LSDM ka ndërruar qëndrimin për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit

LSDM ndryshon qëndrim brenda natës. Foto: printscreen.

 

 

Sekretari gjeneral i LSDM-së Oliver Spasovski në konferencë për shtyp të mbajtur pas koordinimit të grupit parlamentare me 23.03.2017, deklaroi se është arritur pajtueshmëri për përbërjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimet si dhe për kryetarin e Komisionit. Spasovski, mes tjerash, deklaroi:

Edhe pse ekzistonte një numër kërkesash të paarsyeshme të cilat ishin parashtruar nga VMRO-DPMNE, ne pranuam që kryetari i Komisionit të zgjidhet nga radhët e VMRO-DPMNE-së me qëllim që të zhbllokohet proceset në R. e Maqedonisë, që të funksionojnë tendencat demokratike dhe me qëllim që asnjë qytetar as dhe sistemi legjislativ të mos jenë pengje të politikanëve dhe partive politike në Maqedoni. Në këtë mënyrë dëshirojmë që të vendosim në funksion Kuvendin e R. së Maqedonisë si institucioni më i lart i qytetarëve të vendit. 

[Burimi: ueb- faqja e LSDM-së, data: 23.03.2017]

 

ARSYETIM:

Një qëndrim të tillë të LSDM-së, thënë nga sekretari gjeneral Oliver Spasovski, e vlerësojmë si jokonsekunet, në bazë të qëndrimeve të më hershme të kësaj partie, më saktë në lidhje me atë që ka thënë lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit me komisarin nga Bashkimit Evropain Johanes Han (21.03.2017). Zaev atëherë pyetjes së gazetarit nëse kryetari i Komisionit për zgjedhje do të emërohet nga LSDM ose nga VMRO-DPMNE, tha se do të bohet në seancë konstituive, dhe jo në seancë koordinative.

Gjatë gjithë kohës  me vëmendje ndjekim procesin. Deri më tani kanë taktizuar, që dikush është i zënë, dhe nuk mund që të mbahet seanca për koordinim. Kur qëndronin në vijën që përbërja e anëtarëve duhet që të ishte 6,5,1,1, dhe ne menduam ndryshe, që të jetë 5,5,2,2 dhe atë e pranuam. Dhe tani kërkohet që kryetari i Komisionit të jetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Ne nuk kemi problem edhe me këtë, por kjo është vetëm një arsye që të bllokohet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, e këtë nuk do ta lejojmë. Ligjërisht, në pajtim me Rregulloren, parlamenti në seancën plenare zgjedh kryetarin dhe zëvendës kryetarin e Komisionit për zgjedhje dhe emërim. Kërkon anëtar dhe zv. anëtar. Le të thotë VMRO-DPMNE argumentet e veta se përse duhet që të keni kryetarin e Komisionit për zgjedhje dhe emërim, para gjithë opinionit, në plenum të diskutohet kjo çështje. Ne do të themi argumentet tona dhe në fund do të dihet se si merren vendimet në një vend demokratik, do të ngrihen dy gishta ose do të shtypet butoni dhe do të vendoset se prej cilës parti do të jetë kryetari i Kuvendit – deklaroi Zaev (prej minutës 0.00 deri në minutëm 1,23 të videos). 

Prej këtu, duke pasur parasysh dy deklaratat vërehet jo konsekuenca në qëndrimin e LSDM-së, veçanërisht konstatimi i Zaevit se për zgjedhje të kryetarit të Komisionit duhet që të debatohet në Kuvend dhe në atë mënyrë do të caktohet se cila parti do të fitojë vendin e kryetarit. Sipas deklaratës së fundit të Spasovskit, është e qartë se kryetari i Komisionit tashmë është zgjedhur, ndërsa në Kuvend votimi do ta konfirmojë emërimin e tij.

Po ashtu, të përmendim se sipas Rregullores së Kuvendit, neni 20, paragrafi 1, Kuvendi zgjedh kryetarin e Komisionit për zgjedhje dhe emërim.

  • Kuvendi në mbledhjen konstituive, me propozimin e së paku dhjetë deputetëve, zgjedh Komisionin për çështjet e zgjedhjeve dhe të emërimeve.

BURIME:

 

Vlerësoi: Dimitar Tanurov

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.