Lajm me koment tendencioz që dezinformon

 

Shkruan: Ubavka Janevska

Po recenzojmë një tekst me titull „Fijasko dhe debakli i Filipçes dhe i komisionit të tij nuk ka fund, sot 8 të vdekur, 163 të infektuar“, i publikuar në portalin Republika në 8 korrik.

Në tekst janë ngatërruar lajmi dhe komentet, përcillen dhe në të njëjtën kohë edhe komentohen vetëm të dhënat statistikore nga raporti ditor i Ministrisë së shëndetësisë dhe Institutit të shëndetit publik, për rastet e reja të të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi në vend nga 8 korriku këtë vit, por jo edhe të dhënat për numrin e të shëruarve që është për 67 më i madh se numri i rasteve të reja.

Teksti e dezinformon publikun sepse nuk e përmban palën e dytë ose të dhënat statistikore zyrtare të publikuara në raportin e fundit javor të Institutit të shëndetit publik për gjendjen me COVID-19 dhe nuk i merr në konsideratë deklaratat e drejtoreshës së përfaqësisë së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vendin tonë, Xhihan Tavilla të dhëna për RTMV dhe për Agjencinë informative kombëtare MIA.

Në raportin e fundit javor të Institutit të shëndetit publik, që përmban të dhëna konkrete për periudhën nga 29 qershori deri në 5 korrik të vitit 2020, është konstatuar një rënie e numrit të rasteve të reja dhe të të vdekurve, si dhe një rritje e numrit të të shëruarve, krahasuar me javën paraprake.

Janë kryer gjithsej 8.422 testime dhe janë regjistruar 917 raste pozitive me COVID 19, që është për 186 raste më pak se javën që shkoi. Në tre javët e fundit numri i të sëmurëve gjatë një jave po shënon një rënie, si dhe përqindja e rasteve pozitive nga testimet. Në periudhën nga 29 qershori deri më 5 korrik kjo përqindje ka qenë 10.9%, shkruan në raportin e fundit të ISHP-së.

Autori i panjohur, gjithashtu nuk i përcjell as konstatimet e drejtoreshës së përfaqësisë së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vendin tonë, Xhihan Tavilla,  ku ajo përveç që thekson se qasja ndaj koronavirusit nuk bazohet tek kontrollimi, sepse virusi përhapet nga një njeri tek tjetri dhe në vendet ku ka lëvizje të popullatës është e vështirë të kontrollohet përhapja e tij, gjithashtu konfirmon se Maqedonia e Veriut është në mesin e vendeve më transparente  në informimin për numrat dhe statistikat për COVID-19:

Deklarata se Maqedonia e Veriut ka një shkallë më të lartë të vdekshmërisë në rajon, me të vërtetë nuk është një deklaratë e vërtetë.  E di që Maqedonia e Veriut është në mesin e vendeve të cilat janë më transparente në publikimin e të dhënave dhe statistikave në rrafsh kombëtar. Kjo kontribuon në regjistrimin dhe raportimin e çdo rasti të vdekjes si pasojë e COVID – 19. Unë e di që Maqedonia e Veriut bën edhe test post-mortem për personat tek të cilët duhet të vërtetohet shkaku i vdekjes, kur nuk është i qartë, tha Tavilla.

Gazetari duhet t’i respektojë ligjet e vendit dhe nuk do publikojë ose fshehë asgjë që është në kundërshtim me interesin publik, ndërsa mënyra e informimit në të shumtën e rasteve, e në mesin e tyre edhe sëmundjet, duhet të jetë e liruar nga senzacionalizmi, shkruan në nenin 5 dhe 8 të Коdit etik të gazetarëve.

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.