Lider, por për çfarë, thashetheme çarshije?!

[Recension: Skandal DIPLOMATIK: E dashura e ministrit Dimitrov fyen Presidentin Trump!]

Teksti që po shqyrtojmë nuk ka asnjë lidhje me një artikull gazetaresk, por është vënë në funksion të një përballje politike dhe denigrim të Ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov .

Lidhje për artikullin origjinal: Skandal DIPLOMATIK: E dashura e ministrit Dimitrov fyen Presidentin Trump!

Data е publikimit: 21.05.2020

Data e recensimit: 22.05.2020

Recensente: Ana Anastasovska

Artikulli ka një titull bombastik ku thuhet se “e dashura e ministrit Dimitrov ka shkaktuar skandal diplomatik” duke pretenduar se ” fyen Presidentin amerikan Trump”.

Por kur hapni tekstin, do të shihni se është një thashethem klasik çarshije, jo gazetari.

Teksti transmeton statusin e gazetares Katarnina Sinadinovska të publikaur me 24 prilli, pra, një muaj më parë, përmes së cilës ajo kritikon Presidentin e SHBA-ve Donald Trump për deklaratën e tij që provokoi një seri reagimesh në publikun botëror, ku ai pretendon se duhet të injektohen dezinfektuesit kundër virusit Kovid-19.

Një botë në të cilën Presidenti i Shteteve të Bashkuara sugjeron injektim tëdezinfektuesve në verë ka probleme shumë më të mëdha se sa një pandemi me një virus – shkruan Sinadinovska, raporton teksti.

Edhe pse, realisht, nuk ka asgjë të diskutueshme për statusin e Sinadinovskës, dhe megjithëse statusi është gati një muaj i vjetër, artikulli shpërdoroi dhe manipuloi publikun me pretendimin që “e dashura e ministrit Dimitrov po shkakton një skandal dipolomatik, sepse ajo fyen publikisht Trump dhe Shtetet e Bashkuara, që janë partneri ynë strategjik”. .

Shkrimet e Sinadinovska mund të jenë një skandal diplomatik me vendin që është partneri ynë më i madh strategjik, duke pasur parasysh se tejkalojnë të gjitha normat etike në profesionin diplomatik, pasi partneri i saj është njeriu i parë në diplomacinë maqedonase.

Këtu kemi një përzierje të “lisave dhe fshisave”. Sinadonovska nuk shkaktoi skandal diplomatik, sepse nëse do të ishte kështu, do të kishte ndonjë reagim nga Ambasada e SHBA-ve deri më tani, dhe aq më pak postimi i saj në Twitter ka diçka të bëjë me marrëdhënien e saj me Dimitrov.

Se ideja e tekstit është vetëm për të përcjellë thashetheme çarshije mund të shihet në paragrafin e fundit, ku futet jeta private e gazetares, dhe përmenden njerëz të tjerë, përfshirë fëmijët e saj, gjë që nuk është korrekte.

Teksti në tërësi është jashtë standardeve të përcaktuara etike dhe profesionale . Para së gjithash, ai nuk përmban ndonjë lajm dhe për këtë shkak nuk mund të quhet artikull gazetarik. Gazetari ka si detyrë të informojë për gjëra në interes të publikut, gjë që nuk shihet në këtë përmbjatje. Për më tepër, teksti shpik një lloj skandali diplomatik dhe përmes manipulimeve dhe thashethemeve konfrontohet me kolegët. Pikërisht me një veprim të tillë, gazetari shkel nenin 16 të Kodit të Gazetarisë , ku saktësisht thuhet se:

Gazetari duhet të ruajë reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, duhet të inkurajojë solidaritetin e ndërsjellë dhe larminë e pikëpamjeve dhe nuk duhet të përdorë median për t’u marrë me individë, përfshirë kolegët e tij .

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Your email address will not be published.