Kundërspin: Trajko Vejlanovski me përkufizim hipokrit për interesin kombëtar
Точно е, како што вели Вељановски, дека ќе се избира помеѓу концепт кој обезбедува сигурност и заштита на највисоките национални интереси и концепт кој води кон разградување на државата. Само уште да дефинира точно, што се највисоки национални интереси, а што е лицемерие кое се затскрива зад нив
Është e vërtetë, siç thotë Veljanovki, se do të zgjidhet mes konceptit i cili ofron siguri dhe mbrojtje të interesave më të larta kombëtare dhe koncept i cili çon kah shkatërrimi i shtetit. Vetëm edhe përkufizohet saktë, se cilat janë interesat më të larta kombëtare, dhe cila është ajo hipokrizi e cila fshihet pas tyre
Shkruan: Teofil Bllazhevski
Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovskit në konferencën për shtyp të mbajtur me 23.11.2016 në partinë e tij amë VMRO DPMNE, dha deklaratën në vazhdim:
Spin: Qytetarët duhet të dinë se me 11 dhjetor vendosin mes Maqedonisë unitare dhe sovrane ose Maqedonisë dygjuhësore, të ndarë në kantone ose federata. Qytetarët duhet të dinë se me 11 dhjetor vendosin mes konceptit i cili ofron siguri dhe mbrojtje të interesave më të larta kombëtare dhe konceptit i cili çon kah shkatërrimi i shtetit për të cilin dhanë jetën mijëra, mijëra maqedonas.
[Burimi: Ueb-faqja e VMRO DPMNE-së, Data: 23.11.2016]
Kundërspin: Deklaratën e Trajko Veljanovskit, funksionar i lartë i VMRO DPMNE-së, dhe pjesë e listës së kandidatëve të partisë për zgjedhjet e 11 dhjetorit, me nënvlerësim të qartë të fakteve, konferencën për shtyp e përfundojë me spin të qartë rreth asaj se për çka do të votohet në zgjedhjet e ardhshme.
Së pari për pjesën nga deklarata e 11 dhjetorit do të votohet për Maqedoni të unifikuar ose dygjuhësore, Maqedoni të ndarë në federata. Trajko Veljanovski dhe kreu i partisë së tij nuk kanë fare argumente të forta që të vërtetojnë këtë spin, të cilin analistët më seriozë e kanë vlerësuar – që partie e tyre insistojë deri në fund të fushatës së këtyre zgjedhjeve, si, kartë e vetme me të cilën do të tentojnë të anulojnë temat tjera serioze. Në fakt, sepse as shfaqet e Zaevit të cilët thërrasin (rreth dygjuhësisë), aq më pak, programi politik të cilin e publikoi LSDM, nuk japin argumente të forta për vërtetim të pretendimit të Veljanovskit, veçanërisht, jo për ndarje të federatave të Maqedonisë. Lideri i opozitës, në deklaratat e tij deri më tani, përherë ka lënë nga ndonjë përkufizim, të cilën spinuesit e partisë në qeveri, si dhe të tjerët përreth tyre, çdo herë harrojnë kur spinojnë si në rastin kur u tha që nëse LSDM vjen në qeveri do të tradhtohen interesat kombëtare. Ky përkufizim është harruar edhe kur kanë spinuar për deklaratën e Zaevit në intervistën për TV NOVA dhe kur ka folur për mundësinë, të përsërisim, mundësinë e ndërrimit të Kushtetutës në Click plus në TV 21 edhe kur e kanë lëshuar atë pjesën në takim me diasporën shqiptare në Zvicër.
E vërtet është si në vazhdim: Zaev nuk ka thënë në mënyrë decide se do të përfshijë dygjuhësinë me ligj dhe me ndërrim të Kushtetutës, as nuk ka thënë në mënyrë decide se do të ndryshojë Kushtetutën, as më pak, për federalizmin. Atë që në të vërtetë ka thënë, mund të përkufizohet në atë se gjuha nuk duhet që të jetë pengesë për t’u kuptuar dhe se me marrëveshjen kornizë është e mundur, dhe nëse ka vullnet të mirë, gjithkush në mesin kurjeton të përdor gjuhën e vet amtare, e cila nuk duhet të paraqet pengesë për realizim të të drejtave qytetare para institucioneve. Por, edhe kjo është mjaftueshëm dhe rëndësishme për spinime.
Ndërsa, se është spinim i pastër, e vërteton edhe fakti se Trajko Veljanovski dhe të gjithë funksionarët e asaj partie, përfshirë këtu edhe Nikolla Gruevskin, që nuk e hapën gojën për “volej topin” të cilin jua hodhi mbrëmë BDI, duke publikuar se shtylla kryesore në programin e tyre për këto zgjedhjet është që të bëhet ligji për dygjuhësi në të gjithë territorin e RM-së. BDI është partner koalicioni i VMRO DPMNE-së, ka paraqitje të mira që përsëri të marr më shumë deputet mes trupit votues shqiptar, edhe pse më pak se zgjedhjet e kaluara por është e qartë se do të jetë partner i ardhshëm koalicioni me fituesin në bollokun maqedonas. Prej këtu, përse Veljanovski dhe VMRO DPMNE heshtin për këtë paraqitje të BDI-së, e cila deri më tani nuk është e para, por këtë për herë të fundit e bën edhe në fund të vitit 2015, dhe vazhdojnë të insistojnë me spinim edhe pas deklaratës së mbrëmshme e cila ish mjaftë e qartë se Zaev nuk do të ndryshojë Kushtetutën? Përgjigja shtrihet në pjesën e dytë të spinit të Trajko Veljanovskit:
Qytetarët duhet të dinë se me 11 dhjetor do të vendosin mes konceptit i cili ofron siguri dhe mbrojtje të interesave të larta shtetërore dhe koncept i cili çon kah avaria e shtetit…
KORRUPSIONI DHE PËRGJIMET – INTERES KOMBËTAR?!
Lënë anash të gjithë lojërat rreth mbrojtjes së interesave nacionale të VMRO DPMNE-së, PDSH-së dhe BDI-së në dhjetë vitet e fundit, përfshirë këtu edhe ata të tipit: “Thaçi Vojvoda” (2006-2007, “Emrin nuk e japim – përveç se në Bukuresht për NATO”(2008), “Raste e Hagës duhet të përfundojnë në gjyq – vetëm nëse Kuvendi nuk e protokollon autentike”, “Pensionet për veteranët e UÇK-së – por jo të kuptohet nga wikileaks”(2011) “Kalanë nuk e japim” (2014), “Lagjen e Trimave në Kumanovë e mbrojtëm nga terroristët”(2015), “Kryqin në Butel nuk e japim por as nuk e ndërtojmë” (2016), e kështu me radhë.
Këto lloj skenare, tashmë janë të qarta për votuesin mesatar të arsimuar, por po bëhen të qarta edhe për votuesit e pa arsimuar Votuesit kanë mësuar që nga “regjia” e “Bitpazarit” (1992), ku me praktikë të qeverisë së fortë fshihej kontrabanda me cigare e organizuar nga e njëjta qeveri; përmes “Mbrojtjes së flamurit në Tetovë dhe Gostivar” në vitin 1997, ku me policinë dhe ushtrinë u fshehë devalvimi i denarit dhe pasojat e TAT, ndërsa më së shumti përmes konfliktit ushtarak të pakuptimtë të 2001, i cili me vete solli tragjedi te të gjithë qytetarët e Maqedonisë, kur u përpunuar skenarë të ndryshëm të huaj, përderisa problemet e vërteta të qytetarëve mundeshin të zgjidhen pa përdorimin e armëve.
VOTUESI MESTAR PËRGJATË DY DEKADAVE U BË MË I DITUR
Votuesi mestar në Republikën e Maqedonisë, ngadalë, për këto dy dekada e gjysmë ka mësuar interesat e vërteta kombëtare, përmes elitës politike, me përdorimin e mallrave të lirë në pazarin e zi, që të mund të fshihet tradhtia e po të njëjtave interesa kombëtare. Cilët janë interesat kombëtare?
A gjendet mbrojtja e interesave në anëtarësimin më të shpejtë në Unionin Evropian, përmes plotësimit të të gjitha standardeve në kuptimin ekonomik dhe demokratik? Se ku është Maqedonia sot në raport me UE-në, tregoi raporti i fundit i Komisionit Evropian..
A është mbrojtje e interesave kombëtar që të blihen pensionistët me përfitime të ndryshme, kur nga të gjitha anët, para së gjithash, nga burime të njohura, vinë paralajmërimet se bëhet fjalë për blerjen e një prej fondeve më kryesore në vend dhe me atë edhe blerja e sigurisë së gjeneratave para nesh. A është ky interes i vërtet kombëtar?
A është ndërtimi i Shkupit 2014-16-18 mbrojtja e vërtetë e interesave të vërteta kombëtare, ku janë harxhuar 700 milion euro pa kontroll te qytetarët, para se të pyeten njerëzit me referendum, me një numër të madh të induksioneve për korrupsion të lartë përgjatë ndërtimit. A është për shembull, në këtë kontekst ndërtimi i Ndërmarrjes publike ujësjellësi dhe kanalizimi në Shkup, e cila ende nuk ka mbaruar, ndërsa kushton 22 milion euro, interes i vërtet kombëtar?
Me mbrojtjen e vërtetë të interesave kombëtare a nënkupton partizimi i shtetit deri në atë shkallë saqë gjeneratat e reja gjithmonë e më shumë shpërngulen në vendet e huaja, duke kërkuar të ardhmen e vet dhe prosperitetin?
Me mbrojtjen e interesave kombëtar a nënkuptohet krijimi i kushteve për mos transparencë dhe qeveri të papërgjegjshme me parat publike, deri në atë shkallë që do të krijohen kushtet për errësirën mediatike, blerjen e mediumeve dhe shkatërrimin e të tjerëve, deri në atë shkallë saqë të ju vlerësojnë si vend jo i lirë në raport me të drejtat themelore të të shprehurit dhe të qenurit i informuar?
Me mbrojtje të interesave kombëtare a nënkuptohet shantazhimi dhe manipulimi i njerëzve se për kë dhe si të japin votën e tyre përgjatë zgjedhjeve? Përgjatë asaj, të shtojmë edhe grupet e pakicave?
A është mbrojtja e interesave kombëtare të përgjoni në mënyrë të paligjshme si objektiv rreth 6.000, ndërsa në mënyrë jo të drejtpërdrejtë 20.000 qytetarë në vendin e vet me vite, me qëllime të qarta dhe tregues të fortë për realizimin e kontrollit të “gjithçkaje që lëviz” në shtet, dhe me tregues të qartë për biznes interesat personale?
….
Republika e Maqedonisë që moti është në krizë politike për shkak të qeverisjes së keqe, para të gjithave, të elitës qeverisëse më së paku 8 vitet të fundit, në 4 prej të cilave, më intensivisht. Daljen nga kjo krizë, me ndihmën e përfaqësuesve ndërkombëtar, katër partive më të mëdha politike e e arritën përmes pranimit të Reformave urgjente me prioritet, prej të cilave nuk ka as “R”, si dhe përmes zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, për të cilat pas marrëveshjes së korrikut në vitin 2016 u vërtetua se do të mbahen me 11 dhjetor.
Nisur nga këto fakte, deklaratën e Trajko Veljanovskit se me 11 dhjetor do të zgjidhet mes Maqedonisë së unifikuar dhe sovrane ose Maqedonisë dygjuhësore, të ndarë në kantone dhe federata, e cilësojmë padyshim si spin politik. Është e saktë, siç thuhet, se do të zgjidhet mes konceptit i cili ofron siguri dhe mbrojtje të interesave më të larta kombëtare dhe konceptit i cili çon kah avaria e shtetit. Vetëm edhe të definohet saktë, se cilët janë interesant më të larta shtetërore dhe hipokrizia që fshihet pas tyre.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari