Kundëspin: Gruevski do të bëj Maqedoninë eksportues të rrymës ndërsa në kohën e tij importi ka qenë në rritje

Foto: Ueb-faqja e VMRO-DPMNE-së

 

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në fushatën zgjedhore në zgjedhjet lokale, tha se Maqedonia në dekadën e ardhshme do të lirohet nga importi i energjisë elektrike. Ky premtim do të mbahej dhe do të kishte besim, nëse gjatë kohës së tij dhjetë vjeçare të qeverisjes në Maqedoni do të rritej prodhimi vendor i rrymës dhe zvogëlimi i importit. Por, përkundrazi, gjatë kohës së “rilindjes” prodhimi vendor binte, ndërsa importi i rrymës rritej 

 

Shkruan: Vllatko Stojanovski

 

Spin: Tani Maqedonia është importuese e energjisë elektrike për 30 deri në 40 përqind, ndërsa përmes ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike, deri në fund të dekadës së re Maqedonia nga neto-importues, do të rritet në neto-eksportues…Do të ketë prodhim më të madh të energjisë për aq sa janë nevojat e brendshme dhe do të eksportohet dhe në këtë mënyrë mjetet shtesë dhe të ardhurat do të në valutë të huaj do të shtohen në Republikën e Maqedonisë.

[Burimi: Ueb-faqja e VMRO-DPMNE-së – novaera.mk, Data: 01.10.2017]

 

Kundërspin: Lideri i VMRO-DPMNE-së, në tubimin partiak në Shën Nikolle me 01.10.2017, theksoi se ai dhe struktura e tij politike kanë kredibilitet dhe njohje që të rrisin në mënyrë drastike prodhimin e rrymës, ashtu që prej një shteti të varur nga importi të shndërrohet në eksportues të energjisë elektrike. Mirë, por, rezultatet në këtë sektor gjatë qeverisjes së tij dhjetëvjeçare flasin pikërisht të kundërtën, gjë që vë në pyetje kredibilitetin e tij që të realizojë këtë premtim.

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281

Më saktë, sipas Raportit vjetor të Komisionit rregullues për energjetike për vitin 2006, në vitin kur Gruevski në të vërtet erdhi në qeveri, termocenralet (TE Bitolla, Te Osllomej dhe TE Negotinë) dhe hidrocentralet (HEC Tito, HEC Shpilje, HEC Tikvesh, HEC Glloboçica, HEC Kozjak), të cilët funksionojnë në suaza të kompanive shtetërore AD ELEM, kanë prodhuar 6.509.919.729 kilovat orë (kWh). Përkrah kësaj, hidrocentralet e vogla, të cilat i ndërtojnë dhe i udhëheqin kompanitë private në lokacione të ndryshme, të marra nëpërmjet rrugës së koncesionit, kanë prodhuar 143.533.874 kilovat orë.

Kjo do të thotë se prodhimi i përgjithshëm vendor i rrymës (termocentrale dhe hidrocentrale në suaza të AD ELEM shto këtu edhe hidrocentralet e vogla nën pronësi private) kanë arritur 6.653.453.603 kilovat orë, me të cilën kanë përmbushur 77 përqind të nevojave të konsumatorëve tarifor (75,5 AD ELEM plus 1,6 hidrocentrale të vogla). Pjesa e mbetur rreth 23% është përmbushur nga importi i energjisë elektrike, që në përkthim kanë importuar 1.958.345.174 kilovat orë. Gjatë asaj, rryma e importuar ka kushtuar dyfish më shtrenjtë se rryma e prodhuar në vend, kështu që këtë vit shteti për importimin e rrymës ka paguar afro 88 milion euro.

Për vitin 2006, çmimi i energjisë elektrike të prodhuar nga AD ELEM ka qenë 1,30 den /kWh, gjegjësisht 21,7 €/MWh, përderisa çmimi i energjisë elektrike të importuar ka qenë 2,78 den/ kWh, gjegjësisht 45,20 €/MWh. Vlera e energjisë elektrike të importuar në vitin 2006 ka arritur 87.886.810 €, thuhet në Raportin e KRE për vitin 2006 (faqe 26). 

Sipas Raportit të Komisionit rregullues për energjetikë në vitin e kaluar 2016, vit i fundit i qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, prodhuesit në suaza të AD ELEM kanë prodhuar 4.299.882.248 kilovat orë. Shtesë, hidrocentralet e vogla kanë prodhuar 389.313.419 kilovat orë, përderisa këtë vit ka edhe shumë burime të tjera joshtetërore të cilat nuk kanë qenë në vitin 2006 (TE-TO, Kogell, etj.) ashtu që prodhimi vendor i prodhuesve shtetëror dhe privat ka arritur 5.302.744.587 kilovat orë. Importi, përsëri ka arrit 2.190.606.000 kilovat orë.

Kur do të krahasohet viti kur Gruevski është bërë kryeministër (2006) me vitin e fundit para se VMRO-DPMNE-ja e tij të lëshojë qeverinë (2016), del se në këtë periudhë dhjetë vjeçare prodhimi i përgjithshëm i rrymës në vend është zvogëluar për 1.350.709.016 kilovat orë, përderisa rryma është rritur për 323.260.826 kilovat orë. Prej këtu, deklarata e Gruevskit se do të bëj Maqedoninë eksportuese të rrymës, kur në kohën e tij prodhimi vendor ka rënë, ndërsa importi është rritur, është spin klasik parazgjedhor, i cili duhet që të tërheq vota.

 

INVESTIME MILIONËSHE ME KUNDËREFEKT 

Edhe pse, një trend i tillë i rënies së prodhimit vendor të rrymës, para së gjithash, prodhuesve në suaza të kompanisë shtetërore AD ELEM dhe rritje paralele të importit të rrymës, vërehet se është konstant nga viti në vit. Konkretisht, në vitin 2007, prodhimi i AD ELEM ka rënë në 5.621.292.222, ndërsa importi është rritur për 2.615.525.692 kilovat orë. Në vitin 2008, përsëri, kapacitetet e AD ELEM kanë prodhuar edhe më pak rrymë elektrike 5.615.354.095 kilovat orë, përderisa importi është rritur më shumë 2.758.918.000 kilovat orë.

Përjashtim të vetëm janë vitet 2009 dhe 2010, kur është rritur prodhimi vendor dhe është zvogëluar importi, që nuk është rezultat i rritjes së prodhimtarisë së rrymës, por rritjes së prodhimit prej hidrocentraleve. Ashtu që në vitin 2009 prodhimi vendor nga kapacitetet e AD ELEM është rritur me 5.886.197.820, për atë shkak se prodhimi i hidroelektrikëve u rrit prej 738.028.432 në vitin 2008 në 1.097.642.900 kilovat orë në vitin 2009. Në vitin e ardhshëm, përsëri, prodhimi i AD ELEM është rritur në 6.467.469.597, për shkak se prodhimi hidroelektrikë është rritur në 2.184.830.851 kilovat orë.  Në këto dy vite, importi është zvogëluar në 1.716.731.851 në vitin 2009, respektivisht në 1.602.312.654 kilovat orë në vitin 2010

Përsëri, trendi jo i volitshëm i rënies së prodhimit vendor dhe rritja e importit vazhdon edhe në vitet e ardhshme. Gjatë kësaj, në dhjetë vitet e fundit, dukshëm është zvogëluar prodhimi vendor i termocentralit REK Bitolla, i cili siguron mbi dy të tretën e prodhimit vendor të rrymës. Edhe përskaj shumë njoftimeve, qeveria e Gruevskit nuk ndërtojë asnjë hidrocentral të ri të madh, megjithatë investuan milion për modernizimin dhe rivitalizimin e tre blloqeve në suaza të REK Bitolla. Edhe në këtë mënyrë u rrit kapaciteti i ri, përsëri, prodhimi ka rënë.

Në vitin 2009, AD ELEM arriti marrëveshje me kompaninë ruse “Sillovije Mashini” për modernizimin e blloqeve, gjegjësisht turbinave dhe gjeneratorëve, me vlerë prej 56 milion euro. Rinovimi përfundoi në vitin 2013, kur kompania ruse publikoi se kapaciteti është rritur për gjithsej 15 megavat orë, ose 8 megavat në bllok. Por, edhe këtë vit REK Bitolla ka prodhuar 3.572.617.182, që është për 398.387.375 kilovat orë më pak në krahasim me vitin 2012, ndërsa prodhimtaria e termocentarlit ka rënë edhe më në vitet në vazhdim ( në vitin 2014 3.316.825.057, në vitin 2015 2.986.247.852 kilovat orë…).

Poashtu, AD ELEM në vitin 2011 arriti marrëveshje edhe me kompaninë gjermane “Babkok Borsig” me vlerë prej 100 milion euro për rivitalizimin e kaldajave të REK Bitolla, në drejtim të arritjes së qëllimit të njëjtë – rritjes së efikasitetit dhe vazhdimit të shfrytëzueshmërisë së termocentralit për 120.000 orë pune. Kjo do të thotë se qeveria e Gruevskit ka investuar 150.000.000 euro në REK Bitolla për asgjë, sepse prodhimtari e kombinatit është zvogëluar. Kur Gruevski dhe ekipi i tij dështuan aty kur kanë kompetenca më të mëdha dhe ku kanë hardhuar shuma të mëdha, parashtrohet pyetja si një vend në të cilin importi rritet, do ta bëj një vend i cili do të eksportojë rrymë?

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.