Lojërat e vjetra në çerdhet e Karposhit janë zëvendësuar me eko-lojëra

Çerdheve në Karposh në prag të festave të Vitit të Ri ju u ndanë lojëra prej materialit ekologjik. Foto: Komuna e Karposhit

 

Në prag të Vitit të Ri, në të gjithë çerdhet në Karposh, lojërat e shfrytëzuara do të zëvendësohen me të reja, prej eko-materialeve. 

(Burimi: Stefan Bogoev, kryetar i Komunës së Karposhit, Data: 06.12.2017)

ARSYETIM:

Premtimi se lojërat e vjetra dhe të shfrytëzuara dhe rekuizitat në çerdhet në territorin e Komunës së Kaproshit, do të ndërrohen me të reja, të përpunuara prej eko-materialeve, është premtim i realizuar i kryetarit të komunës Stefan Bogoev.

Këtë premtim ai e dha në prag të festave të fundvitit. Më saktë, gazeta ditore “Slloboden peçat” e publikoi këtë informacion me 06.12.2017.

Për shkak të fuqisë së dobët financiare të buxhetit të komunës, në Komunën e Karposhit nuk do të organizohet festë e Vitit të Ri, por siç thonë, theksi do të vendoset në organizimin e festave të fundvitit dhe festën e Vitit të Ri për më të rinjtë, të cilat do të jenë të karakterit edukativo-kulturor. Theksi, sipas tyre, do të vendoset për surprizimin e më të rinjve, andaj për këtë, është paraparë që në prag të Vitit të Ri në të gjithë çerdhet lojërat e përdorura dhe rekuizitat të ndërrohen me të reja, të përpunuara prej eko-materialeve.

Kryetari i komunës Bogoev të njëjtën e përsëriti me 13.12.2017 në profilin e tij në Twitter.

Këtë vit – veprimi më i leverdishëm për zbukurimet e Vitit të Ri në Karposh. Do të shpenzohen 2 milion denarë, përderisa vitin e kaluar janë shpenzuar rreth 7,5 milion denarë. Do të ketë organizime për më të rinjtë, ndërsa në të gjithë çerdhet lojërat do të zëvendësohen me të reja, prej eko-materialeve. 

Lojërat, siç informuan prej Komunës në ueb-faqen e tyre zyrtare, u ndërruan me 28.12.2017.

Nën atmosferën e ngrohtë të Vitit të Ri, në kopshtin “Prolet”, në Kozle për të gjithë çerdhet të Komunës Karposh u ndanë eko-lojëra. Në këtë mënyrë, lojërat e vjetra dhe të plastikës ndërrohen me lojëra prej materialit ekologjik, me qëllim që të ketë siguri më të lartë për të rinjtë e Karposhit gjatë kohë së lojës dhe edukimit, si dhe mbrojtje për mjedisin jetësor. 

Në të njëjtë ditë lajmi u transmetua edhe Facebook në faqen zyrtare të Komunës së Karposhit.

Informacionin për atë se janë ndërruar lojërat e vjetra në çerdhet e Karposhit, e publikoi edhe portali Skopjeinfo me 02.01.2018:

Të gjithë çerdheve në Komunën Karposh për festa U furnizuan me  eko-lojëra. Në këtë mënyrë, lojërat e vjetra dhe të plastikës do të zëvendësohen me lojëra të ndërtuara prej materialeve ekologjike, me qëllim që të rritet siguria te banorët më të rinj të Kaproshit gjatë kohës së lojës dhe edukimit, si dhe mbrojtje e mjedisit jetësor. 

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të përfundohet se premtimi i kryetarit të Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, se lojërat e vjetra do të zëvendësohen me të reja, të përpunuara prej materialeve ekologjike, është premtim i realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.