postimin e tij.

 

“Vërtetmatësi” iu drejtua spitalit në Shtip për të kontrolluar këtë informacion. Drejtori i spitalit, dr. Alen Georgiev, është i tronditur dhe i zhgënjyer nga akuzat e bëra në postim dhe i mohon ato.
Një person serioz nuk do ta shkruante këtë. Ne kemi trajtuar më shumë se 2,000 pacientë, nga të cilët mbi 1,800 janë kthyer në shtëpi të gjallë dhe të shëndoshë. Si mund të paguajmë për një diagnozë kur ne nuk e përcaktojmë diagnozën, por analizat bëhen nga Instituti i Shëndetit Publik – Shkup. Testet konfirmohen atje. Ne kemi dëshmi për të gjithë pacientët, tomografi kompjuterike të mushkërive të tyre. Ne po luftojmë për të shpëtuar jetën e tyre dhe jemi në skafander edhe në plus 40 gradë edhe në minus 10 gradë. Unë mendoj se ata pacientë, të cilët ishin në spitalin në Shtip dhe ishin shtrirë këtu, janë dëshmitarë të drejtpërdrejtë kush ka luftuar për ta, kush nuk ka fjetur për ta, derisa ata luftuan për frymën e tyre dhe shkuan në shtëpi të shëruar, tha mjeku Georgiev.
Gjatë gjithë javës së kaluar, vetëm një pacient vdiq në spitalin në Shtip, i moshës 43 vjeç. nga spitali në Shtipit, për “Vërtetmatësin” thanë se ai nuk ka qenë fare në aparat respirator.
“Gjatë gjithë pandemisë ne kemi vetëm një ose dy pacientë që kanë qenë në aparat respirator. Pacienti konkret, për të cilin thuhet se e kemi mbytur, kishte sëmundje pulmonare obstruktive kronike, nuk u soll nga Strumica, por nga Valandova, me saturim 55 dhe gjetje në të dy mushkëritë, pneumoni masive. Ai ishte në mbështetje të oksigjenit, gjegjësisht maskë sipap, është pranuar në gjendje të rëndë dhe në pamje të rëndë klinike“, kështu na thanë nga spitali i Shtipit.

Ndërsa e gjithë gënjeshtra se familjeve të të vdekurve u ofrohen para, daton nga vitin 2020. Por, nuk ka asnjë informacion se kush i jep paratë, pse, kurse gjithë ato familje të pacientëve me kovid nuk kanë marrë asnjë qindarkë. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në intervistë një vit më parë tha se nuk ka absolutisht asnjë përfitim financiar për shtetin, as për numrin e pacientëve me kovid, as për të vdekurit dhe ky është padyshim një lajm i rremë.

Shumat e përmendura më parë, që supozohet se u ishin ofruar familjeve të të vdekurve nga Kovid, ishin 2 mijë euro.
Por për këtë kemi shkruar vitin e kaluar. Asnjë sistemi shëndetësor nuk i përshtatet që të rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi. Të gjitha vendet, përfshirë edhe tonin, po përpiqen të mbajnë numrin e të infektuarve dhe të vdekurve në nivelin më të ulët të mundshëm. Vdekshmëria e lartë nuk u përshtatet as mjekëve, të cilët janë krenarë dhe gëzohen në çdo jetë të shpëtuar. Nëse shteti do të përfitonte hipotetikisht nga një numër i madh i vdekjeve nga koronavirusi, do ta bënte këtë duke marrë mostra të detyrueshme të të sëmurëve dhe nga të vdekurit. Ky variant do të ishte shumë më i lirë sesa 2 mijë eurot fiktive të përmendura në postimet e vitit të kaluar.
Postimin që e recensojmë, e vlerësojmë si të pavërtetë, por gjithashtu vërejmë se bëhet fjalë për narrativ shpifës që ngjall mosbesim në sistemin shëndetësor të Maqedonisë, i cili, nga ana tjetër, mund të paraqesë rrezik për shëndetin publik dhe të dekurajojë lexuesit që besojnë shpejtë të mos kërkojnë kujdes mjekësor në kushte spitalore, nëse ata vërtet kanë nevojë për të. Situata të tilla janë shqetësuese kur bëhet fjalë për shëndetin publik.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.