Lidija Nedellkova
Lidija Nedellkova, Kryetare e Gjykatës së Lartë në Republikën e Maqedonisë
JETA PRIVATE
Lidija Nedellkova ka lindur me 17 shkurt, 1961 në Shkup. Është nënë e një djali.
ARSIMIMI
Në Shkup ka përfunduar shkollimin e mesën dhe fillor në shkollën “Dimitar Mlladinov” (atëherë Braqa Ribar”) dhe në gjimnazin e njohur të Shkupit “Rade Jovçaveski – Korçagin”. Në rinin e saj dhe ditë si nxënëse, në mënyrë aktive është marr me sport, duke ushtruar hendboll.
Shkollimin e lart e ka kryer, duke diplomuar me sukses të shkëlqyer dhe me mesatare të lartë, në Fakultetin e Juridikut në Shkup në vitin 1983. E flet rrjedhshëm gjuhën angleze.
KARRIERA
Lidija Nedellkova është juriste e njohur, gjykatëse e mëhershme penale dhe ish kryetare e Gjykatës Penale, është kryetare aktual e Gjykatës së Lartë në Republikën e Maqedonisë.
Menjëherë pas mbarimit të shkollimit të saj, punësohet në gjykatë, aty ku ka 26 vjet stazh dhe eksperiencë pune.
Karrierën profesionale e ka filluar si bashkëpunëtore në Gjykatën Themelore Shkup 2. Në vitin 1996, nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është zgjedhur si gjykatëse e Gjyqit Themelore Shkup 2, ku ka ushtruar profesionin në lëndët penale.
Me themelimin e departamentit për krim të organizuar në suaza të Gjykatës Themelore Shkup 1, Lidija Nedellkova e vazhdon profesionin e vet në gjyqësor si gjykatëse penale, duke gjykuar lëndët dhe proceset gjyqësore më të rëndësishme, më të rënda dhe më të vlefshme në historinë e Republikës së Maqedonisë.
Gjykatëse e proceseve “të bujshme”
Si gjykatëse penale në departamentin e krimit të organizuar pranë Gjykatës Themelore Shkup 1, Lidija Nedellkova ka udhëhequr proceset dhe ka marr vendime në rastet “Pepel”, “Brodeci”, “Agim Krasniqi”, “Jaka Tabaka”, “Igrev”
Në korrik të vitit 2009, nga ana e Këshillit Gjyqësor Republikan është zgjedhur kryetare e Gjykatës Penale, gjegjësisht e Gjykatës Themelore Shkup 1, në krye të së cilit ka qëndruar 3 vite deri me 15 mars të vitit 2012, kur u zgjodh gjykatëse në Gjykatën e Lartë në Maqedoni.
Me 4 dhjetor të vitit 2012, unanimisht me 13 vota për, Këshilli Gjyqësor e zgjodhi për kryetare të Gjykatës së Lartë në Maqedoni, me çka bëhet gruaja e parë në krye te Gjykatës së Lartë në historinë e Maqedonisë.
Nga viti 2006, është ligjëruese e rregullt në Akademinë për gjykatës dhe prokuror, ndërsa ligjërimet e ligjeve të reja penale i mbanë në Akademinë Policore.
Bombat
Emri i Lidija Nedellkovës u lakua edhe në “bombat” nga ana e kolegeve të saja më të reja. Induksionet nga bisedat shkojnë në atë drejtim që, Nedellkova ka marr ryshfet si dhurata të arit nga kolegia, e cila më pas ka përparuar në karrierë duke përfituar nga ndikimi i Nedellkovës.
PSP nuk ka ngritur akuzë kundër Lidija Nedellkovës.
BURIME
TV Nova: NOVA zbulon: Cilat janë gjykatëset e bombës së fundit?
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari