Kundërspin: “Skenari maqedonas” për Serbinë dhe “bota serbe” për Maqedoninë?

Qeveria në Serbi dhe megafonët e saj mediatik, të përballur me një sërë aferash me pasoja tragjike, po rrotullojnë një gjoja “skenar maqedonas”, duke ndërtuar një narrativë që është shumë e ngjashme me propagandën ruse: faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë duan të ndryshojnë qeverinë “sovrane” për ta shqyer dhe plaçkitur tokën

 

Shkruan: Stojan Sinadinov

Protestat e reja të opozitës në Serbi kanë aktivizuar mantrën e vjetër të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për ekzistencën e një gjoja “skenari maqedonas” që duhet të shkatërrojë sistemin e tij. Duke thënë se ka parë videot nga Gjeorgjia, ku një fëmijë 7-vjeçar hedh objekte ndaj policisë gjatë protestave aktuale antiqeveritare në këtë vend, Vuçiq tha:

Spin: Kush e postoi atë, ku janë prindërit e tij? Fillimisht u raportua nga mediat perëndimore, ata që mbështesin demonstratat në Gjeorgji dhe më pas nga kanalet Telegram. Pse dikush mburret me pjesëmarrjen e një djali 7 vjeçar. Mendoni se është gjeniale që i lyen me ngjyrë të kuqe pllakat , të cilat nuk do të mund të pastrohen plotësisht? Mendoni se ishte ideja e tyre? Gjeni pamje nga viti 2016, i njëjti skenar në Maqedoninë e Veriut. Pikërisht në të njëjtën mënyrë kanë lyer sheshin kryesor në Shkup. Shefi dhe sponsori ishin gjithmonë të njëjtë, dhe viktima ishin popujt mbi të cilët u kryen revolucione me ngjyra. Kjo nuk do të ndodhë në Serbi, të jeni të sigurt.

[Burimi: B92 Vuçiq: Skenari maqedonas nuk do të ndodhë në Serbi – data: 03.12.2024]

 

Kundërspin: Në deklaratën e presidentit serb Vuçiq, shihen disa spine. Si një mjeshtër i dëshmuar në atë sferë, duke shfrytëzuar mbajtjen e Samitit të sigurisë së Serbisë me vendet afrikane në Beograd, Vuçiq përsëri po përdor frikësimin e qytetarëve serbë me një “skenar maqedonas” – këtë herë të përmirësuar me skenarin “gjeorgjian” dhe “ukrainas”, për të defokusuar pakënaqësinë publike nga tragjedia pas rënies së tendës së stacionit të trenit në Novi Sad një muaj më parë dhe gjatë rrugës nga shpërthimi i diskutueshëm i kanali Ibër-Lepenec në Kosovë, i cili edhe një herë i acaroi deri në ekstrem marrëdhëniet serbo-shqiptare.

Mediat e kontrolluara nga regjimi i Vuçiqit po e shfrytëzojnë të sinkronizuar këto ditë temën e gjoja “skenari maqedonas” për rrëzimin e qeverisë së tij. Përdorimi i termit “revolucion me ngjyra” për ngjarjet e njohura në Maqedoni që nga viti 2016 – kur pakënaqësia me regjimin e Nikola Gruevskit dhe VMRO-DPMNE shpërtheu pas publikimit të bisedave të përgjuara gjatë protestave masive të “Revolucionit me ngjyra”, mediat serbe nën kontrollin e Vuçiqit “në fluturim” kapën tezën e një revolucioni të importuar dhe vazhduan ta përhapin atë në mënyrë të njohur.

Kështu, e njëjta media B92, që po e përdorim si burim të këtij spin me këtë rast, e “ilustron” tezën e Vuçiqit për një “skenar maqedonas” me një tekst me të cilin ai dëshiron të trembë qytetarët serbë se do të përfundojnë si maqedonasit:

“Revolucioni laraman” maqedonas i vitit 2016 çoi në djegien e flamujve maqedonas në të gjithë Maqedoninë e Veriut sot, pasi vendi nuk është rikuperuar kurrë nga ai dëm, pretendon B92. 

Në të njëjtën kohë, shfaqet “grushti” i Vuçiqit, zyrtari i besuar i tij Aleksandar Vulin (ndër të tjera ish-ministër i Mbrojtjes dhe drejtor i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë; i konsideruar edhe një lloj “oficeri ndërlidhës” me Rusinë e Putinit), me narrativën se protestat e opozitës janë një shembull tekstual i “revolucioneve laramane”:

Opozita në Serbi po tenton të përsërisë skenarin maqedonas, ngjarjet në Novi Sad janë kopje e modelit maqedonas. Maqedonasit i lyen sheshet për ndonjë arsye të tyren, ky komb sot për të vetën. U kopjuan edhe modele nga Bjellorusia dhe Hong Kongu. Është një shembull teksti shkollor i një revolucioni laraman. Opozita nuk doli me të, por u trajnua dhe u udhëzua saktësisht nga ata që po bënin revolucione me ngjyra në të gjithë botën, pohon Vulin. 

Pretendimet e tij pasohen nga të njëjtat mendime të “korit të analistëve serbë”, të cilët forcojnë narrativën për “skenarin maqedonas” të destinuar për Serbinë.

Ngjyrosja e sheshit Sloboda në Novi Sad me ngjyrën e gjakut nuk është asgjë e re, as nuk është diçka e shpikur vetëm nga opozita serbe dhe aktivistët e saj për të treguar se gjaku është derdhur për shkak të dikujt. Në fakt është vetëm një kopje e revolucionit laraman maqedonase të vitit 2016, kur opozita e tyre përdori metoda identike në përpjekjet e tyre për të rrëzuar qeverinë e atëhershme. Gjegjësisht, tetë vjet më parë në Shkup, opozita në Maqedoni nisi të ashtuquajturin revolucion laraman, gjegjësisht protesta kundër qeverisë së atëhershme dhe aferës “përgjime”, thuhet në tekstin e “Kurir” serb. 

Në tekst është vendosur deklarata e korrespodentit të “Politikos” së Beogradit nga Shkupi, Zheljko Shajn, i cili vlerëson se performanca e opozitës në Serbi është identike me skenarin që ndodhi në Maqedoni.

Është thjesht çështje stili në një moment të caktuar, pra çfarë përdoret si justifikim në një vend. Në fund të fundit, Maqedonia ndryshoi emrin dhe u bashkua me NATO-n, ndërsa është ende larg anëtarësimit në BE, që ishte prioritet. Ka edhe një moment tjetër: fundi i luftës në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme po afrohet, kështu që momentet e ndarjeve globale përdoren edhe në rastet e problemeve të brendshme në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, tha Schein për Kurir. 

 

Analisti politik Dejan Miletiq pohon në të njëjtin tekst se protesta të tilla nuk ka pasur vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në të gjithë vendet e Evropës Juglindore, si Gjeorgjia, Ukraina, Rumania… Natyrisht, famëkeqi “Informer” nuk ka munguar t’i vijojë këto narrativa me pretendimet e analistit të tij se Serbia kërcënohej nga një skenar “maqedonas” dhe një “ukrainas”: i pari për rrëzimin e qeverisë dhe e dyta për ndarjen e vendit.

Këto narrativa janë produkt i propagandës proruse, të cilat u tregtuan edhe në vendin tonë, siç shkruante “Vërtetmatësi” në analizën e publikuar në fillim të vitit 2022. Analisti i medias Zharko Trajanovski më pas theksoi se propaganda ruse gjatë krizës politike maqedonase (2015-2017) përdorte shprehjet “Skenari ukrainas”, “revolucioni me ngjyrë” dhe “Maidani maqedonas” si pjesë integrale e mesazheve kryesore propagandistike të një strategjie komunikimi, e cila u realizua në disa kanale propagandistike në vitin 2015.

Termi “revolucione laramane” ka qenë një pjesë integrale e komunikimeve zyrtare të Kremlinit, veçanërisht që nga ngjarjet në Ukrainë të njohura si “Revolucioni Portokalli” i 2004 dhe “Euromaidan“-i i vitit 2012. 

Nga atje, nuk është rastësi që narrativat aktuale për gjoja “skenarin maqedonas, për të cilin kolumnisti i “Danasit” serb, Nemanja Rujeviq me ironi thotë se ishte pak i neglizhuar:

Një “skenar” është neglizhuar padrejtësisht vitet e fundit – ai maqedonas. Për ata që kujtojnë më pak, në fund të vitit 2016 opozita maqedonase mposhti përfundimisht kleptokratin e plotfuqishëm Nikola Gruevski, ai që ndërtoi një Shkup më të bukur dhe më të vjetër. Kishte gjak në Parlament ato ditë sepse asnjë pushtetarë, rënia e të cilit nga pushteti do ta dërgoj në burg, nuk është gati të largohet pa gjak.

Ky dhe “skenari maqedonas” – meqë ra fjala, origjinali ynë ishte i mbushur me dezinformata të shumta se është sponsorizuar nga Fondacioni Soros në Maqedoni, dhee është pjesë e një spektri më të gjerë të propagandës ruse të përhapur në rajon, siç tregohet nga ky shembull me skenarin “maqedonas” të destinuar për Malin e Zi.

Por nëse shikojmë promotorët e saj, vijmë te strategjia gjeopolitike e asaj që quhet “bota serbe”. Është “burri rus në oborrin e Vuçiqit”, Aleksandar Vulin, i cili shquhet si figura e parë e lartë politike në Serbi (në atë kohë ministër i Mbrojtjes) e cila promovon idenë e “botës serbe” nën udhëheqjen, natyrisht, të Vuçiqit:

Akuza e fundit në mediat boshnjake dhe malazeze është se Vuçiq po krijon një “botë serbe”. Besoj dhe shpresoj që akuza është e vërtetë, Vuçiq duhet të krijojë botën serbe. Beogradi duhet t’i mbledhë të gjithë serbët brenda dhe rreth tij dhe presidenti i Serbisë është presidenti i të gjithë serbëve, tha Vulin në vitin 2020, megjithëse ka spekulime serioze se Vuçiq është personalisht pas kësaj ideje, gjë që nuk është e pabesueshme duke marrë parasysh orekset e tij politike. 

Vendet e rajonit i shmangen “botës serbe”një ide politike nga mesi i shekullit të 19-të, pasi Serbia fitoi autonominë në kuadër të Perandorisë Osmane – sepse ajo përfaqëson një kërcënim për sovranitetin e tyre, meqenëse – Bashkimi serb do të thithte edhe kombe të tjera. Do të tingëllonte ironike nëse nuk do të ishte shqetësuese që pothuajse në sinkron me akuzat për një “skenar maqedonas” në Serbi janë paralajmërimet për ndikimin e “botës serbe” në zonat e përziera etnike në Maqedoni, siç është qyteti i Kumanovës, ku djegia e fundit e dy makinave krijoi një skenë për sherre të ndërsjella në kampusin politik shqiptar.

Megjithatë, qeveria në Serbi dhe megafonët e saj mediatikë, të përballur me një sërë aferash me pasoja tragjike, po spinojnë një gjoja “skenar maqedonas”, duke ndërtuar një narrativë që është shumë e ngjashme me propagandën ruse: faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë duan të ndryshojnë qeverinë “sovrane” për të copëtuar dhe plaçkitur vendin.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.