Kush fshihet dhe kush kërkon duele televizive në Republikën e Maqedonisë (1990-2016)

Gruevski përball Zaevit - TV duelin që asnjëherë nuk do ta shohim për shkak të Gruevskit. Foto: YouTube, 2015

Прв македонски политичар кој одби ТВ дебата беше Киро Глигоров на претседателките избори во 1994 година со изјавата дека „полтиката за него не е театар“. Никола Груевски, премиерот со најдолг стаж во историјата на Република Македонија, јавноста не ја есапи за достојна за да ѝ се претстави на телевизија

 

Politikani i parë maqedonas i cili kundërshtoi një duel televiziv ishte Kiro Gligorov në zgjedhjet presidenciale në vitin 1994 me deklaratat se “politika për të nuk është teatër”. Nikolla Gruevski, kryeministri me stazh më të gjatë në historinë e Republikës së Maqedonisë, nuk e konsideron si opsion të denjë që të prezantohet në televizion

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Dy ditë para heshtjes zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara me 11 dhjetor, mundësitë janë minimale që opinioni maqedonas të jetë dëshmitar i një dueli televiziv mes dy pretendentëve kryesor për në qeveri, liderin e VMRO DPMNE-së dhe liderin e LSDM-së.

Arsyeja për atë është e thjeshtë. Lideri i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski, kundërshton që të ballafaqohet në debate televizive me kundërshtarët e tij dhe kjo po ndodh që para se të marr qeverinë në vitin 2006. Edhe pse është paraqitur në emisione debatuese në grup ose në intervista, në atë vit zgjedhor, 2006, nuk kishte duel të drejtpërdrejtë me liderin e atëhershëm të LSDM-së dhe kryeministrin Vllado Buçkovski edhe pse Buçkovski e ftonte në duel.

Me këtë edhe u rrënua tradita e vendosur në vitet e nëntëdhjeta dhe fillimin e shekullit 21 në hapësirën demokratike dhe publike në vend, ajo e ballafaqimit të kandidatëve përpara zgjedhjeve, gjë që pa përjashtim ka vlerë të rëndësishme për demokracitë themelore në botën bashkëkohore.

 

GRUEVSKI KA FRIKË NGA PËRBALLJA

Zhaneta Trajkovska, drejtoresh e shkollës së lartë për gazetari nga Shkupi, duke folur për këtë temë në televizionin Telma, deklaroi se një prej tri arsyeve për një ikje të tillë nga duelet, është edhe frika.

Duke mos qenë i përgatitur për ballafaqim me kundërshtarin, gjithashtu pamundësia që haptazi dhe publikisht të mbrojë politikat të cilat i përfaqëson dhe e treta është mungesa e guximit – thotë Trajkovska (rreth minutës së 4 të videos).

Radica Todorovska, politikologe, e cila po ashtu fliste në emision, thotë se nuk mund të presim që Maqedonia të ndjek standardet evropian. Ajo me argumente u përgjigj në pyetje të drejtpërdrejta se gënjeshtra dhe blofet “kapen” nga opinioni gjatë TV dueleve, që paraqet një prej shkaqeve se përse Gruevski ju ik përballjeve televizive.

Absolutisht lexohet. Lexohet sepse lufta e argumenteve të zhvesh në tërësi. Veçanërisht te ai opinion i cili është kritik, këtu nuk ka vend për diçka tjetër. Opinioni kritik din të vlerësoj. Kur do të ju zhvesh në TV duel, kur debatohet për ato fakte, këtu nuk ka më mbrojtje…debati do të zhvesh çdo fytyrë të secilit politikan, pa marr parasysh se sa është i përgatitur që të dal në skenë” – thotë Todorovska (rreth minutës së 28 nga videoja).

Prej këtu, është më se e qartë se Gruevski ka “milion” arsye që të mos paraqitet në debate, edhe pse mbetet e paqartë se përse atë nuk e ka bë dhe iu ka ik dueleve që kur ka qenë “kryeministër taze” në funksionin e vet, të themi, diku deri para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vitin 2008?!

 

TË FUNDIT, DEBATET PËR ZGJEDHJET PRESIDENCIALE 

Përballjet e fundit televizive në të cilat opinioni në Maqedoni mundej që të sheh dhe të krahasojë argumentet dhe faktet, ishin për zgjedhjet presidenciale në tre cikle zgjedhore.

Në vitin 2014 opinioni ishte dëshmitar i përballjes televizive mes presidentit të atëhershëm, tani më i mbështetur nga koalicioni i VMRO DPMNE-së, Gjorgje Ivanov dhe kandidati i opozitës së LSDM-së, Stevo Pendarovski, bartës i tanishëm në listën zgjedhore në njësinë zgjedhore numër 1.

Debati u mbajt në organizimin e shërbimit publik, Radio Televizioni  i Maqedonisë me 05.04.2014. E para është se nuk ishte duel televiziv i drejtpërdrejtë i dy kundërshtarëve, por në të morën pjesë edhe dy kandidat të tjerë presidencial të cilët ranë që në rrethin e parë, dhe ata ishin Zoran Popovski, kandidat i GROM-it dhe Iljaz Halimi, i propozuar nga PDSH-ja.

Pas këtij debati, menjëherë, pas shembullit të demokracive perëndimore, Instituti “Pavell Shatev” bëri anketë, në opinion i njohur si institut pro qeveritar për atë se kush do të zgjidhje për president. Para rrethit të dytë kishte tentativa edhe për një përballjet të dy kandidatëve, por nuk erdhi deri tek ajo. Ishte interesante se para thirrjes nga RTVM, ideja për përballje televizive tërë kohën e shtynte Institutin Demokrat Nacional nga Uashingtoni, që të tentojë t’i ballafaqojë kandidatët në televizione private, por nuk patën sukses, ndërsa Ivanov mezi pranoji në momentin e fundit në shërbimin publik.

Përballja të mëparshme televizive kishte në vitin 2009, mes kandidatit për president Gjorgje Ivanov, po ashtu, i mbështetur nga VMRO DPMNE dhe kandidatin e mbështetur nga LSDM-ja, Ljubomir Fërçkoski.

Kjo përballje televizive u bë karakteristike për shkak të gjuhës së lirë dhe ofenduese të përdorur mes dy kandidatëve, ndërsa temat kryesore ishin “pyetjet e mëdha” – për emrin, hyrjen në NATO dhe integrimet evropiane. Edhe këtu, para rrethit të parë nuk kishte përballje të drejtpërdrejtë, por edhe me kandidatë e tjerë të cilët dolën në zgjedhje, ndërsa surprizë ishte rezultati të cilin e morri kandidati për president Imer Selamani, i cili  fitoi 150 mijë vota në rrethin e parë.

As në këto zgjedhje nuk kishte përballje të dytë, para rrethit të parë, edhe pse atëherë debat provoj që të organizojë televizioni më i shikuar kombëtar A1.

Кедев и Црвенковски во 2004 г. на А1 Тв
Кедев и Црвенковски во 2004 г. на А1 Тв

Përballja e fundit presidenciale ne televizion para këtyre, ishte në vitin 2004, kur u mbajt dueli televiziv mes kandidatit për president Barnko Cërvenkovski, atëherë kryeministër i qeverisë së LSDM-së dhe kandidati i VMRO DPMNE-së kardiologu i njohur Sashko Kedev.

Edhe ky duel u mbajt atëherë në televizionin më të shikuar privat në nivel kombëtar A1. Dr. Kedev, edhe pse atëherë si politikan i papërvojë, u përball me Cervenkovsin, i cili kishte me përvojë të madhe në politik dhe frazeologji gjë që është karakteristike për një politikan shumëvjeçar. Zgjedhjet, për të cilat pas mbajtjes së tyre kishte spekulime në opinion se me qëllim nuk janë dorëzuar, sepse nuk kishte census, ndërsa Gruevski tashmë ishte lider i partisë VMRO DPMNE thirri në dalje në mas të votuesve rreth orës 17, përfunduan me humbje të Dr Kedev.

vitin 1999 u mbajtën zgjedhjet për president në të cilin kishte edhe prej të “rëndësishmëve” siç janë Stojan Andov, Vasill Tupurkovski dhe Tito Petkovski, i mbështetur nga LSDM. Përsëri, në rrethin e dytë hynë Tito Petkovski dhe kandidati i VMRO DPMNE-së Boris Trajkovski, me diferencë të të parit me mbi 60 mijë vota. Në rrethin e dytë, i cili u bë i njohur për shkak të shumë parregullsive, mbushja e kutive veçanërisht te trupi votues shqiptar, fitoi Trajkovski. Duele televizive kishte edhe në rrethin e parë të zgjedhjeve edhe në rrethin e dytë!

 

DUELET LEGJENDARE TË GRUEVSKIT DHE CËRVENKOVSKIT 

Në çdo rast Maqedonia mbetet pa përballje te kandidatët për kryeministër ose kandidatët për funksionin më të fuqishëm në shtet pas vitit 2002. Atëherë u mbajt dueli i fundit televiziv  mes shefit të atëhershëm të LSDM-së Branko Cërvenkovskit, dhe dhe atëherë në opozitë dhe shef i VMRO DPMNE-së Ljubço Georgievskit. Cërvenkovski me 15 shtator fitoi bindshëm zgjedhjet, ndërsa është pyetje për analistët politik se a ishte për shakë të dueleve televizive dhe sa.

Më parë, këta dy lider për herë të parë u përballën në zgjedhjet e vitit 1998, në Televizionin publik, a se si dukej ajo përballje votuesit mund të marrin fotografin nëse shohin incizimin e ngarkuar në YouTube nga një person i panjohur në vitin 2012. Zgjedhjet e atëhershme i fitoi Georgievski.

Këto duele televizive do të mbeten dëshmi për një vetëdije të madhe demokratike, por edhe përgjegjësi ndaj opinionit dhe mendimit publik. Pa marr parasysh se prej atëherë kemi TV duele të kandidatëve për president, ata nuk mundin që të mbushin mungesën e përballjes së kandidatëve për qeveri ekzekutive.

 Nikolla Gruevski do të mbahet mend për sjelljen e tij ndaj opinionit me hedhje të tërësishme të përballjeve televizive dhe këtu pjesërisht mund të krahasohet kryetari i parë i Republikës së Maqedonisë, Kiro Glikogorv. Më saktë, Gligorov ishte politikani i parë i cili refuzoi përballje televizive para zgjedhjeve presidenciale në vitin 1994, edhe pse në duelin e mëhershëm në radion maqedonase – Radio Shkupi, ballafaqohet me grindje, ngritje zëri, përballje me argumente dhe sulmi në fjalë nga ana e kundër kandidatit Ljubisha Georgievski.

Ja çfarë shkroi ish ambasadori Gjorgji Spasov në kolonën e Utrinski vesnik në vitin 2011 për zhvillimet e viti 1994 dhe krahasimin me Gruevskin aktual, të cilin në mënyrë indirekte e e thërret komunist:

Një lloj i tillë i diskualfikimit të kundërshtarit, me qëllim që të evitohet përballja zgjedhore, e përdori për herë të parë Kiro Gligorov kur i iku duelit me kundër kandidatin Ljubisha  Georgievski, me arsyetimin se “politika për të nuk është teatër”, duke aluduar në prapavijën e kundër kandidatin dhe duke asocuar se për të Ljubisha Georgievski nuk është kundërshtar serioz, por një lloj personazh cirku i cili nuk meriton përballje serioze me argumente. Ky (komunist) model u bë standard në sjelljes së kryeministrit të tanishëm Nikolla Gruevski ndaj kundërshtarëve të tij politik.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.