Kundërspin: Vetëm Gruevski e di prej ku i nxjerr numrat e donacioneve për sektorin civil

Edhe këtë radhë me të pavërtetën e parave të organizatave të "sorosit"...Foto: screenshot.

 

Gjatë arsyetimit të luftës kundër “sorosoidëve” Gruevski dhe VMRO-DPMNE shumë herë përsërisin një të pavërtetë – se mbi 90 përqind e organizatave civile janë financuar nga Sorosi dhe kanë pasur një monopol i cili më pas ka punuar kundër tyre…

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Lideri i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski me 11.02.2017, mes tjerash dha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë shtrembërim të së vërtetës ose spin:

Spin: Problemi kryesor është se te ne, në periudhën e kaluar ka pasur edhe organizata të tjera joqeveritare. Praktikisht, doli një fotografi prej ku 90-95 përqind e organizatave joqeveritare në Maqedoni të financohen nga Sorosi, shumë herë dhe nga shtete e tjera prej ku ai ka pasur ndikim që të kofinancojë, veçanërisht kur janë parti të qeverisë të afërta me të, po edhe atë nga fondet shtetërore të atyre shteteve, nga tatimpaguesit e atij shteti, një pjesë të atyre parave t’i vendosin së bashku me paratë e tij dhe të gjithë ato të përdoren për qëllime ideologjike dhe partiake, gjë që është bërë edhe në Republikën e Maqedonisë…organizata joqeveritare nga Soros, të cilat e shfrytëzojnë monopolin dhe rekrutojnë kuadro të cilat më pas i indoktrinojnë, për t’i shfrytëzuar për qëllimet e veta

[Burimi: TV NOVA/intervista (prej min. 60 deri në min. 64), Data: 11.02.2017]

Kundërspin: Nikolla Gruevski në paraqitjen e parë në opinion prej kur nuk arrit që si mandatar të krijojë qeveri, në një intervistë më të gjatë për televizionin “Nova” foli edhe për arsyet e asaj se përse ai dhe partia e tij e emëruan si proces të desorosizimit, përgjatë të cilës dha edhe të dhëna të pasakta, të cilat shfrytëzohen në funksion të arsyetimit të luftës kundër sektorit joqeveritar.

Gjatë bisedës për këtë temë, Gruevski doli me vlerësim se miljarderi amerikan Xhorxh Soros ka vepruar në shumë vende dhe politika, dhe se atë që e ka bërë në Maqedoni, në kontekst kundër tij dhe politikës së VMRO DPMNE-së. Gjatë asaj, Gruevski u ndal në organizatat civile në Maqedoni, duke aluduar se 90 deri në 95 përqind e tyre janë të financuara nga Sorosi, por edhe nga shtete e tjera…dhe se me atë janë edhe monopol. Këto janë të dhëna të cilat nuk kanë shumë lidhje me realitetin dhe për atë flasin edhe njerëzit e sektorit civil, ndërsa të dhënat dalin edhe prej hulumtimeve gazetareske ose publicistike-shkencore.

 

 “OJQ-TË E SOROSIT” – RRETH 5% PARA NGA SEKTORI 

Para disa muajsh në emisionin Top tema në anën tuaj, në TV “Tellma”, ku është debatuar për “desorosizim”, morën pjesë edhe drejtorët e dy organizatave joqeveritare, ndoshta edhe më të mëdha në Republikën e Maqedonisë, të cilat thirren organizatat në maje dhe të cilat veprojnë më shumë se 20 vite. Bëhet fjalë për Aleksandar Krzhallovski nga Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) dhe Fani Karanfillova Panovska, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur Maqedoni (FSHHM) ose e famshmja “Organizata sorosoide”.

Krzhallovski nga QMBN dy herë në emision me precizitet përmendi numra, duke pasur parasysh edhe burimet e tjera. Në daljen e parë, (diku ka minuta 11), Krzhallovski tha se saktë rreth 70 përqind e parave të të gjitha organizatave joqeveritare në Maqedoni vinë nga fondet e huaja, nga shtete dhe donatorët e huaj, dhe se paratë si të hyra të FSHHM-së, së bashku me paratë që i ndanë edhe Qeveria nga Buxheti për organizata civile janë rreth 5-10 përqind në nivel vjetër.

Më pas në emision Krzhallovski ishte edhe më preciz:

Financimi i sektorit civil është dikur rreth 80-90 milion euro në vit, për të gjithë bashkë të cilat janë rreth 4,500 organizata në Maqedoni të cilat fitojnë disa mjete dhe këtu është e saktë se të hyra më të mëdha ka paraqitur Fondacioni Shoqëria e Hapur, me diku 5 dhe 6 milion dollar, aq sa edhe është financimi shtetëror. Do me thënë barabar me mjete e Buxhetit dhe të Sorosit…(Këtu hidhet edhe F.K. Panovska e cila thotë se “paratë tona nuk janë për të gjitha organizata joqeveritare, të cilën Krzhallovski pohon). Do me thënë edhe njëra anë edhe tjetra janë afro 10 përqind e kulaçit të përgjithshëm. 

Kërzhallovski menjëherë sqaron se të hyrat reale janë rreth 50 deri në 60 milion euro për të gjithë sektorin civil në nivel vjetor, sepse në të parat 80-90 të cilat i përmend janë të hyrat e përgjithshme në Maqedoni, e cila më pas u ndahet organizatave joqeveritare.

Fani Karanfillova Panovska, më parë, sqaroi se mesatarja e ndarjes për sektorin civil është më pak se gjysma e të hyrave vjetore, përderisa pjesa tjetër ndahet në institucione të ndryshe shtetërore (rreth min. 31)

Nga një buxhet mesatar prej 5,8 milion dollar amerikan, diçka më pak se 2 milion dollar amerikan janë mjete me të cilat kemi kontribuar – flas tani në mesatare – në organizata joqeveritare. Dallimi prej 5,8 milion dollar bie në projekte dhe bashkëpunim me institucionet shtetërore, pa marr parasysh se a janë arsimore, shëndetësore, a janë komuna, etj. Ashtu që, absolutisht është e gabuar teza se FSHHM financon me shumicë ose 99 përqind të sektorit civil, veçanërisht nëse keni parasysh se cili është buxheti me  të cilin Qeveria financon sektorin civil. Sipas projekteve për vitin 2017 ai do të kalojë 6 milion euro.  

Krzhallovski dhe Karanfillova Panovska më së miri i dinë numrat për atë se në organizatat e  tyre dhe në sektorin civil punojnë me dekada dhe nuk kemi arsye që të mos ju besojmë, ose, të demantohen më vonë.

 

EDHE MEDIUMET JANË LARG NUMRAVE TË SPINUESVE

Në spinet rreth kësaj teme të cilën e fut edhe Gruevski dhe funksionarët e tij, por edhe mediumet e tjera pro qeveritare dhe veçanërisht përfaqësuesit e shoqërisë joformale “antisorosoide” SOS, shpesh përdoren teza se me shuma të mëdha janë financuar edhe mediumet, të cilat gjatë gjithë kohës informojnë negativisht për VMRO-DPMNE, Gruevskin dhe të ngjashëm.

Sipas hetimeve të “Tellmës” të publikuar në emisionin e lartpërmendur (rreth min.22) Prej vitit 2011 deri në vitin 2016 për mediumet janë ndarë mjetet në vazhdim nga burimet e huaja:

  • FSHHM – 1,6 milion dollar
  • USAID – 1.100.000 dollar 
  • Mbretëria e Holandës – 1.000.000 euro

Komenti i hulumtuesit ishe se nga ana e qeverisë këto shuma parash janë shumë herë më të mëdha për periudhë të njëjtë me baza të ndryshme.

Kontrolli për këtë pretendim tregon se situata është pikërisht e tillë. Për shembull, nëse shihen ndarjet vjetore të buxhetit për nevoja vetëm për Radiotelevizionin e Maqedonisë (MRT) do të shihet se janë mesatarisht rreth 4,5 milion euro. Kuptohet, pjesa e madhe e këtyre parave janë për program artistik, muzikor dhe dokumentare, për mbulimin e festivaleve në të gjitha gjuhët, për mbajtjen dhe zhvillimin e procesit teknologjik, për digjitalizim, etj, por është fakt se, Qeveria, përkrahë financimit të përgjithshëm duhet që të jetë nga taksa radiodifuzive dhe nga reklamat, secilin vit ndan mjete shumëmilionëshe për MRT-në. Për vitin 2017 janë paraparë rreth 4,6 milion euro.

Edhe përkrah kësaj, deri para një viti, përmes sistemit të reklamimit të politikave publike ose mënyrës tjetër të jo transparencës (përmes detyrimit për kofinancim të produksionit artistik dhe muzikor të televizionit maqedonas), për periudhën e njëjtë janë ndarë milion euro, ndërsa Qeveria vetëm njëherë ka qenë transparente dhe dha shifra për periudhën 2012-2013 dhe një pjesë të vitit 2014. Për këtë periudhë Qeveria drejtpërdrejtë dhe në mënyra tjera ka harxhuar 18 milion euro. Zonë gri mbeten edhe reklamat e ndërmarrjeve publike ose nga komunat deri te të gjithë mediumet të cilat në opinion shpesh thirren si proqeveritare.

***

Për shkak të argumenteve të dhëna më lartë, është e qartë se deklarata e Gruevskit ku aludon se 90-95 përqind e organizatave joqeveritare janë të financuara nga Sorosi ose nga shtetet e tjera dhe fonde të cilat ai ka ndikim, si dhe bëhet fjalë për monopol përmes të cilit kryhet indoktrinim i njerëzve, padyshim se është shtrembërim i të vërtetës ose SPIN.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.