Kundërspin: Për VMRO-DPMNE-në zgjedhjet lokale janë mjet për zgjedhje të reja të përgjithshme
Премногу аргументи укажуваат дека токму ВМРО-ДПМНЕ сака да ги злоупотреби на некој начин локалните избори и преку нив да издејствува вонредни парламентарни. Оттука, тврдењата дека СДСМ калкулира со локалните се спин
Shumë argumente tregojnë se pikërisht VMRO-DPMNE dëshiron që të shfrytëzojë në ndonjë mënyrë edhe zgjedhjet lokale dhe përmes tyre të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Prej këtu, pretendimet se LSDM kalkulon me zgjedhjet lokale janë spine
Shkruan: Teofil Bllazhevski
Partia parlamentare opozitare VMRO-DPMNE me 15.05.2017 dha deklaratë për arsyet se përse nuk do të merr pjesë ne koordinimin e kryetarit të Parlamentit Talat Xhaferi rreth datës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, në të cilën ka shumë spine, por njëri është në veçanti më i theksuar:
Spin: LSDM aspak nuk kujdeset për nevojat dhe interesat e popullit maqedonas.
Përkrah asaj që e kanë pranuar platformën e një shteti tjetër, u munduan që në mënyrë të paligjshme të zgjedhin kryetarin e Kuvendit, tani kërkojnë vetëm justifikime që të mos mbahen zgjedhjet lokale, të cilat janë të rregullta dhe në këtë moment të patjetërsueshme.
Krimineli Zoran Zaev duhet që të dijë se mbajtja e zgjedhjeve lokale nuk do të ketë asnjë lidhje me formimin e qeverisë.
LSDM mundohet që të prolongojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale sepse nuk kanë guxim që të përballen me popullin maqedonas, pas gjithë kësaj që kanë bërë.
[Burimi: VMRO-DPMNE/ueb faqja, data: 15.05.2017]
Kundërspin: Shtrembërimi i ashpër i të vërtetës ose spinimi i kësaj kumtese për partinë e deri djeshme qeverisëse është dukshëm në kundërshtim me vetveten.
Më saktë, sipas Kodit zgjedhor, neni 12, zgjedhjet do ti shpall kryetari i Kuvendit të RM-së përmes miratimit të Aktit për shpallje të zgjedhjeve.
Nëse është e vërtetë se VMRO-DPMNE kujdeset për qytetarët në vazhdimësi, por edhe për popullin maqedonas, siç identifikohen gjithnjë vetëm me qytetarët Maqedonas, atëherë kjo pari do të bënte të vlefshëm faktin se Talat Xhaferi është kryetar i Kuvendit, sepse është zgjedhur nga shumica parlamentare, sepse ka shkruan deklaratë solemne për kryerjen e funksionit të vet, sepse funksioni i tij është publikuar në Gazetën zyrtare të RM-së dhe sepse është njohur si i pari i parlamentit jo vetëm nga shumica e qytetarëve, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
Nëse pretendohet se është vërtetë se VMRO-DPMNE kujdeset në vazhdimësi për qytetarët dhe veçanërisht për popullin maqedonas, atëherë nuk do të bënin teatër për faktin që qeverinë duhet të ja lëshojnë tjetrit, prej kur as me mandatin e fituar nuk arritën që të formojnë qeverinë dhe shumicën parlamentare. Në një rast të këtillë as nuk do të keqpërdornin Ivanovin, as foltoren e parlamentit të seancën konstituive përmes së cilës thuajse u humbën 2 muaj, dhe ja ende humben, as nuk do të bënin drama të përgjakshme në Kuvend – gjë për të cilën një pjesë e madhe e opinionit nuk ka dilema.
Përderisa transferimi i qeverisë do të bëhej në një atmosferë të qetë në të cilin respektohen Kushtetuta dhe ligjet, atëherë zgjedhjet lokale do të ishin shpallur dhe zbatuar kah fundi i këtij muaji. Pikërisht për këtë, kontradiktorja është aq e qartë dhe e dukshme rreth spinimit se LSDM nuk është kujdesur për popullin dhe se LSDM i ka prolonguar zgjedhjet lokale.
Siç është spin edhe pretendimi se mbajtja e zgjedhjeve lokale nuk ka asnjë lidhje me formimin e qeverisë. Shikuar formalisht, ndoshta edhe nuk ka, por esencialisht po ka edhe atë si. Pikërisht qeveria dhe ministrat e saj, si edhe ajo e punëve të brendshme dhe e drejtësisë janë të rëndësishme për mbajtjen e çfarë do lloj zgjedhjesh, edhe për zgjedhje në komitet.
Së pari nga pikëpamja e sigurisë – duhet që të sigurohet materiali zgjedhor dhe përmes 3.000 vendvotimeve. Siç deklaroi para disa ditësh në një debat televiziv kryetari i Kumanovës – (VMRO-DPMNE) dhe MPB nuk mundën që të sigurojnë ndërtesën e Kuvendit dhe jetën e deputetëve në lokacionin i cili është 200 metra larg në linjë ajrorë me MPB-në, e lëre më 3.000 vendvotimeve.
Më tej, duhen procedura me radhë , nga pastrimi i listës zgjedhor, deri të nxjerrja e dokumenteve personale me ndihmën e të cilëve do të votohej, si dhe kontrolli i vet procesit parazgjedhor dhe zgjedhor – nga financimi i partive, përmes fushatës në mediume deri te kujdesi për atë që të mos kryhet ndonjë rryshfet ose ndonjë kërcënim mbi votuesit. Kush e bën këtë nëse qeveria nuk është legale dhe me funksion të plotë të institucioneve?
Prej këtu, pikët e vendosura në kumtesën e VMRO-DPMNE-së se LSDM nuk është kujdesur për popullin dhe ka prolonguar zgjedhjet, si dhe nuk është e nevojshme qeveria për realizmin e zgjedhjeve lokale, janë spine të qarta dhe të padiskutueshme, gjegjësisht shtrembërim i së vërtetës.
Një qëndrim i tillë i VMRO-DPMNE-së më shumë ngjan në kërcënim për shpallje edhe të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe paralajmërimin e ndonjë dalje eventuale të ndonjë deputeti të tyre nga Parlamenti.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari