KUNDËRSPIN: VMRO-DPMNE nuk mund të merr dy të tretën e deputetëve

Çdo përmendje dhe thirrje për dy te tretat e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, që më pas të bëjnë “hap mbrapa në raport me Marrëveshjen e Prespës”, që sigurisht nuk do të thotë “kthim i emrit”, është spin i pastër. Spini është i drejtuar në mobilizimin e trupit votues, i cili për arsye objektive dhe subjektive është i painformuar dhe verbërisht beson në disa mantra të pa zbatueshme të elitës politike opozitare 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Në intervistë për ueb televizionin”Shtypi i Lirë”,  gjegjësisht”Televizioni i Lirë” kryetari i VMRO-DPMNE-së tha spinin në vazhdim:

Spin: Atë që e kemi thënë në të kaluarën disa herë, e kam thënë edhe jashtë – përderisa kemi pasur dy të tretat e numrit të deputetëve në Kuvendin maqedonas, kjo është mënyra e vetme që të krijohet mundësi për një hap mbrapa lidhur me Marrëveshjen e Prespës. Po, nëse është pyetja juaj, unë e vërtetojë këtë…

(pyetjes së gazetarit nëse do të shkojmë deri te ndryshimi Marrëveshjes së Prespës nëse VMRO-DPMNE fiton 2/3 e deputetëve)

[Burimi: Sllobodna TV/SP/Youtube – Mickoski – data: 23.12.2019]

 

Kundërspin: Atë që e tha lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare – se do t’i qasen ndryshimit të Marrëveshjes së Prespës, dhe jo anulimin e saj, siç e transmetuan gabimisht shumë mediume në vend – padyshim se është spini i pastër, ose shtrembërim i të vërtetë.

Themeli i spinit nuk është në atë se ata realisht e mendojnë dhe e duan, por sepse thjeshtë është e pamundur. Jo për shkak të proceseve të ndërlikuara dhe procedurave në vend dhe jashtë, jo për shkak të praktikës e cila ka treguar se se një realiteti i ndryshuar, vështirë ose pothuajse asnjëherë nuk kthehet mbrapsht për një kohë kaq të shpejtë. Pamundësia e VMRO-DPMNE-në që të bëj këtë del nga fakti se është e pamundur që të marrin dy të tretat e deputetëve, nëse na lejohet të llogaritim, edhe sikur LSDM të vendos që të bojkotojë zgjedhjet!

Këtë e dëshmon trupi i disponueshëm votues në të gjithë zgjedhjet e rregullta dhe të parakohshme parlamentare në vend që nga viti 1991, deri në zgjedhjet e fundit të vitit 2016, por edhe në ato presidenciale.

Situatën më radikale që e ka pasur ky vend në zgjedhjet parlamentare, ka qenë kur VMRO-DPMNE e Ljubço Georgievskit, së bashku me Partinë Demokratike të Petar Goshev, vendosën të bojkotojnë rrethin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në vitin 1994 dhe aspak nuk hyn në Kuvendin e RM-së. LSDM dhe partnerët e koalicionit të bashkuar në Lidhje për Maqedoninë morën 87 mandate në Kuvend me gjithsej 329 mijë vota, por gjatë sistemit zgjedhor të shumicës dhe me daljen në rrethin e dytë nga 57,7 përqind.

Në vitin 2014, kur ish kryeministri dhe regjimi i tij autokratike ishin më të fuqishëm, me dalje prej 66,8 përqind dhe me ndihmën e votuesve me letërnjoftime të paligjshme, me numërues që numërojnë fleta pas mbylljes së qeseve të zeza, me përdorim të gjerë në mediumeve në anën e vet, etj, VMRO-DPMNE mori 61 deputetë, me mbi 481 mijë vota, diku rreth dyqind mijë më tepër se LSDM!

Zgjedhjet në vitin 2016 treguan se VMRO-DPMNE, edhe pse është parti fituese, e cila më pas nuk mundi të krijojë qeverinë, mori 51 mandate deputetësh me rreth 454 mijë vota!

Këto matematika kanë treguar, se me dalje të njëjtë sikurse në vitin 2016, VMRO-DPMNE duhet të merr rreth 730 mijë vota që të ketë rreth 80 mandate në Kuvend. 

Rezultatin më të madh që e kanë arritur partitë në RM së Veriut në periudha të ndryshme historike, kur në këtë vend kanë jetuar një numër më i madh i njerëzve, është diçka mbi 500 mijë vota edhe atë në sistemin zgjedhor i shumicës gjatë zgjedhjes së presidentit të shtetit. Sipas kësaj, mundësia që një parti ose koalicion të merr 81 mandate deputetësh (edhe pse teritorialisht është e mundur), do të thuhej se në këtë moment është e pamundur.

Prej këtu, çdo përmendje dhe thirrje në dy të tretat e deputetëve për VMRO-DPMNE-në, që më pas të “bëjnë një hap mbas në lidhje me Marrëveshjen e Prespës”, që kuptohet, nuk do të thotë edhe “kthim të emrit”, është spin i pastër. Spini është drejtuar në mobilizimin e trupit votues, i cili për arsye objektive pse subjektive është i painformuar dhe verbërisht beson në teori të pazbatueshme të elitës politike opozitare.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.