Liderët partiak barazohen me personazhe historike?!

 

 

Shkruan: Zhaklina Cvetkovska

Po recenzojmë një tekst me titull „Fotografi e fuqishme e mësuesve Hristijan Mickoski dhe Goce Dellçev “. Fotografia e publikuar e liderit të opozitës, që qëndron pranë përmendores së Goce Dellçevit është bërë gjatë tubimit të VMRO-DPNE-së në Strumicë.

Shkas për këtë tekst është, siç shkruan, „fotografia e fuqishme“, e cila thekson rëndësinë historike të Dellçevit, por në të njëjtin kontekst është vënë edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe mesazhi i tij nga tubimi ku thotë se nuk do hynë në bisedime për Dellçevin dhe figurat e tjera historike nga Kryengritja e Ilindenit, sepse ato janë Maqedonia.

Në çfarë do konotacioni, qoftë edhe nga tubimi partiak ose nga një komunikatë partiake, është i papërshtatshëm barazimi i liderëve partiak me figurat historike, e sidomos jo me një figurë historike siç është Goce Dellçevi.

Me këtë barazim në vlerë që të dy quhen mësues, duke e lidhur këtë me profesionin e Dellçevit dhe me profesionin e Mickoskit si profesor universitar.

Në këtë rast është përdorur kontekst i ndryshëm historik dhe kohor dhe rol historik i ndryshëm i figurave të rëndësishme për të „lartësuar“ një lider partiak gjatë fushatës parazgjedhore. Këtu shfrytëzohet edhe momenti i mosharmonizimit të qëndrimeve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për konfliktin rreth përkatësisë kombëtare të Goce Dellçevit për të promovuar një qëndrim të partisë politike rreth kësaj çështjeje.

Kjo nuk është kontestuese gjatë një fushate parazgjedhore të një partie politike, e cila përcjell qëndrimet e saj dhe përcaktimet e  programit partiak dhe kuptohet përdor argumentet më të fuqishme për fitimin e mbështetjes nga votuesit. Ajo që është kontestuese është barazimi me figurat historike.

Papërshtatshmëria „shihet“ edhe nga biografitë e zhvendosura të Dellçevit dhe Mickoskit në shkrim, ku bëhet tentativë për të treguar vlera të njëjta historike.

Fotografia, sado që të jetë e bërë profesionalisht, dhe të jetë artistike dhe e fuqishme, që nuk është temë e diskutimit, në këtë rast pa dyshim është bërë për të pëfituar simpatitë dhe votat e votuesve.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Овој напис е изработен во рамките на Проектот за зголемување на отчетноста и одговорноста на политичарите и партиите пред граѓаните, Вистиномер, имплементиран од Метаморфозис. Написот e овозможен со поддршка на американската непрофитна фондација (NED - National Endowment for Democracy). Содржината на рецензијата е одговорност на авторот и не ги одразува ставовите на Метаморфозис и National Endowment for Democracy или нивните партнери.