Ligj të ri për konfiskimin e pasurisë të fituar me krim nuk ka, madje nuk ka as informacione për miratimin e tij
LSDM në programin parazgjedhor dha premtim për modernizimin sipas shembullit të BE-së rreth konfiskimit të prasurisë së arritur nëpërmjet rrugës së krimit, deri më tani nuk është realizuar:
Sipas shembullit të vendeve të Bashkimit Evropian, do të miratojmë ligj efikas për konfiskimin e pasurisë së arritur nëpërmjet rrugës së krimit, përfshirë këtu edhe korrupsionin dhe krimin e organizuar, menjëherë pas vendimit përfundimtar të parë
[Burimi: LSDM – Plani për jetë në Maqedoni/programi parazgjedhor – data, 2016 ]
ARSYETIM:
Partia qeverisëse LSDM dhe koalicioni i saj në zgjedhjet e vitit 2016, premtoi se do të bëj një zgjidhje të re ligjore për marrjen/konfiskimin e pasurisë së siguruar me krimit. Ky premtim është vendosur në program në faqen 233 në pjesën “Drejtësia, siguria dhe kontrolli i qeverisë” dhe në kaptinën me titull: “Plani 180 – Reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re”. Kjo do të thotë se ligji është premtuar në gjashtë muajt e parë që nga marrja e qeverisë, gjegjësisht për periudhën qershor-dhjetor 2017, duke pasur parasysh se Qeveria e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017.
Ligji për të cilin flet LSDM në programin parazgjedhor ka emër zyrtare:
Ligji për menaxhim me pasurisë e konfiskuar, përfitimi i pronës dhe lëndët e mara në procedurë penale dhe kundërvajtje.
Për herë të parë ky Ligj është miratuar në vitin 2008, ndërsa ka hyrë në fuqi në vitin 2009, së bashku me Agjencinë e sapoformuar qeveritare për menaxhim me pasurinë e konfiskuar.
Ligji prej atëherë e deri më tani është ndryshuar ose plotësuar gjithsej 10 herë, me çka 9 ndryshime janë bërë me përfundimin e vitit 2015. LSDM me të vërtetë ka bërë ndryshime dhe plotësime të këtij Ligji në prill të vitit 2018, dhe ato janë të karakterit formal-ligjor dhe kanë të bëjnë me zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë për menaxhim me pasurinë e konfiskuar.
Por, ajo që është befasuese, është se ajo që është premtuar në programin parazgjedhor të LSDM-së, nuk gjendet fare në Programin për punën e Qeverisë për periudhën 2017-2020, aq më pak, në programet e ndara si ai për vitin 2018, ose në Planin 3-6-9.
Mbi të gjitha, legjislative evropiane dhe rregullat në BE vazhdimisht ndryshojnë dhe avancohen në të mirë të asaj që në mënyrë sa më efikase të konfiskohet prona e arrirë me krimit, me çka ndryshimet e fundit janë miratuar në janar të vitit 2018.
Për shkak të fakteve të lartpërmendura, këtë premtim parazgjedhor të LSDM-së e vlerësojmë si të parealizuar, as që është planifikuar të përmbushet.
BURIME:
- СДСМ – План за живот во Република Македонија/предизб.прог. – [Проверено на 26.10.2018]
- Влада на РМ – Програма за работа на Влада – [Проверено на 26.10.2018]
- Агенција за управување со одземен имот – Веб страна на Агенцијата – [Проверено на 26.10.2018]
- Европски парламент – Нови правила за замрзнување и конфискација на имот од криминал низ Европската унија – [Проверено на 26.10.2018]
Vlerësoi: Teo Bllazhevski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari