Lufta verbale mes Rexhepit dhe Buzakut me ofendime, shpifje dhe deklarata jokonsekuente
Lufta verbale mes liderit të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) Sulejman Rexhepi dhe Skender Buzaku, i cili është regjistruar si lideri i BFI-së dhe pretendon të merr udhëheqjen e BFI-së, po ashpërsohet më tepër siç afrohet fundi i ultimatumit prej 72 orësh për lëshimin e pozicionit të liderit të BFI-së, të cilin Buzaku ia dha Rexhepit. Në këtë konfrontim, prapa të cilës qëndron lufta për pushtet, ka një seri të deklaratave jokonsekuente nga të dy anët, me çka deklarata e sotme e Rexhepit për komunitetin e homoseksualëve është edhe diskriminuese.
Gjithçka filloi mbrëmjen kur Skender Buzaku para mediumeve njoftoi se ka fakte për krim në BFI dhe se Rexhepi ka 72 orë “të lëshojë” bashkësinë, gjegjësisht të largohet.
– Lësho BFI-në për 72 orë. I japim shtatëdhjetë e dy orë. Nëse nuk tërhiqet nga BFI-ja që e ka uzurpuar, atëherë kemi fakte, të cilat do ta tronditin Maqedoninë – deklaroi Buzaku para gazetarëve.
[Burimi: ТV21, data: 01.10.2019]
ARSYETIM:
Siç është e njohur, çdo qytetarë i cili posedon fakte për krimin, të njëjtit duhet t’i dorëzojë deri te institucionet kompetente (policia, prokuroria, etj). Në deklaratën e tij më të re sot Buzaku thotë se faktet të cilat i posedon nesër do t’i dorëzojë në Prokurorinë Publike. Por, dhënia e ultimatumit mbi personat fizik ose institucionet për të cilët mund të kenë dokumente të tilla nuk është drejtësi dhe nuk çon në drejtësi. Për shembull, nëse Rexhepi me të vërtetë ka vendosur të lëshojë BFI-në, atëherë Buzaku do të gropos faktet për të cilat flet se i ka? A do të thotë kjo se në një situatë të tillë ato nuk do t’ju dorëzohen institucioneve kompetente dhe ata të cilët Buzaku flet se janë të përfshirë në krim nuk do të dënohen?
Si përgjigje ndaj akuzave të tilla, të njëjtën ditë me komunikatë reagoi edhe BFI, në të cilën përsëri ka elemente jokonsekunete:
– Sot, Skender Buzaku duhej të arrestohej, dhe jo t’i lejohet dalja publike dhe t’i kërcënohet një udhëheqësi fetar. Sot, të gjithë myftinitë e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhanë deklaratat e tyre para Prokurorisë Publike në lidhje me mashtrimin dhe falsifikimin e dokumentacionit me të cilin Skender Buzaku mashtroi opinionin dhe të gjithë myslimanët në vend. Mosarrestimi i këtij njeriu flet qartë se shteti është i mbushur me krim dhe kriminel të tipit të Buzakut, Boki 13 dhe të tjerë, përderisa valuta e vetme e realizimit të qëllimeve të tyre është zhvatja, ndaj të gjithë atyre që mendojnë ndryshe.
Në deklaratë thuhet se “gjatë kohës së puçit në vitin 2015, Skender Buzaku ka pasur urdhër për ushtrim të dhunës dhe se ka përsëritur veprën.”
[Burimi ТV21, датум: 01.10.2019]
Edhe në këtë komunikatë ka një varg jokonsekuencash, por edhe të pavërtetash. Në të thuhet se Buzakut nuk i është dashur “t’i lejohet qasja publike dhe t’i kërcënohet një udhëheqësi fetarë”. Kush është ai që nuk duhet ta lejojë Buzakun të del publikisht? Dhe si Buzaku është dashur të ndalohet? A kërkohet arrestimi tij menjëherë sa ka filluar paraqitjen e tij para gazetarëve? Edhe përkrah mbrojtjes kushtetuese me të cilën gëzon lirinë e mendimit dhe të shprehjes? Nuk ka ligj i cili thotë se nuk mund ta paralajmëroni dikë për posedim të fakteve të inkriminuara dhe të njoftoni opinionin se keni për qëllim që faktet e tilla t’i publikon. Por, sipas Ligjit për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje, nëse këto dalin si të pavërteta, personi i cili ndaj të cilit bëhet sulme të këtilla mund të dorëzojë padi penale për shpifje. Por, askush nuk mund të arrestohet vetëm se ka shprehur mendimin e tij para mediumeve.
Nga ana tjetër, është problematik pretendimi i ekzistimit të një zhvatjeje, gjegjësisht akuzës se deklarata e Bukzakut paraqet zhvatje. Kjo do të ishte vepër penale e kryer para kamerave, gjegjësisht dikush të kërkojë të zhvat dikë para gjithë opinionit.
Në veçanti jokonsekuente është ndërhyrja e BFI-së në ujërat politik dhe dhënia e qëndrimeve politike. Në komunikatë thuhet se edhe shteti ka qenë i “mbuluar në krim” dhe se zhvat ata të cilët “mendojnë ndryshe”: Si përfaqësuese i një shteti të tillë janë përmendur Buzaku dhe Boki 13, dhe kuptohet, nuk janë dhënë argumente se si këto dy persona janë përfaqësues të shtetit. Nga hetimi i sotshëm për rastin “Zhvatja” prokurorët nuk gjetën asgjë në lidhje me “shtetin”, gjegjësisht nuk po bëhet asnjë hetim kundër ndonjë politikani. Por, edhe sikur të hapet hetim ndaj ndonjë politikani, kjo nuk do të thotë se “shteti është mbuluar nga krimi”. Ndërsa kur bëhet fjalë për zhvatje të personave me mendime të ndryshme, gjegjësisht të atyre “që mendojnë ndryshe”, çfarë qëndrime politike paska BFI që do të zhvatej nga qeveria aktuale? BFI është organizatë fetare, feja dhe politika janë të ndaras sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përse BFI do të mbante qëndrime politike (të cilat nuk i njohim), dhe të cilat kanë qenë të ndryshme me ato të qeverisë, për të cilat ai është zhvatur. Prej kur BFI mban qëndrime politike, gjegjësisht përzihet në politik? BFI është organizatë fetare ose parti politike? Edhe një jokonsekuencë në këtë komunikatë.
Të mos flasim për faktin se tensione të këtij lloji në BFI kishte edhe në prill të këtij viti kur në regjistrin e vetëm gjyqësor të kishave, bashkësive fetare dhe grupeve religjioze si i pari i Bashkësisë Fetare Islame ka qenë Skender Buzaku, por pas disa diskutimeve, Rexhepi vazhdoi të udhëheq me BFI-në.
Është mirë që përfaqësuesit e BFI-së i përfshinë edhe institucionet përgjegjëse (prokurorinë publike) dhe janë dhënë deklarata, siç thonë “mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve”, të kryera nga ana e Buzakut. Por, BFI mundej edhe para opinionit të del e informacione konkrete se çka përbën ky mashtrim dhe falsifikim i dokumenteve që të dijë edhe opinioni saktë për çfarë bëhet fjalë. Kështu, gjithçka mbetet në suaza të akuzave për të cilat nuk është e qartë cila është përmbajtja. Kjo, po ashtu, ka të bëj edhe me pretendimin se Buzaku ka përsëritur veprën për të cilën është gjykuar në vitin 2015 me dënim me kushte. Përsëri nuk e dimë se çfarë vepre ka përsëritur Buzaku dhe kur ka ndodhur, dhe nuk kemi informacion nëse organet kompetente janë informuar për një akt të tillët eventual, sepse edhe ai do të kishte qenë nën kompetencat e tyre.
Për fund, në radhë vjen deklarata e sotme e Rexhepi-t (e shoqëruar me të qeshura nga ana e mbështetësve të tij) ku thotë:
Në sot jemi këtu (…) për tjetër punë. Nuk merremi me homoseksualët. Homoseksualët jashtë bashkësive fetare.
[Burimi: Telma, data: 03.10.2019]
Me një deklaratë të tillë dukshëm po zhvillohet një betejë fjalësh mes Rexhepit dhe Buzakut. Buzaku, si përgjigje tha se nuk habitet prej deklaratave të tilla, sepse “këtë e deklaron gjithmonë, sepse është njeriu i vjetër dhe as vet nuk e di çka flet. Në mungesë të argumenteve, ai ofendon.” Deklarata e Rexhepit, mes tjerash është jokonsekuente. Të thuhet “homoseksualët jashtë bashkësive fetare” mund të jetë qëndrimi i tij personal, i cili në asnjë rast nuk është i vërtetë sepse ekzistojnë bashkësi fetare të cilat nuk i diskriminojnë besimtarët në lidhje me orientimin seksual, aq më pak në bazë të karakteristikave të tjera të lindura ose të fituara.
Sidoqoftë, lufta verbale mes Rexhepit dhe Buzakut prodhon vetëm ofendime, shpifje dhe deklarata jokonsekuente përmes akuzave të papërmbajtura dhe kundërakuzave. Dje kjo nuk shkoi në dobi të askujt, aq më pak të besimtarëve. Por, deklaratat e deritanishme të kësaj lufte verbale “Vërtetmatësi” i vlerëson si jokonsekuente në kuadër të metodologjisë tonë. Duke pasur parasysh njoftimet për atë se Buzaku ka fakte (akuza për striptiz në hotel në Ohër, akuza për krim financiar, etj), niveli i ulët i komunikimit edhe më tej vazhdon, me këtë edhe deklaratat ofenduese dhe jokonsekuente, derisa kjo luftë verbale të mos vendoset aty ku e ka vendin – para gjykatës.
BURIME:
- ТВ21 (01.10.2019), Бузаку со ултиматум до Реџепи, ИВЗ: Скендер Бузаку е рекетар како Боки 13, [Пристапено на: 03.10.2019]
- Алфа (02.10.2019), Бузаку за Алфа: Кога ќе се дознае во јавноста што се правело во ИВЗ, ќе видиме кој е како Боки 13, [Пристапено на: 03.10.2019]
- Нетпрес (01.10.2019), Ако Реџепи за 72 часа не се повлече од функцијата, Бузаку ќе објави „бомби“, [Пристапено на: 03.10.2019]
- Денешен (01.10.2019), ЗАКАНА ДО РЕЏЕПИ: Имаш 72 часа да си заминеш, ако не, имаме докази од кои ќе се чуди Македонија, [Пристапено на: 03.10.2019]
- ТВ21 (03.10.2019) Претседателот на ИВЗ Реџепи: Не се занимавам со гејови, [Пристапено на: 03.10.2019]
- Телма (03.10.2019), Реисот со одговор на ултиматиумот – нема место за „гејови“ во заедницата, [Пристапено на: 03.10.2019]
- Фокус (03.10.2019), Лајм: „Бомбите“ за Реџепи откриваат и стриптиз во охридски хотели, [Пристапено на: 03.10.2019]
Vlerësoi: Vladimir Petreski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari