Kundëspin: Nikolloski përsëri spinon – nuk ekziston skandal me “shkallë të paparë” në marrëdhëniet me Bullgarinë

А. Николоски. Фото: скриншот

 

Sofja deri më tani në tërësi i ka mbështetur aspiratat e Shkupit për anëtarësim në NATO dhe BE. A do të mundohet që më tutje të krijojë bllokadë, kjo gjë nuk mund të parashihet. Por, është fakt se, këtë përgjigje Nikolloski e mori edhe nga ministri Nikolla Dimitorv – i cili e quajti Nikolloskin politikan me taktika të një “mishngrënësi” – është garancia të cilën e japin anëtarët e Marrëveshjes për fqinjësi dhe miqësi të mirë me Bullgarinë, e cila është ratifikuar edhe në Kuvendin në Sofje. 

Shkruan: Teofil Bllazhevski 

Aleksandar Nikolloski, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së mbaji konferencë për shtyp ku vërehen elemente të spinimit:

Spin: Skandal në shkallë të paparë është dokumenti të cilin Nikolla Dimitrov nën patronazhin e Qeverisë së Zaev dhe Spasovski e fshin nga opinioni, me të cilin Bullgaria haptazi kushtëzon për datën e negociatave. Maqedonia ka një problem të ri të madh në integrimet e saja evropiane….

Ky është kapitullim i tërësishëm i politikave të Zoran Zaev. Të ju rikujtojë se kjo qeveri politikën e vet e ka bazuar në tre postulate. Në ekonomi se do të sjellë jetë. Ja e shohim rezultatin, jo vetëm që nuk shkëlqejmë, por kemi edhe një boshllëk të madh në buxhet që është pasojë e drejtpërdrejtë e politikës kriminele dhe të përshtatshme nga Zaev. Postulati i dytë ishe se do të zgjidhin çështjen e emrit për integrime në BE. Emrin e ndërruan, por nuk kemi datë të caktuar për negociata. Dhe postulati i tretë ishe se do të ndërtojnë miqësi dhe zgjidhin problemet, por tani shohim se jo vetëm që nuk zgjidhin probleme, por edhe krijojnë probleme të reja me pasoja më të rënda për interesin kombëtarë të Maqedonisë, të cilat çojnë drejtë dështimeve kombëtare dhe humbjeve…

[Burimi: VMRO-DPMNE/ueb-Konferenca për shtyp e A. Nikolloski, data: 23.04.2020]

Kundërspin:

Pretendimi i Nikolloskit në konferencë për shtyp ka të bëj me pozicionet e Bullgarisë në Këshillin për punë të përgjithshme të BE-së, i cili është mbajtur që me 25 mars, më saktë para një muaji dhe në të cilin Bullgaria ka shprehur interpretimet e saja në raport me Maqedoninë e Veriut, me çka, ky është fakti i vetëm i pamohueshëm i përmendur në konferencë. Më poshtë janë dhënë kualifikimet dhe perspektivat e Nikolloskit me të vërtetat e shtrembëruara, gjegjësisht që përmbajnë spine.

Së pari, spin është se bëhet fjalë për skandal në shkallë të paparë. Pozicioni i Bullgarisë nuk është diçka e re. Shumë shpesh, në veçanti në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, Sofja doli me pozicione që janë në kundërshtim me Marrëveshjen, si në organizimet ndërkombëtare, ashtu edhe në marrëdhënie bilaterale. Kështu ishe edhe çështja me komisionin e përbashkët për shqyrtimin e fakteve historike, ashtu ishe edhe në raport me gjuhën, dhe për pakicën maqedonase që jeton në Bullgari, pozicionet e Sofjes janë të vjetra dhe rrjedhin prej periudhës së vdekjes së Georgi Dimitrov dhe kurorëzimin e Todor Zhivkov për lider të partisë komuniste bullgare, që do të thotë as më pak e as më shumë se 70 vite. Në këtë kuptim me të vërtetë nuk ekziston asnjë skandal në shkallë të parapara dhe një pretendim i tillë është spin.

Prej vendin mind të kërkohet edhe të kushtëzojë, por deri më tani Republika e Bullgarisë nuk e ka bërë këtë në kuptimin e bllokimit të proceseve të integrimeve euroatlantike. Rezultat i kësaj është gjysmë e drejta e anëtarësimit në NATO dhe pajtimi që BE të fillojë me negociata për anëtarësim të RMV-së, menjëherë pas normalizimit të gjendjes së jashtëzakonshme të krizës së shkaktuar nga korona. Nëse Sofja do të tentojë të krijojë bllokadë në procesin e negocimit, kjo gjë nuk mund të parashihet. Por është fakt, edhe këtë ia dha si përgjigje Nikolloskit ministri Nikolla Dimitrov – i cili e quajti Nikolloskin politikan me taktika të “mishngrënësit” – është garancia që e japin anëtarët e Marrëveshjes për fqinjësi dhe miqësi të mirë me Bullgarinë, e cila është ratifikuar edhe në Kuvendin bullgar.

NENI 14 I MARRËVESHJES ËSHTË I QARTË DHE I SAKTË 

Konkretisht, Nikolloski do të duhet edhe njëherë që rishikojë Neni 11, dhe në veçanti Nenin 14 të Marrëveshjes së fundit, ku thuhet:

Kjo Marrëveshje, në asnjë mënyrë, nuk do të interpretohet për të kundërshtuar marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale, nga palët kontraktuese. 

Kjo de fakto do të thoë se Marrëveshja e Prespës, me ndihëm e të cilës u ndryshua emri dhe i zgjidh problemi me akronimin IJRM në Kombet e Bashkuara, ku me saktësi përmendet gjuha maqedonase dhe identiteti, Bullgaria nuk guxon ta interpretojë në mënyrë kundërthënëse. Problemet, gjithsesi vazhdojnë të ekzistojnë, për të cilat Dimitrov, po ashtu, i replikoi Nikolloskit:

Identiteti nuk është vetëm për në shtëpi! Procesi i vështirë historik për krijimin e identiteti ndërkombëtar të  maqedonas – zgjidhja përfundimtare e çështjes maqedonase – domosdoshmërisht kërkon edhe ballafaqim me sfidat e fqinjëve. Dhe këto janë procese që zgjatin. Nuk janë të reja, edhe pse për kohë të gjatë ishin në qilim dhe u investua që të mbeten aty dhe të nxirren për keqpërdorime politike. Proceseve të kauzës maqedonase u duhen njerëz me ideale. Ndërsa ju nëse nuk ndihmoni, atëherë mos bëni dëm – shprehet Dimitrov në replikën e tij për pozicionet që u dhanë nga ana e Nikolloskit.

SPINI PËR BOSHLLËKUN NË BUXHET 

Sa i përket konstatimeve të tjera të dhëna në konferencën e Nikolloskit, të cilat i cilësojmë si spinime, dominoni ai për boshllëkun në buxhet. Sipas pretendimit të Nikolloskit, boshllëku buxhetor që është lajmëruar edhe ka qenë i pritur pas përhapjes së krizës me virusin korona, është “pasojë e drejtpërdrejtë e politikës kriminele dhe jo të përshtatshme të Zaev”. Do të ishte mirë që Nikolloski të sqarojë këtë qëndrim, për ndryshme pa dyshim se është spin, sepse e gjithë bota është në krizë dhe kjo krizë gjithkund krijoi boshllëk buxhetor i cili lart-poshtë zgjidhet në mënyra të njëjta, po kjo nuk do të thotë se të gjithë qeveritë në botë, sipas logjikës së Nikolloskit, janë të papërgjegjshme dhe kriminele.

Dy spinet e tjera në rezymenë e Nikolloskit, janë për atë se nuk ka pasur data për negociata me BE-në edhe përkrah Marrëveshjes së Prespës dhe pasojat e marrëveshjeve të arritura me fqinjët kanë dhënë pasoja më të rënda për interesin kombëtar të Maqedonisë të cilat çojnë në dështime kombëtare dhe humbje, qartë shihen se janë larg realitetit. Kjo konkretisht shihet në marrëdhëniet e RMV-së me Greqinë dhe Bullgarinë, të cilat, pikërisht për shkak të këtyre marrëveshjeve, kanë ndryshuar dhe kanë mundësuar anëtarësim në NATO dhe fillimin e procesit të negociatave me BE-në. Gjë që, të përsërisim, nuk do të thotë se gjithçka është ideale dhe perfekt, por dukshëm është përmirësuar dhe më cilësore prej të gjithë marrëdhënieve në 30 vitet e kaluara.

Për shkak të argumenteve të shtruara më lartë, mund të jepet vlerësimin se pjesa më e madhe e deklaratës së Aleksandër Nikolloskit në konferencë për shtyp është spin.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.