Kundërspin: Rrymë nuk kishte në të gjithë Shkupin, jo vetëm në ndërtesën e Filarmonisë derisa fliste Mickoski

Pretendimi i VMRO-DPMNE-së se pushteti qëllimisht e ka fikur rrymën në objektin e Filarmonisë derisa Mickoski jepte llogari, me qëllim ta heshtin, më së paku duket qesharak. Në pasditen e 13 shkurtit, rryma është ndërprerë jo vetëm në objektin e Filarmonisë, por pothuajse në tërë Shkupin, por edhe në disa pjesë të Velesit dhe në disa vendbanime në Ovçe Pole. Kjo ka ndodhur për shkak të ndërprerjes së transmisionit nga TS Shkupi 4 drejt TS Bunarxhik dhe zjarrit në afërsi të stacionit të transformatorit, të cilin e kanë konfirmuar nga MEPSO dhe EVN. Pra, akuza e VMRO-DPMNE-së se ndërprerja e rrymës u bë nga pushteti, është rrotullim i së vërtetës dhe përpjekje e qartë për mbledhjen e pikëve të vogla politike.

 

Shkruan: Ana Anastasovska

 

Më 13 shkurt 2022, në orët e pasdites pothuajse i gjithë Shkupi mbeti pa energji elektrike. Me këtë rast me një deklaratë ka reaguar VMRO-DPMNE-ja opozitare, e cila e ka akuzuar qeverinë për humbje të qëllimshme të rrymës, derisa lideri i partisë Hristijan Mickoski jepte llogari për punët e kryera.

Spin: Pikërisht në momentet kur lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski jepte llogari për punën e bërë në njëqind ditët e para, në objektin e Filarmonisë së Maqedonisë u ndal rryma. Mickoski vazhdoi me fjalimin e tij edhe në kushtet e mungesës së energjisë elektrike. Qeveria e LSDM BDI-së duhet të përgjigjet dhe të mbajë përgjegjësi pse nuk ka rrymë? Kërkojmë përgjegjësi, sepse askush nuk guxon ta heshtë demokracinë, kumtuan nga VMRO-DPMNE.

[Burimi: Ueb-faqja zyrtare e VMRO-DPMNE-së; Data: 13.02.2022]

 

Kundërspin: Në akuzat që erdhën nga VMRO-DPMNE se qeveria e LSDM-së dhe BDI-së qëllimisht e kanë ndërprerë rrymën në momentin kur Mickoski raportonte për punën e bërë, vërehet spin. Arsyeja se pse pothuajse i gjithë Shkupi pasditen e së dielës (13 shkurt 2022) mbeti në errësirë, siç njoftuan autoritetet, është zjarri rreth nënstacionit MEPSO në Pinti.

Nga MEPSO njoftuan se shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike në territorin e pothuajse të gjithë Shkupit, pjesë të Velesit dhe disa vendbanime në Ovçe Poles, ka qenë ndërprerja e largpërçuesit nga TS Shkupi 4 drejt TS Bunarxhik dhe zjarri në afërsi të trafo-stacionit.

Këta dy faktorë kushtëzuan rënien e dy transformatorëve 400/110 kV, e me këtë edhe ndërprerjen e gjithë nënstacionit Shkupi 4 në vendbanimin Pintija, deklaruan nga MEPSO.

Nga kompania thanë se dispeçerët e “AD MEPSO” në kohën më të shpejtë të mundshme kanë vendosur tension në shumicën e vendbanimeve dhe aty është normalizuar furnizimi me energji elektrike.

Defektet janë izoluar dhe po punohet në eliminimin e tyre, informuan nga MEPSO.

Me informacione të ngjashme atë ditë dolën edhe nga EVN:

Nuk kemi informacion të plotë, vetëm se ka një shpërthim në rrjetin e tensionit të lartë 400 kilovat të MEPSO-s. Rrjeti i EVN-së nuk ka furnizim me energji elektrike, informuan nga kompania.

Prandaj, komunikata e VMRO-DPMNE-së se qeveria qëllimisht e ka fikur rrymën në objektin e Filarmonisë derisa Mickoski jepte llogari, me qëllim për ta heshtur, së paku duket qesharake. Në pasditen e 13 shkurtit, rryma është ndërprerë jo vetëm në objektin e Filarmonisë, por pothuajse në tërë Shkupin, por edhe në disa pjesë të Velesit dhe në disa vendbanime në Ovçe Pole. Kjo ka ndodhur për shkak të ndërprerjes së transmisionit nga TS Shkupi 4 drejt TS Bunarxhik dhe zjarrit në afërsi të stacionit të transformatorit, të cilin e kanë konfirmuar edhe nga MEPSO edhe nga EVN. Pra, akuza e VMRO-DPMNE-së se ndërprerja e rrymës është dirigjuar nga pushteti, është rrotullim i së vërtetës dhe përpjekje e qartë për mbledhjen e pikëve të vogla politike.

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.