Kundërspin: Targeti i PSP-së nuk është VMRO-DPMNE, por krimet e individëve në majën e partisë
Не се работи за политичка пресметка со неистомисленици, туку за гонење криминал и потрага по правда и правичност. СЈО бара одговорност од оние кои се огрешиле од законот, кои аздисале во трошењето со државните пари, но и од оние кои ја користеле моќта за да се поигруваат со човечки судбини (како случајот „Тортура“ со Љубе Бошкоски)
Nuk bëhet fjalë për hakmarrje politik kundër personave që nuk mendojnë njëjtë, por për përndjekje të krimit dhe kërkim të drejtësisë dhe të drejtës. PSP kërkon përgjegjësi nga ato të cilët kanë vepruar në kundërshtim me ligjit, të cilët janë hasdisur në harxhimin e parave shtetërore, por edhe prej atyre të cilët e kanë shfrytëzuar fuqinë të luajnë me fatet e njerëzve (si rasti “Tortura” me Ljube Boxhkoskin)
Shkruan: Olivera Vojnovska
Lideri i VMRO-DPMNE-së. Nikolla Gruevski, në konferencë për shtyp të thirru atëherë kur PSP zbardhi që janë ngritur 17 akuza të reja kundër një numri të madh të funksionarëve të lartë partiak dhe ish funksionarë shtetëror nga radhët e VMRO-DPMNE-së, përfshirë edhe vet Gruevskin, dha deklaratën e cila paraqet spin politik.
Spin: VMRO-DPMNE është e sulmuar. Si asnjëherë deri më tani në Republikën e Maqedonisë, por edhe në gjithë Evropën, nuk ka ndodhur një përndjekje e tillë klasike të kundërshtarëve politik. Mijëra njerëz të cilët janë pjesë e organeve ose mbështetësve të VMRO-DPMNE-së janë përndjekur me qëllim që partia të shkatërrohet ose të shfuqizohet. Bëhet fjalë për proces politik, dhe jo juridik. PSP ka kohë që ka humbur paanësinë dhe kredibilitetin më punën e vet dhe u bë instrument për përndjekje politike, PSP nuk është prokurori, PSP është zyrë e LSDM-së. Treguesi më i madh për këtë është proces politik i cili ka për qëllim që të merr vendime pa fakte ligjore. Procesi është politik dhe jo ligjor. Një proces i këtillë politik duhet që të përfundojë me politikë, dhe jo me qëllim ligjor. Qëllimi është VMRO-DPMNE, qëllimi është thyerja e VMRO-së, eliminim politik dhe vendosja nën kontroll për qëllime më të mëdha politike të cilat janë të nevojshme për atë i cili e krijoi këtë proces. Targeti është VMRO, të gjithë rastet kundër VMRO-së, shkelje të VMRO-së për dobësim të Maqedonisë…(prej minutës 0.12 deri në minutën 1.57 të videos) këtu është e qartë se nuk është në pyetje vetëm Nikolla Gruevski, por në pyetje është edhe ideja për Maqedoninë, e fortë, e fuqishme dhe e pavarur të cilën duan që t’a thyejnë dhe janë të gatshëm për gjithçka për ta bërë këtë…(prej minutës 5.05 deri në minutën 5.18 të videos)
[Burimi: ueb faqja e VMRO-DPMNE-së: Targeti është VMRO, që të dobësohet Maqedonia, nuk do të na e thyejnë; Data: 29.06.2017]
Kundërspin: Ish kryeministri, Nikolla Gruevski, shtrembëron të vërtetën që në fillim të daljes, kunë fjalinë e parë thotë:
„VMRO-DPMNE është e sulmuar“!
Jo, nuk është e sulmuar VMRO-DPMNE. Nuk është e saktë se VMRO-DPMNE është targeti. Nuk bëhet përndjekje e kundërshtarëve politik. Aq më pak, qëllimi nuk është që të shkatërrohet partia, që të dobësohet Maqedonia! Nuk është fare në pyetje ideologjia politike e VMRO-DPMNE-së, ashtu siç dëshiron që ta prezantojë Gruevski duke u identifikuar jo vetëm me partinë, por edhe me shtetin. Këtu bëhet fjalë për diçka krejtësisht tjetër, për aktakuza për krime të kryera. Kjo është dhimbja e Gruevskit. Deklarata e tij është provokuar nga konferenca për shtyp të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) (të mbajtur në të njëjtën ditë), në të cilën gishti është drejtuar konkretisht kah personat në maje të VMRO-DPMNE-së. PSP publikoi se ka ngritur 17 aktakuza në të cilën përfshihen 94 persona fizik dhe 7 persona ligjor, për të cilët pretendon se ka fakte se kanë kryer seri të veprave penale dhe kërkon paraburgim për figurat udhëheqës në VMRO-DPMNE: Gruevskin, drejtorin e mëparshëm të DSK-së, Sasho Mijallkov, për ish ministrat Mile Janakieski, Gordana Jankulloska dhe Elizabeta Kançeska-Milevska. Do me thënë, sipas PSP-së, individ nga udhëheqësia më e lartë në partinë VMRO-DPMNE kanë keqpërdorur fuqinë si dhe pozicionet të cilët i kanë pasur, kanë shkelu Kushtetutën dhe ligjet, kanë kryer vepra penale serioze dhe personalisht janë pasuruar në llogari të buxhetit shtetëror, gjegjësisht me paratë e qytetarëve. Ashtu që, nuk bëhet fjalë për llogari personale me persona që nuk mendojnë njëjtë, por për ndjekje të krimit dhe kërkim të drejtësisë dhe të drejtës. PSP kërkon përgjegjësi nga ato persona të cilët kanë shkelur ligjin, të cilët janë hasdisur me harxhimin e parave shtetërore, por edhe prej atyre të cilët e kanë shfrytëzuar fuqinë që të luajnë me fatet e njerëzve (rasti “Tortura” me Ljube Boshkoski). Zemërimi, siç thotë Gruevski, nuk është për shkak të asaj se plotë 11 vite kanë qenë në mbrojtje të shtetit dhe të interesave kombëtare të Maqedonisë:
ju rezistuam shumë shtypjeve dhe kërcënimeve me ermin e shtetit, emrin e kombit dhe gjuhës, me identitetin e popullit maqedonas. ju rezistuam mospranimit të nënshkrimit të dëmtimeve të ndryshme të popullit tonë ose përsëri zbatimin e platformave të vendeve të huaja, luftuam për unitaritetin e shtetit tonë, luftuam që të mbajmë shtetin siç dëshiron populli, dhe jo siç dëshirojnë të tjerët. Dikush tjetër nuk ka pranuar ndryshe, dhe nuk ka ditur si t’a nxjerr para VMRO-DPMNE-së së fortë dhe të fuqishme me mbi 170.000 anëtarë dhe 455.000 votues, tha Grievski. (prej minutës 2,50 të videos)
Të lejmë anash tezat që vendi ka qenë i sulmuar, se janë rrezikuar interesat kombëtare, gjuha, emri…, zemërimi është në atë se, disa, sipas PSP-së, kanë marrë pjesë në krime. Prandaj, Gruevski tashmë shumë kohë dëshiron që imponojë perceptimin se kryhet përndjekje politike dhe shfrytëzon partinë (VMRO-DPMNE-në) si maskë, prandaj, të mos gënjehemi, nuk është në pyetje “politika klasike dhe konstruksione antimaqedonas”, por bëhet fjalë për individë të cilët janë të rënduar me krimi dhe do t’ju caktohet dënim me burg, por në tentim për të shpëtuar lëkurën u nxit tregimi i “rrugaçëve të LSDM-së” të cilët, dëshirojnë, “që të sulmojnë një gjenerate” të VMRO-DPMNE-së. Përsëri, në fund, gjykata prej fillimit do të duhet që të del dhe të merr vendim në një procedurë ligjore të pandikuar politikisht.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari