Larja e parave: institucionet nuk kanë përkrahjen politike

Tharja e parave është e lehtë, ndërsa larja problematike! Foto: Images money/flicker

 

 

 Maqedonia ka institucione të mjaftueshme të cilat duhet të parandalojnë daljen masive të kapitalit jashtë vendit dhe kthimin e një pjese të tij nga destinacionet e dyshimta dhe nga”investitorë” jokredibil

 

Shkruan: Lubomir Kostovski

 

Miliona “Dokumente të Panamasë”, të cilët shkaktuan një skandal të madh për shkak të zbardhjes së informacioneve për fshehjen e të ardhurave në nivel botëror, që para pak kohësh u bënë publike nga Konsorciumit Ndërkombëtar i Gazetarëve. Ky Konsorcium fillimisht i zbuloi këto dokumente ndërsa tani janë në dispozicion në https://offshoreleaks.icij.org.

Dokumentet përmbajnë informacione për 214,488 offshore kompani të lidhura me persona në më shumë se 20 vende dhe territore. Të dhënat përmbajnë porosi, tabela financiare, leje udhëtimi dhe evidenca të korporatave dhe i zbulojnë pronarët e fshehur anonim të llogarive bankare dhe të kompanive në 21 offshore juridiksione nga Nevada, Singapori dhe Ishujt e Virgjëra Britanike. Deri tani afera “Dokumentet e Panamasë” rezultoi me dorëheqjen e kryeministrit të Islandës dhe një ministri spanjoll.

 

 “SI QËNDROJMË” NË PANAMA?

Numri i Maqedonasve të cilët janë të përshirë në këtë listë, sipas informacioneve janë  dy kompani, dy aksionarë dhe dy persona, praktikisht gjashtë emra në tre kategori të “përfshirjes”. Indikativë është se menjëherë thuajse të gjithë institucionet vendore e shpallën veten si jo kompetent që të nisin hetuesi nga ajo që vinë si informacion nga Panama!

DHP nuk ka kompetenca të zhvilloj hetuesi. Nëse zhvillohet pa marr parasysh çfarë procedura hetimore, Drejtoria për të Hyra Publike duhet të bashkëpunoj me organet kompetente rreth sigurimit të materialeve dhe informatave sipas detyrës zyrtare, thonë nga Drejtoria për të Hyra Publike. Banka popullore, që në ditët që lamë pas, është më e thirrur, ende nuk kanë dhënë asnjë koment konkret, gjë që hasi në kritika të ashpra nga zëvendës ministri i Financave, Kire Naumov.

 Guvernatori Bogov nuk tha asnjë fjalë nëse në periudhën në të cilën po e kryen funksionin ka dalje të mjeteve në drejtim të offshore llogarive në Panama. Asnjë fjalë nuk tha që në bashkëpunim me institucionet tjera kompetente kanë ngritur procedurë për hetimin e transaksioneve të dyfishta ndaj offshore llogarive të huaja. Në vend të saj, Bogov deklaroi: “Banka Popullore në vitet e kaluara ka marr disa masa, nuk mundemi më shumë, por mundemi diçka të bëjmë. Analistët vendor sugjerojnë që pikërisht Drejtoria për të Hyra Publike, Banka Popullore dhe Banka Komerciale, janë institucione nga ku mund të kontrollohet nëse kompanitë maqedonase dhe shtetasit kanë llogari në offshore destinacionet”.

A kemi krizë institucionale në luftën kundër larjes së parave: Si mundet që topi të hidhet nga një institucion në tjetrin, ndërsa realisht hetuesi zyrtare nuk kemi! Si vijnë paratë nga llogaritë e Panamasë dhe pse bëhet kjo? A është i saktë konstatimi se paratë e offshoe llogarive nuk janë në formë të paligjshme?! A vlen parimi që nëse dikush paguan tatim në vend është i liruar nga çfarëdo dyshimi të mëtejshëm?

 

RREGULLAT E LOJËS JANË TË QARTA

Ish udhëheqësja i mëparshëm i Drejtorisë për larjen e parave dhe parandalimin e terrorizmit, e cila sot është në Drejtorinë për kundërzbulim financiar- Vane Cvetanov për Vërtetmatësin rikujtoi se në kohën e tij në mënyrë publike në ueb faqen e Drejtorisë i ka pas të theksuara të gjithë rregullat e veprimit të atyre të cilët janë të lidhur me pagesa financiare ndaj dhe nga jashtë dhe në mënyrë publike është bërë me dije çka është e lejuar dhe çka jo.

KAPITALI QË DEL NGA VENDI

Edhe pse të gjithë kompetentët e hedhin topin pas pyetjes për kontroll të rrjedhjes së kapitalit dhe me vite nuk kemi asnjë gjykim spektakular për këtë çështje, në mënyrë zyrtare nga viti 2004 deri në vitin 2013, ose gjithsej për 9 vite në Maqedoni kanë rrjedhur jashtë vendit mbi 5 miliard dollar “para të zeza”, të fituara me veprime kriminele, korruptime dhe fshehje të tatimeve, tregon hulumtimi i “Global Finacial Integrity“.
 Nëse analizohen të dhënat shihet se shuma më e madhe e parave janë gëlltitur në zgjedhjet e vitit 2008 dhe 2013 ose afërisht 2 miliard euro.
 Me rrjedhë mesatare nga 516 milion dollar të parave jo legale, Maqedonia u gjind në vendin e 88 në rang listën e GFI-së.
 Nga vendet e rajonit Serbia është në vendin e 35 me dalje prej 4 miliard dollar në mesatare vjetore, ndërsa Kroacia është në vendin e 40 (3,5 miliard dollar në nivel vjetor), ndërsa në vendin e 105 është Mali i Zi me 257 milion në nivel vjetor, ndërsa Shqipëria është në vendin e 118 me 123 milion dollar në vit.
 Bëhet fjalë për një hulumtim i cili bëhet në bazë të të dhënave të grumbulluara për këmbim ndërkombëtar dhe bilancin e pagesave, të cilat i komunikon Fondi Ndërkombëtar Monetar, sipas vlerësimit të parave të vjedhura nëpërmjet krimit, korrupsionet dhe mënyrave tjera të evazionit tatimor.

Cvetanovi së pari shton se edhe sot e këtë ditë, për dallim nga banalizimi i qëllimshëm i kësaj çështje, është rëndë për një qytetarë të rëndomtë por edhe për kompanitë, të bëjnë qarkullim të paguar jashtë shtetit, a posaçërisht kur bëhet fjalë për transaksione të cilat përfundojnë në Panama!

Bëhet fjalë për transaksione me shkallë të lartë të rrezikshmërisë. Paratë të cilat arrijnë ose shkojnë në Panama janë mjete të cilat kërkojnë seleksionim dhe observacione më rigoroze, ngase Panama është vend i cili bartë rrezikun e larjes së parave. Maqedonia ka shkallë të ulët të tatimit nga 10 % dhe është vend i favorshëm për të pasurit, ngase ka tatim të niveluar. Më e logjikshme është në Panama të ik kapitali i ndonjë njeriu të pasur nga vendet ku nuk ka tatim të ulët dhe ku të pasurit duhet të paguajnë më shumë, diku dhe deri 70 % nga të ardhurat shkojnë në tatime – thotë Cvetanovi për Vërtetmatësin.

 

PRONË E FITUAR ME KRIM

Pasi e përjashton tatimin si motiv për rrjedhjen e kapitalit nga vendi dhe plasim në offshore zonat, Cvetanovi përmend edhe motive tjera.

 Nevoja që paratë të dërgohen në llogaritë në Panama janë paratë e fituara nga marrëveshjet kriminele, kështu që kërkohen këto destinacione ku nuk pyetet prejardhja e tyre dhe atje ata fitojnë legjitimitet. Paratë mund të vinë edhe nga krimi klasik (reket, prostitucion, tregti me njerëz, drogë), por ka edhe mashtrime ose para të fituara nga korrupsioni.

Interesi i Vërtetmatësit ishte që të zbulojë çfarë tregojnë përvojat nga hetuesitë nga hulumtimet për prejardhjen e parave në destinacione të tilla. Si shkon procesi i hapjes së offshoreve  siç është ky i Panamasë?

Kjo ndodh në disa faza, thotë Cvetanov. Fillimisht realizohet kontakti në mënyrë të drejtpërdrejtë ose në ndonjë formë tjetër. Zakonisht kompanitë e avokatëve rekomandojnë disa hapa të një pas njëshëm.

 Së pari bëhet transferimi i parave në një llogari të bankave lokale pastaj bëhet pastrimi i parave në disa faza. Zakonisht dhe fillimisht është formimi i ndonjë sipërmarrje të re të cilën e udhëheq ndonjë avokat lokal (kompani me të cilat kontaktohet) dhe ky është moment me rëndësi për të cilin duhet të ekzistoj shkallë e lartë e besueshmërisë. Ai është moment kur çdo gjë i lehet “besimit në fjalë”. Paratë lehen në duar të kompanisë për të cilën paraprakisht nuk është ditur se ekziston dhe ku duhet të mbarojnë gjurmët eventuale ndaj pronarit të kapitalit nga ana e vendit të tij. Nga ajo kompani më pas bëhen edhe dy transaksione në kompani tjera, që të pamundësohet përcjellja e “qarkullimit”, pra të humben gjurmët – konstaton Cvetanov.

Ky bashkëbisedues thotë se nëse konstatohet, të themi, që në Maqedoni hyrje e kapitalit nga kompani Panameze, me siguri do të tregohet emri ose emrat të pronarit të fundit të kapitalit dhe kjo në të shumtën e rasteve është pronar absolutisht anonim dhe dikush i cili huazon emrin ose kompaninë. Vlera e cila merret për këtë shërbim është e vogël, e njëmijta pjesë e përqindjes nga shuma e përgjithshme. Hetimi, i cili eventualisht do të ndërmerret maksimalisht arrijnë deri në nivelin e dytë  (shikuar prej nga fundi), dhe nuk ka gjasa pushteti lokal të mundësoj të gjurmojnë në fillimet e transaksioneve, për shkak se mungojnë të paktën dy veprime paraprake, me ç’rast, del që kanë qenë “bujar” dhe që kanë dhënë shënimet e duhura (ishin bashkëpunues)! Me çka praktikisht nuk mund të shihet kapitali i kujt lahet, para së gjithash, ai që do të ishte në shënjestër të hetuesisë, kompani e vendit ose qytetar i vendit, sqaron Cvetanov.

 

 SQARIMI I PROKURORISË

Në tetor të vitit 2002 u formua së pari njësia për luftë kundër krimit të organizuar, ndërsa në vitin 2008 dhe prokuroria e posaçme. Në fillim si shtet nuk ishim të etabluar dhe të gjithë kërkesat tona në atë kohë ishin pa përgjigje dhe pa rezultate. Por, me kalimin e kohës në mënyrë drastike ndryshoi qasja ndaj nesh, dhe tani marrim shumë shpejtë informacione. Çdo herë kur kemi dyshime se bëhet fjalë për larjen e parave pos veprës bazike penale, nëpërmjet Drejtorisë për Kundërzbulim Financiar shumë shpejtë i marrim edhe të dhënat për personat për të cilët ka interes, së pari a kanë llogari në shtetet tjera, pastaj a kanë para të cilat nga shtete tjera hynë në llogaritë në vend, pastaj kërkojnë ndihmë juridike ndërkombëtare, deri te ngrirja e përkohshme e parave në bankat e huaja dhe anasjelltas. Deri tek ne arrijnë kërkesa për ngrirjen e përkohshme të llogarive nga jashtë, ata ndihmojmë nëpërmjet gjykatës kompetente me kërkesën tonë – thotë prokurorja Villma Ruskovska. (nga minuta e 6 dhe më tej)

LARJA E PARAVE SIPAS LIGJIT

Gazetën zyrtare 130-2014 mund të shihet i gjithë Ligji për parandalimin e larjes së parave dhe terrorizmit financiar. Sipas këtij ligji çdo pagesë mbi 1.000 euro çdo organizatë financiare e ka për obligim të siguroj të dhëna për subjektin i cili e bënë shërbimin (neni 13). Organizatat e këmbimit duhet të kushtojnë më shumë vëmendje ndaj çdo kujt i cili bën këmbim mbi 500 euro (neni 20).
Dënimet janë të larta – për udhëheqësin e organizatës financiare i cili bën kundërvajtje të kësaj fushe dënohet prej 80 deri në 100 mijë euro ndërsa mos identifikimi i identitetit dënohet me 5 deri në 10 mijë euro.

 

Në opinion në debatet e figurave të njohur, para se gjithash, biznesmen dhe anëtar të odave ekonomike, aludohej në relativizmin e arsyetimit të ekzistimit të një kapitali të kompanive maqedonase ose individëve në offshore zonat. Çka mendojnë për këtë kompetentët?

A është legale është një çështje, a është morale është çështje tjetër dhe e treta a paguhen tatime në Republikën e Maqedonisë. Vetë akti ekzistimit, hapjes së offshore kompanive nuk është e ndaluar, kjo ndodh në të gjithë botën, por ne duhet t’i shfrytëzojmë të gjithë mekanizmat për të demotivuar që paratë të dalin nga Republike e Maqedonisë. Të paktën ai që dëshiron që t’i transferoj këto para në një offshore kompani të paguaj tatime të mjaftueshme në Republikën e Maqedonisë në mënyrë që të jetë i plotësuar kriteri i sjelljes solidare ndaj shtetit. Në këtë kontekst është edhe interesi i gazetarëve, do të thosha edhe i prokurorisë dhe  kuptohet edhe i shërbimeve të cilat merren me larjen e parave, dhe interes i parë i tyre është që të shihen a janë paguar tatimet ndaj shtetit para transaksioneve të tilla të parave në parajsat tatimore – thotë  Pavlle Gacov, kryetar i Shoqatës së këshilltarëve tatimor. (Nga minuta 4;24 deri në minutën 5: 30)

 

 PAGESA E TATIMIT

Cili është raporti i larjes së parave- pagesës së tatimit? Pagesa e tatimeve a do të thotë “para të pastra”, gjegjësisht “mos pagesa e tatimeve” do të thotë “para të pista”?

Nuk është larje parash vetëm në segmentin tatimor. Të themi, nëse keni mundësi të ndikoni në ndonjë furnizim publik, dhe gjithçka të jetë në rregull ju nuk e keni plotësuar dimensionin moral! Ne, nëse një personi i llogaritim paraqitjen e mjeteve në llogarinë përfundimtare dhe nëse e krahasojmë me pasurinë që e posedon, duhet 70 % e pronës t’i merret, nëse dëshmohet se nuk ka prova që vlera e pronës është më e madhe se ajo e fituar! Një kohë, hamendeshin si të fillojnë me këtë, ndërsa më pas u ndalua sikur të mos kishte qenë fare. Republika e Maqedonisë ka tatime të ulëta, nuk dua të them që i ka më të ulëta ngase në botë ka tatime edhe më të ulëta prandaj motivet që paranë shkojnë atje janë tjera dhe nuk janë rastësi – thotë Gacov.

Ai alarmon që posaçërisht janë të dyshuar shërbimet të cilat mund të fryhen dhe formalisht duket se është gjithçka në rregull, dhe këtu realisht fillon larja e parave. “Shërbimet nuk janë diçka që nuk preken dhe sipas rregullave mu këtu kemi dhe transaksione të dyshimta”- konstaton Gacov.

Për Vane Cvetanov, megjithatë, nëse disa shërbime të fryra ose nëpërmjet korrupsionit politik marrin para dhe paguhen tatimet, pastaj kjo trajtohet si “punë e kryer”, që do të thotë marrëveshje nuk duket e dyshimtë, por atij personi praktikisht i kemi ndihmuar të bëjë larjen e parave të dyshimta. Edhe atë në vendin tonë!

 Vështirë është ndjekja e larjes së parave. (Thuhet në emisionin televiziv në rastin “Arsenal”). Parat dalin nga MNO dhe shkojnë tek realizuesi i cili ka më shumë kompani dhe llogari jashtë vendit dhe ata para dalin nga vendi në mënyrë legale – sqaron prokurorja Ruskovska.

Punët fillestare janë në duart e Drejtorisë të së Hyrave Publike. Ajo me kontakt të drejtpërdrejtë i kontrollon librat, i ndjek rrjedhojën e parave, pastaj ndjek kush ka paguar tatim, nëse ka bërë kërkesë apo i ka ikur asaj – vlerëson Gacov. – Në drejtorinë tonë për Kundërzbulim Financiar dihen vendet e rrezikshme. DHP duhet të informoj, nëse ka krim të dukshëm lajmërohet edhe prokuroria, e cila duhet të ndërmarr aksione konkrete. Megjithatë fillestare dhe kyçe është roli i Drejtorisë për të Hyra Publike. Ai është organ i cili përkujdeset për grumbullimin e tatimeve dhe në këtë kontekst është me rëndësi që të reagohet nga ata. Pastaj, tek ne nuk është shumë me rëndësi rrjedha e mjeteve, gjithsesi këto para tek ne hynë dhe grumbullohen pa problem. Nëse paratë ikin dhe humbet gjurma e tyre ndërsa tatimi nuk është paguar, ata për ne janë gjithmonë të humbura apo do të kthehen si para të pastra. Bankat gjithashtu kanë detyrime të qarta dhe të gjitha kanë formuar njësi të posaçme të cilat merren me këtë çështje.

 Përndryshe, pushteti edhe atë ky i tanishmi, sipas Cvetanovit, e ka eliminuar atë që politikanët duhet të jenë në përkujdesje të posaçme nga bankat sipas deklaratave për  ndjeshmërisë politike! Sipas tij, kur kjo masë është ndërmarrë së pari ka pas reagime nga kreu i Ministrisë për Financa! Sot kjo masë më nuk është në fuqi.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.