Kundërspin: Reformat urgjente me prioritet nuk janë “prodhim fabrikash”

 

Deklarata e Osmanit për realizimin e planit mbi 90 përqind, gjegjësisht 100 përqind, është formale dhe parë tekstualisht, duke mos u marr parasysh të gjithë elementet – kualiteti, zbatimi, shfuqizimi i disa kërkesave të palëve të prekura…Del se 103 masa prej Planit janë perceptuar sikur të prodhoheshin në fabrikë, dhe prej këtu del edhe vlerësimi dhe përqindja për realizim, për të cilin flet Osmani

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Zëvendës kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, para disa ditësh (me 13.04.2018), doli në konferencë për shtyp me vlerësime mbi zbatimin e Planit 3-6-9, të cilën e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruar ose spin:

Spin: Nëse flasim me numra, edhe një herë, realizimi është mbi 90 përqind i planit, gjegjësisht të gjithë 103 masat të cilat ishin të parapara, vetëm dhjetë nuk janë realizuar, përkatësisht më pak se dhjetë, edhe pse do t`ju sqarojë se përse është ashtu (minuta e 6.27)

[Burimi: Qeveria e RM-së – Konferencë e zëvendës kryeministrit Bujar Osmani, data: 13.04.2017]

ARSYETIM:

Zëvendës kryeministri Bujar Osmani, i cili është emëruar edhe për procese eurointegruese, në konferencë për shtyp me të cilën edhe shënoi skadimin e afatit për zbatim të Planit 3-6-9, të ashtuquajtur si Plani për reforma urgjente me prioritet, vlerëson se ai është realizuar 100 përqind. Mbi 90 përqind duke parë në numra, por 100 përqind në thelb, sepse Maqedonia është e drejtuar kah rruga euro-atlantike…(minuta e 31.30 e konferencës), shprehet Osmani, edhe pse në fillim theksoi se është e vështirë të flitet me numra. Atë që pretendon Osmani është shtrembërim i të vërtetës, ose spin.

Nota për të vërtetën e shtrembëruar, ose spini nuk ka të bëj me rrugën euro-atlantike, sepse atë para disa muajsh e vërtetuan edhe anëtarët më të lartët të BE-së, dhe të NATO-së dhe faktorë të tjerë. Spinimi është në kuptimin e fjalës përmbushje e planit. Këtë çka e bën Osmani ndaj “fëmijës së tij” (ashtu siç ai e quajti Planin 3-6-9), është masë “jo pedagogjike, sepse në vend që të rrotullohet ka kualiteti, ka specifika e inkluizivitetit, sepse aj nuk ka qenë e njëjtë për çdo ligj dhe për çdo mas – ai sheh kuantitetin. Kështu, del se 103 masat e Planit perceptohet sikur krijohen në fabrika, andaj prej këtu del edhe vlerësimi dhe nota për realizim të cilët i thotë Osmani.

 

A ËSHTË STRATEGJIA PËR REFORMA NË RRUGË TË DUHUR?

Osmani për shembull përmendi Strategjinë për reforma në legjislacion, dokument kyç i cili cakton kornizën e reformave:

Do të thotë Strategjia për reforma në sektorin gjyqësor, afati ka qenë në dhjetor të vitit 2017, tashmë është miratuar, janë pranuar të gjithë propozimet dhe raportet prej Komisionit Evropian, prej Komisionit të Venecias dhe ai është dokumenti më voluminoz, i cili vërteton kornizën se si do të formohet gjyqësori në tre vitet në vazhdim… – thotë Osmani.

Do të ishte e bukur që, përkrah të gjithë lëvdatave për mundimet e mëdha për përfshirjen e procesit të reformave, Osmani të thotë se çfarë problem ka pasur në grupin për reforma i cili përgatiti këtë strategji, tha se ato profesorë dhe faktorët e tjerë të cilët lëshuan këtë grup vërtetuan se Strategjia ka qenë dokument i shkruar prej më parë rreth të cilit kanë pasur mendime të ndryshime, ndërsa vërejtjet nuk kanë qenë të pranuara..Ekspertët e përmendur të BE-së, Komisioni i Venecias ose marrëveshja me opozitën, nuk flasin për cilësi të lartë të vetë ligjit dhe për procesin.

Fundja, këtë e thotë edhe vet Osmani drejtpërdrejtë në deklaratën e tij në konferencë për shtyp, edhe pse ai e interpreton ndryshe:

Miratimi i Ligjit për ndihmesë ligjore pa pagesë…Ky ligj është përgatitur me ndihmën e ekspertëve të Bashkimit Evropian, të miratuar prej Qeverisë, megjithatë në procedurën e kuvendit, në diskutimin publik, doli se ka amendamente të mbi 53 përqind të anëtarëve të ligjit. Në pajtim me procedurat, kur ka amendament mbi 50 përqind prej tekstit të ligjit ai kthehet përsëri që të përpunohet…Ashtu që, kjo është në dobi të procesit demokratik në shtet se më nuk ka imponim të vendimeve nga ana e qeverisë…(minuta 7.55)

Është e padiskutueshme që kthimi i ligjit është i rëndësishëm dhe se pikërisht për shkak të këtij përfitimi në seancën publik është vlerësuar se ligji është i keq  dhe është kthyer që të rishkruhet. Ndërsa është përgatitur me ndihmën e ekspertëve të Bashkimit Evropian…

 

LIGJI PËR AOP A ËSHTË REFORMË E GARANTUAR

Në mënyrë të njëjtë është miratuar ligjit për AOP, agjencia e re për përgjime në shtet, e cila hynë në rendin e ligjeve kryesore reformuese. Jemi dëshmitar se një numër i konsiderueshëm i profesorëve dhe ekspertëve të tjerë, por edhe përfaqësues të sektorit joqeveritar, vazhdimisht tregojnë se ligji ka dobësi dhe se nuk duhet që të shpejtohet me miratimin e tij, sepse çështjet kryesore, siç është rregullimi ligjor i kufizimit kohorë të posedimit së të dhënave të qytetarëve ose kush dhe në çfarë mënyre do të mund të kontrollojë agjencinë e re ose ku do të jenë përgjuesit, etj, nuk janë rregulluar në mënyrën më të mirë ose nuk janë rregulluar fare me ligjin për AOP. Andaj, ashtu siç është, ligji ka kaluar filtrin në Bruksel dhe në marrëveshje me opozitën është miratuar në Kuvend. A do të thotë kjo se kemi bërë reforma në sektor a e kemi përmbushur planin? Natyrisht që jo, sepse përsëri flasim për thelbin.

Ose të përmendin Ligjin për ndryshime të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio vizuele (SHMAAV). Ky ligj është e vërtetë se është miratuar në konsultim të zgjeruar edhe më palët e prekura. Andaj, a është me të vërtetë ligj i mirë për reforma? Edhe vetë ministri Damjan Mançevski ka pranuar se nuk është ashtu, se ligji nuk është ideal, por se në këtë moment është arritur një shkallë e lartë e pajtueshmërisë me të gjithë të interesuarit. Kjo është e vërtetë, por kjo nuk do të thotë se do të jetë reformues, veçanërisht në pjesën e shërbimit radiodifuziv publik, ku nuk është pranuar kërkesa e SHGM-së dhe SSGM për ndarjen e buxhetit prej 1 përqind, me çka RTVM do të kishte para të mjaftueshme në kushte të shfuqizimit të taksës radiodifuzive. Ashtu që, edhe pse organizatat gazetareske pretendojnë se 90 përqind prej ndryshimeve ligjore të kërkuara janë pranuar, kjo masë, që mund të ishte kyçe për reforma në RTVM, veçanërisht nga aspekti i modernizimit dhe profesionalizmit nuk është realizuar, përkatësisht realizimi është i pjesshëm.

Këto tre-katër shembuj janë të mjaftueshëm për ilustrim të pretendimi se deklarata e Osmanit për zbatimin e planit mbi 90, gjegjësisht 100 përqind është vetëm formal dhe duke parë tekstualisht është edhe shtrembërim i të vërtetës, ose spin.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.