Kur përcillet një qëndrim partiak, kjo duhet theksuar qartë

 

Shkruan: Mirosllava Burns

Tekstin që po e recenzojmë me titull ,,LSDM-ja është virusi të cilin duhet ta mundë Maqedonia” edhe pse i vendosur në rubrikën e lajmeve, demonstron shkelje të Nenit 14 të Кodit etik të gazetarëve. Problemi me informacionin e prezantuar është se komunikata partiake është prezantuar pa atribuim, pa e cituar burimin, pa redakturën elementare dhe pa distancim nga subjekti politik i cili i prezanton qëndrimet e tij. Në këtë mënyrë gazetari е ka barazuar lajmin me komunikatën partiake, duke shkaktuar kështu një konfuzion të mundshëm tek lexuesi e duke bërë propagandë partiake, gjegjësisht tifo. Neni 14 i Kodit etik të gazetarëve e ndalon një gjë të këtillë

14.Raportimi për proceset politike, veçanërisht për zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari patjetër duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.

 

Edhe titulli haptazi plason një tezë tifozerie nga e cila nuk është siguruar distancim profesional. Me disa fjalë, nuk është treguar se kush është autor i deklaratës në titull.  Dhe mbi të gjitha, teksti përfundon me parrullën parazgjedhore të partisë. Duke e hulumtuar këtë faqe, gjetëm të paktën edhe një shembull tjetër plotësisht të ngjashëm për nga mënyra në të cilën është përcjellë PR partiak në një zhanër informativ.

Në periudhën parazgjedhore, kur një pjesë e votuesve janë të papërcaktuar, çdo informacion që nuk është i paraqitur deri në fund dhe në mënyrë të qartë, pra kur nuk është dhënë sqarim deri në fund se kush është autori i deklaratave, mund të ndikojë në vendimet e votuesve. Qëndrimet të cilat i përcjell një parti politike, si në titull ashtu edhe në tekst duhet të deklarohen qartë si të asaj partie, në këtë rast të VMRO-DPMNE-së, që votuesi, gjegjësisht lexuesi të mund të marrë një vendim mbi bazë të informacionit në lidhje me mënyrën se si do i pranojë ato qëndrime.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.