Lirimi i të pandehurve për “Organizatorët e 27 Prillit” mistifikim i ri për ndarje të reja

Насилство во Собранието на 27 април. Фото: скриншот

Procedura është ndërprerë për shkak të zbatimit të Ligjit për Amnisti të vitit 2018. Por kjo nuk do të thotë se një zgjidhje e tillë nuk do të shumëfishojë mjegullën që rrethon gjithë ngjarjen dhe se dezinformata të reja nuk do të pasojnë për ndarje edhe më të madhe të shoqërisë.

Teofil Blazevski

Me ndërprerjen e procedurës për katër të akuzuarit në rastin “Organizatorët e 27 Prillit”, krijohen kushte ideale për një mistifikim të ri të gjithë rastit, e me këtë edhe një rrugë e hapur për dezinformata që do të helmojnë opinionin maqedonas.

Rasti mund të interpretohet edhe si disfatë, mbi të gjitha, e prokurorisë maqedonase, për të vërtetuar çështjen, pasi fillimisht ka nisur me aktakuzë në vitin 2018 për “Kërcënim terrorist të rendit kushtetues”, dhe në lidhje me ngjarjet në Kuvend më 27 prill, pastaj në vitin 2021, u shpall një aktgjykim jo detyrues për Trajko Veljanovskin, atëherë kryetar i Kuvendit, ish-ministrat Spiro Risteski dhe Mile Janakieski, dhe më pas drejtorin e DSK-së, Vladimir Atanasovskin, të cilët të gjithë morën mbi gjashtë vjet në burg, pasuar me vendim të Gjykatës së Apelit në vitin 2023 që rasti të kthehet në rigjykim dhe më pas vendimet e Gjykatës Penale që vërtetojnë aktgjykimin dhe refuzojnë kërkesat e të pandehurve për zbatimin e Ligjit për Amnisti të vitit 2018 pas dhënies së mendimit nga Prokuroria, dhe në fund, në tentativën e tretë, i njëjti gjyqtar i Gjykatës Penale të vendosë se të pandehurit janë të lirë dhe se kërkesa e tyre për amnisti pranohet. Ky vendim është marrë edhe pas “vendimit pendues” të Prokurorisë, se “kërkesa e mbrojtjes për zbatimin e ligjit (për amnisti), për trajtimin e tyre të barabartë para ligjit si të dyshuarit dhe të pandehurit e tjerë që kanë marrë amnisti në bazën e të njëjti ligj dhe që “është diçka që nuk mund të kontestohet”.

Konteksti

Kujtojmë se nga gjithsej 33 të akuzuar për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” – rast që i parapriu këtij për organizatorët, vetëm Igor Durlovski u shpall i pafajshëm, ndërsa në vitin 2019 ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov u dënua me 18 vjet burg, ndërsa shefat e policisë Mitko Peshov, Dushko Llazarov dhe Goran Gjoshevski u dënuan me 15 vjet burg. Oliver Popovski u dënua në shkallë të parë me 13 vjet burg, Munir Pepiq me 15 vjet, Abdilfeta Alimi me 7 vjet, Oliver Radulov me 10 vjet, Jane Cento me 15 vjet, Igor Jug me 12 vjet, Aleksandar Vasilevski-Ninja me 8 vjet, Nikola Mitrevski-Koljo me 15 vjet, Mlladen Dodevski me 12 vjet, Gorançe Angelovski me 12 vjet, Vlatko Trajkovski me 15 vjet dhe Vliam Mihajlovski me 14 vjet burg (burimi këtu).

Paraprakisht, siç raportuan mediat, pas kërkesës për amnisti janë liruar disa persona, mes të cilëve Bogdan Ilievski, Boris Damovski dhe Vllado Jovanovski.

Fakte për t’u marrë parasysh

Ndër faktet që rrethojnë rezultatin për “Organizatorët”, tre mund të meritojnë të përmenden. Së pari, personat për të cilët u pezullua sot procedimi në çështjen “Organizatorët e 27 Prillit”, tashmë janë të lirë pasi gjykata më në fund pranoi kërkesën e tyre për t’u liruar në bazë të Ligjit të Amnistisë 2018 të miratuar nga Kuvendi, ashtu si të pandehurit e sipërpërmendur u liruan për organizimin e protestave dhe dhunës në Kuvend.

Së dyti, ndoshta një nga pikat kthese në rastin e “Organizatorëve të 27 Prillit” ishte dëshmia e ish-kryeministrit Zoran Zaev në vitin 2020, kur ai dëshmoi me kërkesë të mbrojtjes. Pastaj, për habinë e gjithë opinionit, Zaev deklaroi se beson se organizatori kryesor është Nikolla Gruevski dhe se këta katër persona në gjyq janë mashtruar dhe nuk i konsideron organizatorë. Nikolla Gruevski, i cili ishte në mesin e të pandehurve, por gjykimi i tij u nda për shkak se prokuroria nuk dha përgjigje se pretendimi i Zaevit ishte një deklaratë e pastër politike e bërë nga urrejtja, pa përmendur, natyrisht, as rolin nxitës që ai luajti në ngjarjet e 27 prill.

Dhe së treti, kjo ishte befasi dhe shkaktoi mosmarrëveshje nga Vilma Ruskovska, kryeprokurorja e rastit dhe më pas kryetare e Prokurorisë Publike, e cila për deklaratën e Zaevit tha:

Të pandehurit nuk janë fëmijë të vegjël për t’u manipuluar, kanë qenë edhe funksionarë shtetërorë. Nuk pajtohem absolutisht me këtë pretendim dhe pres që gjykata të vlerësojë provat materiale.

Ruskovska më vonë u shkarkua nga kjo pozitë, pas suspendimit dhe u zgjodh kryeprokuror i ri në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë.

Sido që të interpretohet ky rast nga këndvështrimi i drejtësisë maqedonase, qoftë disfatë për prokurorinë, mospërputhje nga ana e gjykatave apo diçka tjetër, fakti është se do të shkaktojë një mistifikim të ri të gjithë ngjarjes së 27 pillit, e cila e ndau vendin në mbrojtës të Kushtetutës dhe tradhëtarë, përçarje, pasojat e së cilës janë ende të dukshme.

Ky mistifikim, nga ana tjetër, është terreni më pjellor për dezinformata të reja që do të thuren rreth këtij rasti, duke shumëfishuar kështu ndarjen dhe konfuzionin.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.