Ky material nuk ka pasur për qëllim të informojë objektivisht
[Recension: Kthim urgjent i opozitës në Kuvend dhe ndërprerje e publikimit të bisedave telefonike]
Në tekstin që e recensojmë është plasuar një dezinformatë se eurodeputetët, gjoja, kanë kërkuar “Kthim urgjent i opozitës në Kuvend dhe ndërprerje e publikimit të bisedave telefonike”, dhe poenta e njëjtë është përdorur edhe në titullin spinues. Në këtë mënyrë opinioni informohet gabimisht për qëndrimin e Brukselit për takimin e parë ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, të organizuar në ndërtesën e Parlamentit Evropian (30 mars 2015). Siç raportuan mediat, në takim është arritur marrëveshje që asnjëra palë të mos japë deklarata zyrtare, e detaje nuk janë dhënë as një komunikatën e dërguar nga zyra e eurodeputetëve Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit.
Linku deri te artikulli origjinal: Kthim urgjent i opozitës në Kuvend dhe ndërprerje e publikimit të bisedave telefonike
Data dhe koha e publikimit: 30.03.2015, 18:34
Data e recensionit: 1.04.2015
Recensues: Оlivera Vojnovska
RAPORT I DËSHTUAR
Bëhet fjalë për artikull, i cili me gjasë, tërësisht është marrë nga një medie tjetër (së bashku me konstruksionin e titullit), ku është publikuar një orë e gjysmë më parë (16:55). Po atë ditë, material identik është plasuar në disa ueb-faqe. Mirëpo, edhe teksti i publikuar në këtë portal nuk është origjinal. Artikullin burimor e ka publikuar agjencia informative shtetërore në orën 15:54, vetëm se me titull tjetër – i cili është korrekt.
Në fakt, raport për përpjekjen e parë për dialog ndërmjet përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së, me ndërmjetësimin e tre eurodeputetëve, është prishur me një paragraf:
“Informatat jozyrtare nga dy takimet thonë se qëndrimi i eurodeputetëve është kthimi urgjent i socialdemokratëve maqedonas në Kuvendin e Maqedonisë dhe ndërprerja e publikimit të bisedave telefonike që janë marrë në mënyrë joligjore, për të cilën gjë do të pasojë rasti gjyqësor “Puç”-i, ku do të dëshmohet autenticiteti i tyre.”
Kjo pjesë me qëllim është futur që të krijohet atmosferë se Brukseli e konsideron opozitën fajtore për krizën politike. Përveç asaj që duket qesharake ajo që artikulli ofron “informata jozyrtare” vetëm për porositë e diplomatëve evropianë për opozitën!
“Informatat e këtilla jozyrtare”, LSDM-ja i demoantoi, dhe në reagimin e tyre thuhet se:
“Portali i Nikolla Gruevski, “Kurir”, e mashtron opinionin me informata që nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me ngjarjet dhe bisedat në Bruskel.”
Poashtu, edhe në raportin e korrespodentit nga Brukseli në këtë videoportal thuhet se sipas njohurive të tyre “treshja evropiane nuk ka kërkuar nga LSDM-ja që ta ndërpresë publikimin e “bombave”, e as që ka pasur kërkesë për kthimin e partisë opozitare në Kuvend”.
Mirëpo, është e qartë se ky material nuk ka pasur për qëllim të informojë objektivisht. Edhe pse ka filluar mirë, megjithatë, se shpejti e vërteta është humbur. Në këtë mënyrë është fituar tekst “i sakatosur” me qëllim, i cili opinionit i servohet si manipulim klasik.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari