Lajmi i vjetër pesë vjet është plasuar si i ri

[Recension: TMERR: Një shtipjan u përpoq ta përdhunonte priftin!!!]

Titulli sensacionalist: “TMERR: Një shtipjan u përpoq ta përdhunonte priftin!!!”, padyshim e tërheq vëmendjen, e në këtë rast kjo ka ndodhur me 1.680 persona që e kanë lexuar lajmin në portalin “Dokaz” më 28 shkurt të këtij viti. Problemi kryesor është se lajmi është i vjetër pesë vjet.

Linku deri te artikulli origjinal: TMERR: Një shtipjan u përpoq ta përdhunonte priftin!!!

Data dhe koha e publikimit: 28 shkurt 2020

Data e recensionit: 1 mars 2020

Recenzues: Mirosllava Burns

 

Duke kërkuar në përmbledhësin e lajmeve Time.mk, zbulohet se lajmi është publikuar në “TV  Star” më 25 mars të vitit 2015, e më pas është marrë nga media të shumta. Por, në këtë rast, është marrë vendimi që teksti të ripublikohet, pa ndonjë nevojë, shkak, arsye serioze, pa e theksuar në mënyrë të qartë dhe precize se lajmi është i vjetër pesë vjet.  Në këtë publikim është bërë vetëm përpjekje për ta justifikuar veprimin joserioz përmes fjalisë hyrëse:“Retro për priftin, sepse është qesharake”.

Nuk është e qartë se çfarë është qesharake, pse ky informacion i vjetër pesë vjet meritonte hapësirë në portal në vitin 2020?!

Sensacionalizmi dhe lufta e paskrupullt për klikime, pavarësisht nga cilësia e përmbajtjes, krijon konfuzion midis lexuesve, gjegjësisht i manipulon ata se ngjarja sapo ka ndodhur. Vështirë se dikush do të mundohej ta kontrollonte datën e publikimit të informacionit. Autori që e ripublikon lajmin, nuk informon me saktësi lexuesit se bëhet fjalë për një buletin të vjetër policor, nuk e plotëson lajmin me risitë që do të ishin arsyeja e vetme logjike që ai të botohet, por në një mënyrë që sugjeron se bëhet fjalë për një raport tipik gazetaresk, shkruan se “dje”, shtipjani tridhjetë dhe një vjeçar në lagjen Senjak u përpoq të dhunonte një prift. Kjo jep një perceptim të rremë se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, gjë që nuk është e vërtetë.

Që është edhe më keq, në tekst përmendet raportimi i “TV Star”, e cila me të vërtetë ka raportuar për ngjarjen, por shumë kohë më parë.

Veprimtari kryesore e gazetarisë dhe e zhanreve informative nuk është të ripublikojnë lajme të vjetrea pesë vjet, por të prodhojnë informacione të reja, aktuale, që u sjellin dobi qytetarëve.  Tërheqja e këtillë e publikut në një luftë sensacionale për klikime është veprim i papërgjegjshëm dhe plotësisht joprofesional.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Your email address will not be published.