LSDM premtoi, por nuk krijoi gjykata të specializuara tregtare
PREMTIM: GJYKATA TË SPECIALIZUARA TREGTARE
Shumë investitor ankohen për vendime gjyqësore shumë të ngadalta dhe për cilësinë e tyre. Që të përmirësojmë ambientin e biznesit dhe të ju sigurojmë siguri ligjore të atyre të cilët hapin vende pune, do të kërkojmë mbështetje më të gjerë në Kuvend për krijimin e gjykatave tregtare të specializuara. Ato do të jenë më të shpejta, më profesionale dhe të pavarura.
[Burimi: Programi i LSDM për zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 “Plani për jetë në Maqedoni“, faqe 31 dhe 258 ]
ARSYETIM:
LSDM në programin e saj gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016 premtoi se do të përmirësojnë klimën biznesore, mes tjerash, dhe me formimin e gjykatave të specializuara tregtare. Megjithatë, edhe pse u premtua se gjykatat do të bëhen praktikë maqedonase për dy vite nga zgjedhja e Qeverisë, realizimi i këtij premtimi deri më tani (05.02.2019) aspak nuk ka filluar.
Nevoja për gjykata speciale tregtare nën kompetencat e të cilës do të jenë çështjet që dalin nga puna e bizneseve, doli nga praktika prej të cilët biznesmenët ankohen për zgjedhjet të ngadaltë të çështjeve në gjykata.
Edhe pse prej zgjedhjes së Qeverisë kaluan më tepër se një vit e gjysmë, deri më tani nuk ka informacion se ka ndonjë përgatitje ose ndryshim të ndonjë vendimi ligjor për krijimin e gjykatave tregtare. Nuk ka njoftim se punohet për tekst të një ligji të ri, dhe se një gjykatë e tillë është planifikuar në draft Strategjinë për sistemin gjyqësor për periudhën 2017-2022.
Formimi i një gjykatës të tillë nuk është paraparë as në Planin 18, në të cilin janë te vendosur reformat kyçe në gjyqësor në suaza të raportit të Pribe-së dhe reformat në sistemin gjyqësor, të cilët duhet të bëhen para se në vend të nisin negociatat për në Bashkimin Evropian.
Se akoma nuk është krijuar bazë ligjore për formimin e një lloji të tillë të gjykatave vërtetojnë edhe shoqatat e biznesit të cilët përgjatë viteve kanë kërkuar formimin e gjykatave të atilla.
Nga Lidhja e odave ekonomike për “Vërtetmatësin” thonë se deri më tani Oda nuk është informuar se ekziston një iniciativë e tillë për vendimin ligjore rreth krijimit të gjykatave tregtare.
Që të realizojë këtë premtim LSDM, Qeverisë i mbeten edhe katër muaj, gjë që nuk është e mjaftueshme për ngritjen e procedurave për miratimin e një vendimi ligjor. Për më tepër, në periudhën që vejnë është planifikuar edhe procesi zgjedhor i cili do të pengojë një pjesë të aktiviteteve të Qeverisë. Duke pasur parasysh se në korniza të procesit të reformave në sistemin gjyqësor nuk ka informacione se çështja e gjykatave tregtare është ngritur, këtë premtim të LSDM e vlerësojmë si të parealizuar.
BURIME:
- Програма на СДСМ за парламентарни избори во 2016 година „План за живот во Македонија“, стр.258) [Пристапено 05.02 2019]
- Влада РМ : План 18 [Пристапено 05.02 2019]
- Минисгтерство за правда Стратегии Нацрт стратегија за реформа на правосудниот систем 2017-2022 година [Пристапено 05.02 2019]
- Академик (2 мај 2018): Интервју со професорите Коевски и Спасевски: Трговските судови како решение за брзо и ефикасно решавање на трговските спорови [Пристапено 05.02 2019]
Vlerësoi: Rada Isovska – Manevska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari