Kundërspin: “Portieri” Bujar Osmani tregon se koncepti i BDI-së është një truk i vjetruar për të mbledhur vota

Një analizën e detajuar e deklaratave që mund të vlerësohen si spinime të Bujar Osmanit, i cili prezantoi programin e BDI-së në Kanal 5 në një intervistë, tregon se BDI në vend që të zotohet për një shtet unitar civil, zotohet për shtet joefikas binacional, me implikime dhe federalizëm, dhe me mundësinë që BDI të jetë vazhdimisht në qeveri, si dhe në institucione të tjera. Kjo si një ofertë politike e një partie është në rregull. Por kjo duhet të ju bëhet e qartë votuesve. Në fakt, koncepti i BDI-së është i vjetruar dhe oferta për kryeministër shqiptar është për vota

 

Shkruan: Teofil Blazevski

 

Në intervistë me Bujar Osmanin nga BDI në “Kanal 5” në emisionin “Samo intervju” (Vetëm Intervistë) me 02.07.2020, mund të detektohen disa spinime, të cilat sqarojnë fushatën e BDI-së dhe sqarojnë ofertën e tyre në zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen më 15 korrik:

Spin: Kryeministri nuk ka qenë kurrë shqiptar. Kjo do të thotë që ajo ruhet ekskluzivisht për një bashkësi etnike dhe nënshtrim për një komuniteti tjetër etnik ( 2.25 – Pjesa e Parë ).

 

Kundërspin: Së pari, nuk është e vërtetë se që nga viti 1991 deri më sot kryeministrat kanë qenë vetëm maqedonas. Për shembull, Hari Kostov edhe pse për kohë të shkurtë ka qenë kryeministër, por është vllah. Së dyti, sipas Kushtetutës, ku përfshihet edhe Marrëveshja kornizë e Ohrit, Kryeministër mund të jetë gjithkush në dy mënyra të përgjithshme – nëse ai ose partia e tij fiton 61 vende në parlament ose nëse arrihet një marrëveshje politike ndërmjet palëve që kanë deputetë dhe duan të hyjnë në një koalicion për të formuar një qeveri. Do të thotë se është e vërtetë, dhe, natyrisht, Naser Ziberi mund të bëhet kryeministër në të njëjtën mënyrë, ashtu siç mund të bëhen, për shembull, Muhamed Zeqiri ose Zijadin Sela kryeministër. Por është spin se ky funksion është i rezervuar ekskluzivisht për një bashkësi etnike ose që do të thotë nënshtrim për komunitetin tjetër etnik.

Spin: Ne besojmë se nëse një shqiptarë bëhet kryeministër tani, është një shenjë që RMV po bëhet një vend evropian në të cilin çdo qytetar në këtë vend ka të drejtën të udhëheqë, të zgjedhë dhe të zgjidhet… Unë dua të shpjegoj teorikisht, nacionalizmin, shovinizmin…të kërkoni që të jeni të barabartë nuk është një koncept nacionalist, sepse ju e keni prezantuar atë si të tillë, në këtë mënyrë, BDI i kthehet konceptit nacionalist. 4.09 – Pjesa e Parë )

Kundërspin: Kushtetuta e RMV-së: çdo kush ka të drejtë të zgjedh dhe të zgjidhet – një vlerë themelore. RMV është një vend evropian, si në aspektin e gjeografisë, si dhe për shkak të asaj që duke ushqyer vlera evropiane, do të fillojë negociatat e pranimit. Kjo, sigurisht, për shkak të respektimit të vlerave themelore të Kushtetutës dhe disa ligjeve që rregullojnë çështjet e rëndësishme për komunitetet në vend që nuk janë në shumicë.

ME KRYEMINISTRIN SHQIPTAR BDI PËRKUJDESET EDHE PËR BASHKËSITË E TJERA ETNIKE 

Spin: Unë po ju them se shqiptarët kanë një kandidat dhe pretendojnë edhe për votat e maqedonasve, dhe në veçanti për votat e bashkësive të tjera etnike, të cilat përmes kësaj shohin mundësinë që nesër kryeministri të jetë turk ose boshnjak ose serb… ( 3.03 – Pjesa e dytë )

Kundërspin: Argumentet se nuk ka nevojë për diçka të tillë (shqetësimi i BDI-së për shqiptarët dhe komunitetet e tjera më të vogla etnike)  është spin, në të paktën tre momente:

Së pari, qytetarët e këtij vendi, të cilët janë maqedonas, kryesisht votuan për Imer Selmanin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2009, sepse ata besuan në ato që po thoshte ai njeri.

Së dyti, qytetarët e këtij vendi, përfshirë një numër të madh të maqedonasve, votojnë / miratojnë koalicionin qeveritar në të cilin një ose më shumë parti shqiptare janë partneri koalicioni që nga viti 1994, dhe në të cilin, si ministra të emëruar, zëvendësministra dhe drejtorë të ndërmarrjeve publike janë edhe turq, boshnjakë, vlleh, serbë, romë, etj., të cilët kanë marr pjesë si partnerë të koalicionit të partive të mëdha para zgjedhjeve, qoftë maqedonase, qoftë shqiptare.

Dhe e treta: nëse Osmani dhe BDI kujdesen aq shumë për bashkësitë e tjera etnike që nuk janë maqedonas ose shqiptare, përse ligji për gjuhët në përmbajtje dhe praktik është vetëm për gjuhën shqipe dhe përse është bërë një organ për të kontrolluar zbatimin e tij në të cilin drejtori dhe të gjithë të punësuarit janë vetëm shqiptarët? Pse, nëse Osmani dhe BDI janë për konceptin qytetar të një shteti modern shumëkombësh evropian siç është RMV,dhe nuk kanë respekt për barazi ligjore dhe përdorimin e të gjitha gjuhëve që fliten në të gjithë territorin e RMV-së? E njëjta gjë do të zbatohej për himnin dhe studimin e detyrueshëm të të gjitha gjuhëve, dhe jo vetëm të gjuhës shqipe – çështje të potencuara në programin e BDI.

BDI ZOTËROHET SE NUK KA KONKURRENCË NË OFERTËN POLITIKE 

Spin: Ne për vite me radhë shqiptarëve, fraksioneve politike shqiptare, ju kemi bërë thirrje të bashkohen në një parti të madhe, sepse të gjithë partitë e opozitës shqiptare janë fraksione të partive të tyre amë, në mënyrë që shqiptarët të mos kenë më shumë se dy parti, një në qeveri dhe një në opozitë. ( 09.37 – Pjesa e Dytë ).

Kundërspin: Cili është ai shtet qytetar me vlera evropiane nëse Osmani dhe BDI kufizojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar, duke ua minimizuar atyre të drejtën për të zgjedhur në dy parti, qoftë trupit votues shqiptar, atij maqedonas, turk, vllah, serb, rom në RMV? Koncepti modern qytetar me vlera evropiane është moskufizimi dhe konkurrencë në të gjitha fushat, përfshirë edhe politikën. Një koncept modern dhe demokratik është një model zgjedhor me shanse të barabarta për zgjedhje për të gjitha subjektet politike ose kandidatët e pavarur për këshilltarë, kryetarë komune, deputetë ose për president të një vendi, dhe jo për një model të tillë zgjedhor, siç e kemi dhe që favorizon vetëm partitë e mëdha!

MARRËVESHJA ETNIKE E PËRZHINOS?!

Spin: Pesë angazhimet (e BDI-së). E para është shteti i të barabartëve dhe këtu hynë  vendimmarrja konsensuale në institucionet shtetërore, gjegjësisht shndërrimin e Marrëveshjes së Përzhinos në një marrëveshje etnike… mund ta paramendoni sa kemi nevojë ne si bashkësi e dytë etnike, siguri me nënshkrime etnike…Kjo praktikisht do të thotë dhjetëra institucione, zhvillimi i barabartë i të cilave varet prej dy udhëheqësve me një nënshkrim… ( 13.40 – Pjesa e Dytë )

Kundërspin: Marrëveshja Etnike e Përzhinos është përsëri diçka që përfshinë të gjithë qytetarët e RMV-së nga pjesëmarrja në qeveri. Kjo drejtpërdrejt çon në një shtet binacional autoritar në praktikë, në të cilin vetëm dy parti politike (sepse në Marrëveshjen e Përzhinos kishte 4, dy maqedonase dhe dy shqiptare), të cilat do të fitojnë shumicën dhe do të formojnë qeverinë, do të qeverisin në mënyrë të pakufizuar në të gjitha segmentet – Gjyqësorin, Parlamentin, Qeverinë…Kjo është përsëri në kundërshtim me Kushtetutën, sipas së cilës, përmes Marrëveshjes së Ohrit dhe parimit të shumicës së Batenderit, RMV është një shtet modern funksional evropian me vlera evropiane.

OSMANI PASKA QENË PORTIER NË VEND TË ZËVENDËSKRYEMINISTRIT!

Spin: Pyetni cili ka qenë pozicioni im në qeveri për këto tre vjet – fjalë për fjalë një portier. Çdo ditë duke u përpjekur të mos lejoj të kalojë asnjë informacion që do t’i dëmtojë bashkësitë etnik. Këtë e kuptoj, është instinkt. Gjëja e parë që ju mendoni është ata që ju thërrasin gjatë gjithë kohës, ata që ju bëjnë presion, ata të cilët ju keni premtuar. ( 15.15 – Pjesa e Dytë )

Kundërspin: Fakti që Osmani ka qenë në rolin e portierit vetëm tregon se nuk është kujdesur për të gjitha interesat e shtetit, por vetëm për përfaqësimin e drejtë të BDI-së në Qeveri dhe institucionet në administratën shtetërore. Mbi të gjitha “portieri” Osmani, sipas burimeve të besueshme në ministrinë e tij, shkoi aq larg sa të mbante vulën e ministrisë të mbyllur në zyrën e tij, në mënyrë që çdo dokument i nevojshëm për tu verifikuar ose arkivuar nuk mund të bëhej para se Osmani ta kontrollonte dhe ta vulos.

Por më e rëndësishmja, fakti që Osmani luajti rolin e portierit tregon që ai nuk u beson institucioneve shtetërore dhe ligjeve. Në demokracinë moderne evropiane dhe në një rezultat zgjedhor të garantuar me Kushtetutën e RMV-së, kur partnerët e koalicionit krijojnë një shumicë në Parlament dhe ndajnë pushtetin në të gjitha bazat, institucionet janë ato që duhet të kenë mbikëqyrje, ata duhet të jenë portierë, jo Osmani apo çdo individ tjetër.

PËRMES NACIONALITETI BDI KËRKON VOTËN 

Spini final: Gjëja më e dëmshme për këtë vend është de-etnizimi i skenës politike, sepse është tepër i parakohshëm, është i parakohshëm! Sepse ai koncept i de-etnizimit është i pa kanalizuar për të gjitha energjitë etnike, ato për të cilat unë po flas dhe po shoh, do të krijojë një imazh të rremë se gjithçka është në rregull, një vëllazëri dhe unitet i rremë siç ishte në Bosnje dhe Jugosllavi, në të cilën nuk ka njeri që të përballet me problemet e përditshme. Unë mendoj se gjëja më e shëndetshme për këtë vend është të grindemi çdo ditë në qeveri edhe në baza etnike. Dua që tre persona të jenë në atë komision, turqit të kërkojnë një dhe kështu ne mund të kanalizojmë energjinë etnike(Shënim: kjo u tha në fund të shfaqjes dhe nuk është në kanalin YouTube të Kanalit 5. Citati u regjistrua direkt nga emisioni – z. a.).

Kundërspin: Këto pikëpamje të Osmanit dhe BDI-së tregojnë se ata janë të përkushtuar për një model të vjetruar jodemokratik të shtetit, në të cilin “fiset” do të zgjedhin midis “tribunave të tyre fisnore”, por jo më shumë se dy për secilin “fis”, siç shpjegoi Osmani, se sa parti gjithsej duhet të ketë në bllokun shqiptar, dhe de fakto kjo vlen edhe për të tjerët. Në fakt, Osmani dhe BDI, megjithëse askund nuk e thonë me emrin e vërtetë, mbrojnë një koncept të vjetruar të një shteti unitar joefikase, i cili në praktikë do të funksionojë si binacionale dhe madje edhe me shtesa federale (nënshkrimet e lidhura me dhjetëra institucione janë vetëm një pjesë e provave, himni dhe studimi i detyrueshëm i gjuhës shqipe janë elementët e tjerë). Dhe e gjithë kjo është në rregull, por vetëm nëse votuesve ju bëhet e qartë, dhe jo të mashtrohen se bëhet fjalë për një kandidat mbipartiak për kryeministër, një punë që është mbi BDI-në, e rëndësishme për të gjithë shqiptarët dhe të cilën maqedonasit dhe bashkësitë e tjera etnike do duhet ta kishin mirëpritur dhe të kenë thënë “bravo” – BDI kujdeset për shtetin (Fjalët e Osmani në intervistë ).

Nga e gjithë kjo mund të shihet se, sidoqoftë, është çështje e rivendosjes së retorikës nacionale si adut kryesor në programin e BDI-së, e cila paraqitet si më e rëndësishmja në programin e tyre dhe që mbizotëron në publik, në mënyrë që të përmirësojnë rejtingun para elektoratit, të cilin filluan ta humbnin në zgjedhjet e vitit 2016, kur votuesit treguan se dëshironin konkurrencë dhe, kur kanë mjaftueshëm oferta, ata dinin të zgjedhin.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.