KUNDËSPIN: Referendum për emrin është formë më demokratik e shprehjes së vullnetit të qytetarëve se sa votimi në Kuvend

Nëse ndiqet Kushtetuta dhe normat demokratike, referendum patjetër se duhet të ketë. Foto: screenshot

Deklaratat me qëndrimin se ndoshta edhe nuk duhet të ketë referendum për ndryshimin eventual të emrit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa një të tillë të fundit e dha edhe kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, është një e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht spin. Dhe jo vetëm për atë se dy partitë kryesore në RM thirrin në këtë, por për atë se referendumi del prej Kushtetutës së RM-së, edhe atë si obligim 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Kryetari i Kuvendit të RM, Talat Xhaferi, në intervistën televizive dhe debati doli me qëndrim të cilin e vlerësojmë si spin:

Spin: (Xhaferi) …Një marrëveshje të atillë, sepse ka një karakter ndërkombëtar, sipas natyrës së gjërave do të duhej të vij deri në ratifikimin e Kuvendit. Do të thotë se, një variant është që të vijë deri te ratifikimi në Kuvend dhe varianti tjetër është të shkohet me rrugën e referendumit.

(Pyetja): A jeni ju për mundësinë që të shkohet me referendum?

(Џафери): Shihni, nëse qytetarët i kanë zgjedhur deputetët dhe nëse vendimi është i pranueshëm në kuptimin e asaj që është i pajtueshëm me reagimin e qytetarëve pas marrëveshjes së mundshme, është çështje për të cilën…dhe për atë jemi përfaqësues të qytetarëve…

(Pyetje): Do të thotë se mund të bëhet kjo edhe pa referendum?

(Xhaferi): Në çdo rast theksoj, se është marrëveshje ndërkombëtare, i cili është subjekt i procedurës së ratifikimit….Flas për procedurën. Fundja, ne kemi marrëveshje për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe askush nuk flet për atë se duhet të shkoj me referendum…Për atë theksoj, në varësi të asaj se si do të ishte reagimi i qytetarëve…

(Pyetje): Por, a e dini se të gjithë partitë kërkuan referendum, dhe jo vetëm LSDM?

(Xhaferi): Për këtë them, pyetje që u parashtruar ishte nëse është e mundur që kjo të zgjidhet vetëm në Kuvend? Po, në Kuvend, por nëpër këtë procedurë, si marrëveshje ndërkombëtare e cila do të ishte subjekt i procedurës për ratifikim. Dhe jo se Kuvendi duhet të përbëhet, nga 120 deputetë me dyfishin e votave që so të thonin PO, dhe ky do të ishte emri, dhe vazhdojmë më tej…

[Burimi: 24 Otvoreno- Debati me Telat Xhaferin (prej minutës 94 – 97), data 09.01.2018]

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281-e1500652724996

Kundërspin:  Talat Xhaferi është një nga politikanët e BDI-së, përsëri e hedhin tezën që marrëveshja eventuale mes Maqqedonisë dhe Greqisë për ndryshimin e emrit të RM-së, mund të kaloj me ratifikim dhe të pranohet pa referendum, që e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruar ose spin.

I parafundit në këtë drejtim foli edhe bashkëpartiaku i Xhaferi, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani edhe atë dy herë në dy muaj e fundit. Njëra në nëntorin e 2017 edhe njëherë, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, në pres konferencë në javën e kaluar, para se të realizohet vizita e tyre në Athinë me 09.01.2018.

Xhaferi, si personi i cili paraqitet si demokrat dhe legalist, do të duhej të di mirë edhe kuptimin e Kushtetutës dhe dispozitave në të si akt më i lart ligjor i çdo shteti, por edhe i Maqedonisë. Referendumi në Kushtetutën e RM-së përmendet 9 herë, edhe atë dy herë vetëm në fillim.

 

PAVARËSIA ËSHTË VOTUAR ME REFERENDUM 

hyrje thuhet “…qytetarët e RM-së – populli i Maqedonisë si dhe qytetarët të jetojnë në kufijtë e saj të cilët janë pjesë e popullit shqiptar, turk, vlleh, serb, rom, boshnjak dhe të tjerë, duke marr përgjegjësinë për atdheun e tanishëm dhe të ardhshëm,…të barabartë në të drejtat e tyre dhe detyrimet ndaj të mirës së përbashkët – Republika e Maqedonisë…në pajtim me traditën e Republikës së Krusehvës dhe vendimit të ASNOM-it dhe të referendumit të 8 shtatorit të vitit 1991, vendosë që të themelojnë Republikën e Maqedonisë si të pavarur, shtet sovran…

Nenin 2 të Kushtetutës së RM-së thuhet se:

Në Republikën e Maqedonisë sovraniteti buron nga qytetarët…Qytetarët e Republikës së Maqedonisë pushtetin e realizojnë nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet referendumit dhe formave të tjera të deklarimit të drejtpërdrejtë.

Nenin 68, ku janë përfshirë kompetencat e Kuvendit të RM-së, janë të përfshira shumë gjëra, mes të cilave – Kuvendi e miraton dhe ndryshon Kushtetutën dhe Kuvendi shpall referendum. 

Më pas, në nenet 73 dhe 74 janë të detajuara procedura dhe pyetjet, rreth asaj se përse dhe si shpallet referendumi

Neni 73

Kuvendi vendos për shpalljen e referendumit për çështje të caktuara nga kompetenca e tij me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Vendimi në referendum është miratuar, nëse për të ka votuar shumica e zgjedhësve të cilët kanë votuar, në qoftë se kanë votuar më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve.

Kuvendi e ka për detyrë të shpallë referendum kur propozim do të paraqesin së paku 150.000 zgjedhës.

Dhe përfundimisht, Kapitulli VI, Marrëdhënie ndërkombëtare, Neni 120, Kushtetuta, de fakto, e shkruan edhe domosdoshmërinë e referendumit gjatë aderimit me shtet të tjera ose bashkësi:

Neni 120

Vendimin për aderim ose për dalje nga aleanca ose nga bashkësia me shtetet tjera e merr Kuvendi me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Vendimi për aderim ose për dalje nga aleanca ose nga bashkësia me shtetet tjera është miratuar, nëse në referendum për të ka votuar shumica nga numri i përgjithshëm i zgjedhësve.

Sipas dispozitave kushtetues, është më se e qartë se referendum për emrin duhet të ketë.Për atë se, nëse qytetarët në referendum kanë vendosur të themelojnë Republikën e Maqedonisë si të pavarur dhe shtet sovran, është e qartë se askush nuk ka (në mënyrë demokratike dhe kushtetuese) legjitimitet të marr vendim për ndryshimin e emrit me shumicë votash në Kuvend. Referendumi si një unazë shumë aktuale në politikën e sotme në botë, është e drejtpërdrejtë dhe më demokratike e të shprehurit të qytetarëve, për dallim votimit në Kuvend, ku qytetarët vendosin përmes ndërmjetësuesve – deputetëve.

 

VENDIMI PA REFERENDIUM NUK SIGURON QËNDRUESHMËRI

Fundja, edhe sikur të mos hyhet në këtë shpjegim, Kushtetuta e RM-së në mënyrë imperative e thotë në nenin 120 se referendum duhet të ketë kur vendi aderon ose del prej një aleance me një shtet tjetër ose organizata. Dhe me këtë, nënkupton referendum për anëtarësim në NATO dhe (ose) në Bashkimin Evropian.

Prej këtu, a do të mbahet referendum për një marrëveshje eventuale për ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë ose do të mbahet referendum për anëtarësimin në NATO dhe një emër të tillë të ndryshohet, është çështje për të cilën praktikisht nuk duhet të debatohet. Referendumi është mundësi kushtetuese dhe detyrim dhe do të duhet të ketë.

Çdo vendim tjetër nuk siguron jetëgjatësi të vendimit ose zgjidhjes me marrëveshjen e arrirë.

Të mos flasim, për faktin se dhe opinioni në vend vlerëson se kjo çështje është më mirë që të zgjidhjet me referendum. Edhe atë, një qëndrim të këtillë ka shumica e qytetarëve (60,4%) me çka mbështetja për referendum është e njëjtë edhe te Maqedonasit (58,9%) edhe te Shqiptarët (64,1%), sipas hetimit të mendimit publik të cilin e realizoi Brima Galup, tash së fundmi (grafiku 4), gjegjësish në periudhën prej 24 nëntorit deri me 1 dhjetor 2017.

Pikërisht për këto arsye, deklarata e Talat Xhaferit se ekziston variant dhe mundësi e ratifikimit të një marrëveshje të tillë në Kuvend pa referendum e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruar ose spin.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.