Ligji për “fishkëllyesit” në fuqi-implementimi do të jetë prova kryesore
Законот за заштита на укажувачите започна со активна примена од 18-ти март. Нецел месец подоцна, речиси ниту една инстиитуција сè уште не излегла со јавен податок дали постапува по одредбите од законот и подзаконските акти, а уште помалку, пак, има информации од бизнис секторот, кој, исто така, е обврзан со одредбите од овој закон
Ligji për mbrojtje të denoncuesve filloi me zbatim aktiv nga 18 marsi. Më pak se një muaj më vonë, pothuajse asnjë nga institucionet nuk ka dal me të dhëna publike nëse vepron sipas dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore ndërsa ende më pak, ka informata nga sektori biznesit, i cili edhe ashtu është i obliguar me dispozitat e këtij ligji
Shkruan: Тeofil Bllazhevski
I ashtuquajturi Ligji për “fishkëllyesit” i cili para më pak se një muaji hyri në fuqi, por deri tani asnjë institucion as edhe personat juridik si dhe nga sektori i biznesit lajmërojnë se edhe ata ende nuk kanë filluar të veprojnë në bazë të dispozitave të ligjit dhe akteve nënligjore.Kjo është konstatuar në punëtorinë nga organizata civile “Transparent Interantional-Maqedoni” e cila me vite lobon për sjelljen e këtij ligji si mjet dhe vegël efikase në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Për sjellje të këtij ligji u përshtatën rrethanat kur katër partitë politike, pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos për dalje nga kriza politike, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar konstatuan se është i nevojshëm një ligj i këtillë, i cili në mënyrë shumë të shpejtë u miratua në nëntor të vitit 2015.
TRE LLOJE DENONCIMI
Ligi për mbrojtje të denoncuesve– emërtimi zyrtar i ligjit, i rregullon të drejtat e denoncuesve, ( të ashtuquajtur “fishkëllyes”), si term i huazuar nga anglishtja “wistleblowers“), si dhe veprimet dhe detyrat e institucioneve, gjegjësisht personave juridik lidhur me denoncim të mbrojtur dhe sigurimi i mbrojtjes të denoncuesve.
Për të ekzistuar arsyetimi për denoncimin e mbrojtur patjetër duhet të ekzistoj dyshimi për shkeljen dhe rrezikimin e interesit publik, nga kjo , ligjvënësi e ka definuar dhe e përcakton edhe këtë term:
Nga termi interes publik në kuptim të këtij ligji nënkuptohet mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit të garantuara me të drejtën ndërkombëtare dhe të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, parandalimin e rrezikut për shëndetin, mbrojtjes dhe sigurisë, mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe natyrës, mbrojtjes së pronësisë dhe lirisë së tregut dhe sipërmarrjes, mbisundimi i së drejtës dhe pengimi i krimit dhe korrupsionit.
Neni 3,4,5, dhe 6 i këtij ligji e rregullojnë denoncimin i cili patjetër duhet të shkoj sipas një renditje, përveç disa përjashtimeve: të brendshme, të jashtme dhe publike, domethënë paraqitje nëpërmjet mediumeve. Të tre këto lloje të denoncimit mbajnë shënimin “denoncime të mbrojtura”, por ka edhe raste kur mbrojtja nuk është e mundshme, një prej atyre është edhe nëse nuk është respektuar procedura, që të rrjedh sipas një renditje- së pari brenda, më pas jashtë, në fund edhe publikisht.
Denoncuesi ka të drejtë për mbrojtje të të dhënave dhe identitetit, ai duhet të jetë i mbrojtur nga çdo “veprim i dëmshëm” për denoncimin, a mbrojte duhet t’i siguroj institucioni ku është bërë denoncimi. Denoncuesi ka të drejtë edhe në mbrojtje gjyqësore nëse mendon se atij ose ndonjë të afërmi të tij i është rrezikuar ndonjë e drejtë për shkak të ndonjë denoncimi, ndërsa detyrimi i dëshmisë i takon institucionit ose personit juridik.
ANONIMITETI DHE DËNIMET E ULËTA- PROBLEM I MUNDSHËM
Gjithë ajo që është e paraparë me ligj duhet të zbatohet, për shkak se ligji është në fuqi nga 18 marsi. Parashihen edhe dënime ligjore për mos zbatimin të cilët sillen nga 3 deri në 5 mijë euro. Institucionet duhet të jenë të përgatitura edhe atë në dy nivele- të brendshme dhe të jashtme. Të brendshme, nëse dikush dëshiron që të denoncoj shkeljen e ligjit brenda institucionit ku punon, dhe të jashtme, nëse janë plotësuar kushtet sipas ligjit, në institucionet tjera- deklaroi dr. Sllagjana Taseva, kryetare e Transparent Interational- Maqedonia.
Ajo rikujtoi që edhe pse iniciativa është ngritur në vitin 2010, që në vitin 2014 Transparency bëri gjithçka që të mos sillet ndryshim i keq për zgjidhjet e tanishme ligjore, tash për shkak të krizës politike dhe zgjidhjes së kësaj krize, brenda natës është sjell ligj dhe qëllimi i këtij tubimi është të shihet se çka është bërë për ndryshimin e tij dhe cilat janë dobësitë eventuale ose normat që vështirë mund të realizohen në praktik.
Që në fillim Taseva ka potencuar që është e pakënaqur nga neni 3 , paragrafi 4, ku është lënë mundësia që identiteti i denoncuesit të zbulohet nga veprimi i gjykatës dhe shtoi që ajo zgjedhje mund të ekzistonte vetëm në rast se është bërë në pajtim me denoncuesin.
Këtë nen si zgjidhje jo të mirë e kanë identifikuara edhe përfaqësues të tjerë. Paragrafi k i nenit 3 të këtij ligji, i quajtur Denoncim i mbrojtur thotë?
П E drejta e anonimitetit të denoncuesit mund t’i kufizohet me vendim gjyqësor, për çka pa prolongim lajmërohet denoncuesi.
Zoran Bilbilovski, këshilltar profesional në zyrën e Avokatit të Popullit deklaroi që e ka shqyrtuar ligjin dhe në pamje të parë kanë disa vërejtje në disa dispozita. Ai theksoi që bëhet fjalë për mbrojtje në rast mos respektimi të procedurës, për përgjegjësinë në shkallë të dytë të Avokatit të Popullit për kundërvajtjet:
Denoncuesi patjetër duhet ta respektoj procedurën ose do të ngelet pa mbrojtje. Më tej mbetet jo e qartë kush do të bëj kërkesë për përgjegjësi për kundërvajtje. Çka nëse denoncuesi i bënë publike të dhënat të cilat kanë shkallë të fshehtësisë. Roli i Avokatit të popullit është i dorës së dytë, subsiliar, ai nuk mund të jap në mënyrë të drejtpërdrejtë mbrojte denoncuesit- theksoi Bilbilovski.
Ndërsa Taseva, u përgjigj që nuk është i saktë konstatimi i subsiliaritetit tëAvokatit të Popullit, për shkak se nëse denoncuesi ka bërë denoncim të jashtëm atëherë ai mund t’i drejtohet në mënyrë të drejtpërdrejtë Avokatit të Popullit, dhe ai atëherë a është përgjegjës për procedurën e mëtutjeshme.
Përfaqësuesi i Ministrisë së punëve të brendshme, nga sektori për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, thekoi se nuk është i njoftuar që MPB në rregullimin e akteve të brendshme, por shprehu optimizëm rreth këtij ligji. Ai tha që përvoja me denoncimet e deritanishme në numrin e telefonit pa pagesë 199, nuk ka dhënë rezultate relevante, ndër të tjera ka ekzistuar edhe frika për paraqitje edhe për kontakte dhe se këtë ligj e sheh me optimizëm, si mjet për eliminimin e frikës.
Për ligjin u shpreh pozitivisht edhe prokurorja publike Lidija Rajçiqeviç nga prokuroria publike e sektorit të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ajo vlerësoi disa dispozita, siç janë denoncimi jashtëm dhe i brendshëm, begatimin e teorive juridike në vend me këtë ligj dhe pritshmëria që praktika të dëshmoj pritjet nga ky ligj. Si çështje për të diskutuar ajo e apostrofoi dispozitën sipas të cilës denoncuesi nuk është i detyruar të dëshmoj qëllimin e mirë dhe vërtetësinë e denoncimit. Rajçiqeviç tha se në praktik janë ndesh me shumë denoncime qëllimkëqija dhe të rrejshme dhe se ligji në një far mënyrë do të trajtoj edhe këtë çështje.
Diskutimin e pasuroi edhe Zoran Fidanovski dhe Tomisllav Kezharovski, gazetarë me përvojë shumë vjeçare, të cilët morën pjesë në cilësinë e profesionit të tyre.
Fidanovski edhe pse tha fjalë të mira për ligjin, shprehi dyshim rreth zbatimit të ligjit dhe apeloi që të rriten shumat në pjesën e sanksionimit të kundërvajtjeve, me vlerësim se janë shumë të vogla.
Misha Popoviq i Institutit për demokraci u thirr në disa elemente të ligjit, mes të tjerash tha se nuk është i kënaqur rreth vendimit të llojit të paraqitjeve dhe se janë të janë të kushtëzuara, që denoncuesi e humb mbrojtjen nëse nuk e respekton procedurën ose, shkon në paraqitje të jashtme, gjegjësisht në mediume, a paraprakisht i ka kapërcyer denoncimin e brendshëm dhe të jashtëm.
MINISTRIA PËR PUNË DHE POLITIK SOCIALE ËSHTË E GATSHME
Institucion i vetëm i cili u lavdërua që i ka përgatitur aktet juridike për zbatimin e këtij ligji, të cilat janë për shqyrtim dhe nënshkrim tek ministri, është Ministra për Punë dhe Politik Sociale. Përgjegjëse e Sektorit Juridik Lena Niçevska shtoi se në sektorin publik dhe në institucione duhet të bëhet sistematizimi i ri për persona të cilët do jenë të ngarkuar për zbatimin e ligjit, nëse ka vështirësi financiare në rreth buxhetit, atëherë mund të kemi rezistencë, jo në vet institucionin por në organet e tjera të cilat janë të obliguara të japin pëlqim për hapjen e ndonjë vendi të ri të punës.
Përshtypjet nga diskutimi ishin që ligji është i mirë dhe mjet bashkëkohor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe se menjëherë duhet të nënvizohen të gjithë vërejtjet me qëllim që të përcaktohet periudha që të përmirësohen vështirësitë eventuale me ndryshime nëpërmjet amendamenteve.
Denoncuesit apo “fishkëllyesit”, që moti janë të njohur në botën demokratike si persona me integritet të lartë moral dhe demokracitë perëndimore, i mbrojnë nëpërmjet ligjit, a është i njohur “fishkëllyesi” më i madh i kohës së sotshme Edvard Snouden, këtu mund të shihni listën e zgjeruar të “fishkëllyesve” botërore. Si një prej denoncuesve më të njohur të vendit është edhe Simo Gruevski, i cili i pari e ka paraqitur aferën joligjore të Telekomit, si dhe Tomisllav Kezharovski, gazetar i cili në mënyrë publike shkruante për montime të policisë me dëshmitarë të rrejshëm gjatë zbulimit të vrasjeve. Të dy i paguan shtrenjtë këto veprime.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari