Kundërspin: VMRO-DPMNE vazhdon të spinojë për biznesmenin Daka, ndërsa paratë janë nga koha e Gruevskit

Për sa kohë që VMRO-DPMNE hesht me këmbëngulje rreth pretendimit se biznesmenit malazez Daka nuk ka dhënë ryshfet, ndërsa paratë që ia dha Kiçecit i ka dhënë gjatë qeverisjes së Nikolla Gruevski, pretendimi i partisë për korrupsion nga Zaevi në këtë rast është spin.

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski 

VMRO-DPMNE, në një deklaratë partiake kushtuar krizës shëndetësore, përsëri aludon për korrupsion nga Zoran Zaev me elementë të së vërtetës së shtrembëruar, përkatësisht spin:

Spin:Nëse do të ishte një krim, korrupsion apo mashtrim, qeveria e Zaevit do të organizohej në maksimum, por jo kur duhet të mbrohet shëndeti dhe jeta e qytetarëve. I gjithë publiku pa se si u organizuan kur u desh të negociojnë me biznesmenin e diskutueshëm Daka, për të cilin ai pretendon se ka paguar 300 mijë euro…

[Burimi: VMRO-DPMNE – Shpallja – Data: 02.07.2020 ]

 

Kundërspin: Në një deklaratë të lidhur me krizën shëndetësore në të cilën kritikohet Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, sepse është në videon e partisë, VMRO-DPMNE vazhdon të ngjisë temën me biznesmenin malazez Miodrag Daka Davidoviç , duke përdorur të vërtetën e shtrembëruar, gjegjësisht spin .

Tema me Dakën u shfaq në publik në 29-30 qershor, kur u shfaq në edhe në YouTube një komunikim tjetër i regjistruar në mënyrë të paligjshme, kësaj radhe midis biznesmenit dhe Zoran Milevski Kiçaec, i cili mori paratë nga Daka në emër të shërbimeve këshilluese, siç thotë Davidoviq, dhe i premtoi atij se do t’i kryejë pune duke hapur një biznes për të ndërtuar hidrocentrale të vegjël dhe ferma me erë.

Mediet e afërta me VMRO-DPMNE-në, si dhe zyrtarët e kësaj partie, disa herë në një periudhë prej dy ose tre ditësh në publik plasuan tezë se ato para përfunduan te ish-kryeministrin Zoran Zaev dhe njerëzve të afërt me të dhe me këtë ata spinuan, sepse ata nuk morën parasysh faktin se vetë biznesmeni e mohoi historinë me ryshfet dhe se nuk ka ndonjë transaksion të paligjshëm me Zaev ose njerëzve afër tij.

Përkundrazi, duke reaguar menjëherë pasi u shfaq regjistrimi i paligjshëm, Davidoviq, në përgjigje ndaj publikut, pohoi dy gjëra: e para që nuk kishte korrupsion (ryshfet); së dyti, paratë i janë dhënë Kiçeecit gjatë qeverisjes së Nikolla Gruevski, edhe pse nuk specifikoi kur saktësisht, sepse në vitin 2016 kemi pasur një qeveri teknike, por prapë ishte “Qeveria e Nikolla Gruevskit” me ministrat teknikë nga LSDM në departamente të cilat nuk kishin asnjë pikë kontakti me ndarjen e koncesioneve!

Ja çfarë tha Daka në deklaratën e tij për mbulimin e medieve në vend, kur transmetuan një pjesë të bisedës së regjistruar në mënyrë të paligjshme:

Është fakt se mjetet e përmendura ia kam paguar Zoran Milevski gjatë kohës së Qeverisë së Nikolla Gruevski, dhe jo në Qeverinë e Zoran Zaevit, gjithashtu konfirmon se publikmet janë të pavërteta, përkatësisht të montuar. (shiko lidhjen këtu ).

Ja çfarë thotë ai në lidhje me takimin me Zaevin pasi ai u bë kryeministër, për të cilin e ndihmoi Mileski:

Është e vërtetë që në takimin me kryeministrin Zoran Zaev unë paraqita planet e mia lidhur me ndërtimin e një mini hidrocentrali dhe parqe të energjisë së erës. Megjithatë, jam informuar se të gjitha koncesionet për këtë lloj aktiviteti janë tarifa preferenciale, të caktuara tashmë, duke më drejtuar te Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë për periudhën e ardhshme, z. Dragi Rashkovski, për të kontrolluar cilat janë planet e Qeverisë për të ardhmen, në lidhje me dhënien e koncesioneve të reja. Sidoqoftë, deri më sot nuk kam marrë ndonjë informacion që do të tregonte se në të ardhmen mund të prisja realizimin e projektit të deklaruar.

Duke pasur parasysh që VMRO-DPMNE nuk i përmend fare këto fakte, gjegjësisht pretendimet nga Daka, është mjaft e qartë se përsëritja e mëtutjeshme e kësaj teme nga partia, pretendimi për korrupsion nga Zaev me biznesmenin malazez, është padyshim një spin.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .