Kundërspin: Rasti Ejupi – Pyetja nëse respektohet ligji nuk mund të jetë shoviniste

Çështja e punësimit të Besmira Ejupit është çështje me interes të lartë publik. Dhe pikërisht për këtë, janë të papranueshme dy spinet që i shprehu kryeministri Kovaçevski për shovinizmin dhe ndarjen e vetëm të Komunës së Petrovecit. Sepse në të gjithë aferën bëhet fjalë vetëm nëse respektohen ligjet në vend dhe nëse institucionet udhëhiqen nga vizioni kryesor në Strategjinë “Një shoqëri për të gjithë”.

 

Shkruan: Теоfill Bllazhevski

 

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dha deklaratë në lidhje me rastin e Besmira Ejupit, në të cilën mund të vërehet spin:

Spin: Në këtë pyetje, unë shoh në vazhdimësi dhe nuk më pëlqen një dozë e lartë shovinizmi nga ana e opozitës. Sidomos për gratë. Ndodh vazhdimisht dhe nuk është mirë. Edhe ju e përdorni një shprehje “dikush është vendosur diku”, por unë këtë e konsideroj çështje thjesht administrative brenda Ministrisë së Jashtme, për të cilën ministri i Jashtëm mund t’ju japë më shumë detaje. Por duke kontrolluar, dhe ju gjithashtu mund të kontrolloni, se për personin për të cilin po pyesni – unë jam pyetur dy herë për të njëjtin person. E para ishte nëse ishte konsull, doli që nuk ishte, kështu edhe thashë. Megjithatë, ajo ishte e punësuar në një komunë për një periudhë të gjatë kohore udhëhiqej nga një kryetar i VMRO-DPMNE-së. Pra, duhet të kontrollohet nëse kjo është e vërtetë për të parë se cilat janë motivet e sulmeve të tilla.

[Burimi: TV Telma/Online – deklaratë e D. Kovaçevski, data: 05.09.2022]

 

Kundërpin: Në këtë deklaratë të Kovaçevskit, dhënë si përgjigje të pyetjes së një gazetari në konferencë për media në Qeveri, zbulohen së paku dy spine – spini për shovinizëm dhe spini për komunën në të cilën është punësuar Besmira Ejupi.

 

Kujtojmë, rasti i Ejupit doli në sipërfaqe në fillim të vitit, kur në opinion u përhap informacioni se ish-prezantuesja dhe drejtuesja në një televizion privat do të bëhej konsulli i ardhshëm i RMV-së në Konsullatën në Nju Jork, SHBA.

Spini i parë për shovinizmin është shtrembërim i së vërtetës, sepse afera aktuale për Ejupin dhe punësimin e saj në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila në momentin e shkrimit të këtij teksti ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, është promovuar nga VMRO-ja opozitare, e cila në fillim dha qartë njohuri se i intereson nëse është e vërtetë dhe kur dhe si ka ndodhur, dmth. nëse përmes konkursit, ose përmes ligjit dhe ngjashëm. Dhe këtë e kanë përsëritur në reagimin e tyre, pas deklaratës së kryeministrit. Pra, kur opozita, por edhe media dhe opinioni i gjerë sensibilizohen për çështjen e punësimit të dikujt, është më normale që përfaqësuesit zyrtarë të institucioneve, qoftë edhe kryeministri, të përgjigjen po aq saktë sa ata mundet, pa kualifikime apo përpjekje për t’iu përgjigjur asaj pyetjeje që i kanë bërë dhe i atribuojnë shovinizëm, duke përdorur disa raste nga e kaluara, ku veprimet dhe deklaratat e opozitës janë cilësuar si shovinizëm, mizogjini, cenim privatësie e të ngjashme (sulme ndaj ministrit të Mbrojtjes, për shembull).

Spini apo shtrembërim i dytë i së vërtetës nga kryeministri është kur në deklaratën për angazhimet e dikurshme të Ejupit veçon vetëm atë në Komunën e Petrovecit, ku kryetar është nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Mirëpo, kryeministri harron të thotë se afera me Ejupin nuk ka qenë vetëm se si është angazhuar ajo në Komunën e Petrovecit, por se si është angazhuar njëkohësisht edhe në tri komuna të tjera, ku kryetarët janë nga radhët e BDI-së – Çair, Saraj dhe Bërvenicë, ku kandidati aktual është edhe nga VMRO-DPMNE.

Pikërisht për këtë, për shkak të këtyre gjysmëdeklarimeve apo shtrembërimeve të së vërtetës, publikut, por edhe përfaqësuesve të institucioneve, duhet t’i kujtohet se pse çështja e Ejupit është çështje me interes të lartë publik.

 

KSHPK shumë qartë dhe në detaje i ka shprehur dyshimet për keqpërdorime

Siç thamë pas aferës në të cilën Ejupi u bë e njohur për publikun – se ishte planifikuar të ishte konsull në Nju Jork, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) hapi rast me iniciativë të tij. Pasi e hetoi për më shumë se një muaj, KSHPK vendosi ta mbyllë me iniciativë për ndjekje penale të personave të parë të pesë institucioneve – Prokurorisë së Shtetit (PS) dhe kryetarët e katër komunave, Saraj, Çair, Petrovec dhe Bërvenicë. Vendimi është marrë në seancën e Komisionit të datës 01.06.2022 dhe nëse e lexoni në detaje do të bëhet e qartë pse Komisioni ka vendosur që këtë çështje ta dërgojë për hetime të mëtejshme dhe me propozim për ndjekje penale në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP), për shkak të dyshimeve të bazuara për vepër penale nga neni 353-c (paragrafi 5) i Kodit Penal “punë e papërgjegjshme në detyrën zyrtare”.

Është keqpërdorim klasik i kompetencave që kanë pasur Avokati i Popullit dhe kryetarët e katër komunave, pasi e kanë angazhuar Besmira Ejupin për kryerjen e detyrave të punës që në AP korrespondojnë me pozitën e këshilltares për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në departamentin për punët e përgjithshme dhe të përbashkëta, ndërsa në kontratat që ka shqyrtuar KSHPK janë gjetur përshkrime të detyrave të njëjta ose të ngjashme në disa nga komunat.

Por përveç kësaj, përveç Besmirës, ​​për punë të njëjta apo të ngjashme janë punësuar edhe dy persona të tjerë, motra e saj Fatime Ejupi dhe vajza e Sekretarit të Përgjithshëm e Avokatit të Popullit, Andrjana Slivkovska, me çka, Fatime përveç në Avokatin e Popullit është punësuar edhe në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Angazhimet kanë ndodhur nga viti 2020, 2021 dhe 2022, ku mediat, sipas burimeve të informacionit publik (financat e hapura), kanë arritur t’i numërojnë 39 transaksione vetëm Besmira Ejupit me më shumë se 12 mijë euro. Në vendimin e KSHPK-së ka edhe shumë sqarime të tjera, por kjo shpjegohet shkurt.

 

Pse çështja për Ejupin është me interes të lartë publik?

Kur bëhet fjalë për rastin e Ejupit, duhet të merret parasysh edhe një vendim i KSHPK-së, i cili e bën më të qartë se pse kjo çështje është me interes të lartë publik. Domethënë, ky nuk është rasti i parë i angazhimit të bashkëpunëtorëve me honorarë për pozitat e punës që duhet të kryhen nga punonjësit sipas sistematizimit ose aspak nuk ekzistojnë (si te AP dhe disa komuna ku është punësuar Besmira Ejupi). Në të njëjtën seancë të datës 1 qershor, KSHPK mori vendim për inicimin e iniciativës pranë PTHP-së për inicimin e procedimit penal ndaj dy sekretarëve të përgjithshëm të Qeverisë për periudhën 01.01.2017 deri më 30.10.2021, për shkak të anashkalimit të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjit për zyrtarët administrativë për punësimin e disa personave (fjala është për qindra persona) për kryerjen e detyrave të punës për nevojat e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë. Në të njëjtën kohë, KSHPK deklaroi se kjo praktikë ka filluar në vitin 2017 dhe se çdo vit përmes thirrjeve publike janë punësuar persona nga agjencitë private të punësimit ndërsa shuma e paguar ka qenë mbi 153 milionë denarë në total ose rreth 2,5 milionë euro.

Prandaj, Kovaçevski, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe të gjithë të tjerët që kanë ndonjë autoritet apo lidhje juridike me rastin e Besmira Ejupit, duhet ta dinë se pozita dhe opinioni nuk janë të interesuar për Ejupin për ndonjë shovinizëm, mizogjini apo teka, por për shkak të obligimit themelor të institucioneve – nëse respektohen apo jo ligjet dhe nëse institucionet sillen realisht sipas vizionit të shtetit të shkruar në Strategjinë “Një shoqëri për të gjithë”.

 

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.