Logoja e “Sakam da kazham” është e falsifikuar për të përhapur lajme të rreme

Recension: Zgjedhjet në 15 korrik do të shfrytëzohen për t’i vaksinuar votuesit përmes projektit të Bill dhe Melinda Gates]

Në Twitter, më saktë në profilin e përdoruesit të nënshkruar si “Kujdes prapa, lëvizja bojkotoj”, u shfaq një lajm i trilluar me titull provokues dhe të rremë që pretendon se “gjedhjet në 15 korrik do të shfrytëzohen për t’i vaksinuar votuesit përmes projektit të Bill dhe Melinda Gates”.

Jo vetëm që ky informacion është i rremë, por mënyra se si ai plasuar për publikun, gjegjësisht për ndjekësit e këtij profili në Twitter, është jashtëzakonisht manipuluese dhe propaganduese. Në fakt, nuk ofrohet link deri te lajmi origjinal, por është vendosur vetëm një pamje ekrani (screenshot) e pretenduar nga titulli që lidhet me portalin “Sakam da kazham”. Mirëpo, një lajm i tillë asnjëherë nuk është publikuar në “Sakam da kazham”, ndërsa fotografia me të cilën manipulohet publiku është një fotomontazh i pastër.

Linku deri te artikulli origjinal: Zgjedhjet në 15 korrik do të shfrytëzohen për t’i vaksinuar votuesit përmes projektit të Bill dhe Melinda Gates

Data dhe koha e publikimit: 15.06.2020

Data e recensionit: 18.06.2020

Recenzues: Mirosllava Burns

(Dez)informata është plasuar me logon e portalit, sfondin e portalit dhe me të vërtetë rrallë kush do të dyshonte në besueshmërinë e këtij lajmi të rremë, vetëm ata më këmbëngulësit do të mund ta zbulonin se bëhet fjalë për një formë të rëndë të manipulimit dhe propagandës.

Supozimi ynë është se arsyeja e këtij njoftimi është që të detyrohet një pjesë e elektoratit të mos dalë në votime. Këtë supozim e nxjerrim nga fakti se informacioni është plasuar në periudhën parazgjedhore, pas datës së shpallur të votimit – 15 korrik, por edhe sepse përdoret një insinuatë e keqe e përhapur gjerësisht se vaksinimi dhe Bill Gates janë disi të lidhur! Para do kohësh kishte madje edhe protesta para Qeverisë kundër vaksinimit.

Mirëpo, përkundër asaj që e pretendon titulli i rremë dhe i falsifikuar, vaksina kundër koronavirusit është as që është zhvilluar, dhe sipas disa pritjeve optimiste, ajo mund të zhvillohet në vitin 2021, nëse jo edhe më vonë.

Kështu që, zgjedhjet parlamentare dhe vaksinimi kundër Kovid-19 janë dy botë shumë të largëta, por ato vendosen në të njëjtin kontekst në këtë formulim të titullit dhe me një lidhje të çuditshme.

Ndaj këtij publikimi që u bë viral reagoi edhe kryeredaktori i portalin “Sakam da kazham”:

KUJDES!!! LAJM I RREMË!!! Logoja e redaksisë digjiitale të SAKAMDAKAZHAM.MK është FALSIFIKUAR me një lajm të rremë dhe po SHPËRNDAHET në rrjetet sociale një tweet i njërit prej drejtuesve të lëvizjes “BOJKOTOJ” me titull që nuk ekziston në platformën tonë. Redaksia SAKAMDAKAZHAM.MK e dënon FALSIFIKIMIN dhe do t‘i marrë të gjitha masat ligjore për mbrojtje dhe përgjegjësi për çdo përhapje të LAJMEVE TË RREME. Ju faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj në luftën tonë kundër LAJMEVE TË RREME dhe PROPAGANDËS.

Është interesante që asnjë media nuk “rrëshqiti” që ta publikojë këtë dezinformatë, pa dyshim vetë integriteti i “Sakam da kazham” kontribuoi që falsifikimi të mos kalojë. Thjesht, për shumë njerëz ishte e pabesueshme që një portal si “Sakam da kazham” ta publikonte një dezinformatë të tillë.

Lajmet e rreme, për fat të keq, bëhen të përditshme, ato bëjnë shumë dëm në betejën me pandeminë dhe e minojnë rolin edukativ të mediave për koronavirusin, për masat, për vaksinën… Rrjetet sociale janë gjithashtu përplot me informacione që duhen verifikuar mirë përpara se të publikohen, sepse janë përplot gënjeshtra, spinime, falsifikime, të cilat synojnë të krijojnë një imazh të shtrembëruar në publik duke përdorur metoda jo-parimore. Prandaj, preferohet që çdo lajm që është ndarë vetëm me fotografi, dhe pa link, të vizitohet ueb-faqja e medies së përmendur që lexuesi të sigurohet se lajmi ekziston me të vërtetë dhe se media e ka publikuar atë.

 

Ky artikull është pjesë e raportimit special të “Krithink”-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .