Kundërspin: Ose qeveri me VMRO-DPMNE-në, ose fundosje!

Askush nuk mund të formojë qeveri pa VMRO-DPMNE! Foto: printscreen.

Тезата дека никој друг освен партијата на Груевски не смее да помисли да составува Влада , бидејќи во спротивно ќе се соочи со проблеми делува дури застрашувачки. ВМРО-ДПМНЕ нема никакво дискреционо право да се „кити“ со „волјата на мнозинството граѓани“, а уште помалку смее да се заканува дека само таа може да формира владина коалиција

 

Teza që dikush tjetër përveç partisë së Gruevskit nuk duhet as mendoj për të formuar qeverinë, për shkak se, në të kundërtën do të përballet me probleme duket mjaftë shqetësuese. VMRO-DPMNE nuk ka asnjë të drejtë diskrete që të “thur fjali” me “vullnetin e shumicës së qytetarëve”, ndërsa as më pak nuk mund që të kërcënohet se vetëm ajo mund që të formojë koalicion qeveritar 

 

Shkruan:  Olivera Vojnovska

 

Me 07.02.2017 në takimin me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ( i shoqëruar nga anëtarët tjerë të partisë Vladimir Gjorçev, Aleksandër Nikolloski dhe Nikolla Poposki) me ambasadoren e OBSE-së, Nina Sumollainen ( 07.02.2017), nga partia dolën me deklaratë të detajuar, në të cilën informuan opinionin që:

Spin: Në pyetjen e lidhur me krijimin e koalicionit qeveritarë nga VMRO-DPMNE u potencua që situata në Republikën e Maqedonisë çon drejt mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për shkak të shumicës së ngushtë e cila do të formohej.

 Nga VMRO-DPMNE për pyetjen nëse LSDM do të formoj qeverinë dhe nëse e njëjta do të pranohet nga partia, pasoi përgjigja që cilado parti e cila merr vendim për formim të shumicës pa partinë e cila ka fituar më shumë vota dhe përkrahje më të madhe nga populli në zgjedhje, duhet të dijë që në të njëjtën kohë merr vendim që në të ardhmen të has në vështirësi ku do të injorohet vullneti i shumicës së qytetarëve në Maqedoni.

Në vërejtjen që ekzistojnë shtete ku ndodh që partia fituese të mos futet në koalicion qeverisëses, ju përgjigjën që në 10 vitet e kaluara nga brenda dhe nga jashta gjithmonë është theksuar që Maqedonia është një rast shumë specifik, që nuk është njësoj me shtetet tjera dhe që ka një specifik, ajo është multietniciteti, dhe që në raste të tilla vlen parimi që fituesi në bllokun maqedonas dhe fituesi në bllokun shqiptar gjithmonë të koalicionojnë.

Tash kur VMRO-DPMNE është fitues, nga brenda dhe nga jashtë harrohet ky parim, Të gjithë duhet të dinë që nëse një herë thyhet ky parim, i njëjti do të jetë proces i pakthyeshëm. Për arsye se nuk mundet ky parim të vlejë sipas nevojës, vetëm nëse dikujt i përshtatet ndryshe nuk duhet të vlejë ky parim, duhet të dijë që pa diskutim do të përzihet nga selia e partisë, ndërsa partia do të bëj koalicion me atë që do të vlerësoj që është më mirë për vetë partinë dhe vendin, ashtu siç është për shtetet tjera.

Burimi:  VMRO-DPMNE/uebData: 07.02.2017]

 

Kundëspin: Kjo deklaratë, më së paku joparimore, dhënë nga VMRO DPMNE, ku jepen mesazhe paralajmëruese për LSDM dhe për BDI, ka më shumë shtrembërime të së vërtetës – spinime. I gjithë informacioni nga takimi i liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski me ambasadoren e OSBE-së, Nina Suomalainen, rëndon nga retorika e ashpër dhe jep porosi të qartë se vetëm VMRO-DPMNE mund të formojë qeveri!

Kjo është një tezë e rrezikshme që askush tjetër përveç partisë së Gruevskit nuk mund të mendojë që të formojë qeveri, sepse në të kundërtën do të ballafaqohet me probleme (nuk është theksuar se me cilat) duket mjaftë shqetësuese. Siç u kumtua nga qendra e VMRO DPMNE-së, ambasadores së OBSE-së i është transmetuar qëndrimi i rëndë se “Siutata në Maqedoni është që të mbahen zgjedhjet të reja të parakohshme”, ndërsa pyetjes së saj se a do të ishte VMRO-DPMNE opsion qeveritar i pranueshëm siç do të formonte LSDM, ndiqen me një përgjigje taktike me tone kërcënuese:

Secila parti e cila merr vendime qeveritare për formimin e koalicionit pa partinë e cila ka marr më së shumti vota dhe mbështetjen më të madhe të qytetarëve në zgjedhje. duhet që të dijë se në të njëjtën kohë merr vendime që të ballafaqohet me probleme në të ardhmen të krijuara nga situata kur injorohet vullneti i shumicë së qytetarëve

 

KËRCËNIME ME TONE NXITËSE

Me fjalë të tjera, nga selia e partisë së Gruevskit, në mejdan është prezantuar parimi “ose-ose”, gjegjësisht, ose qeveri e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ose probleme! Po, nëse, haptas nuk thuhet që në çfarë problemesh po mendohet, nuk është e vështirë të parashikohet çfarë “situatash janë të paparashikuara kur injorohet vullneti i shumicës”. Edhe, shumë e mundshme, se “situatat” e tilla nuk do ta relaksonin atmosferën që është e pranishme në shtet, por do ta elektirzonin edhe më.

Nëse, edhe njëherë, e heqim anash tonin kërcënues të porosisë, është mjaftë diskutueshme konstatimi që “vullneti i shumicës së qytetarëve” është në anën e VMRO DPMNE-së. Është e vërtetë se, VMRO-DPMNE në zgjedhjet e parakohshme parlamentare (11.12.2016) morri 454.577 vota ose 51 mandate, dy mandate (17.596 vota) më shumë se LSDM (436.981 – 49 deputet). Por kjo nuk do të thotë se e tregon mbështetjen e shumicës së qytetarëve. Përparësia prej 17.596 vota nuk i bën fitues të pakontestueshëm të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe nuk jua jep ekskluzivitetin e “vullnetit të shumicës së qytetarëve”.

Përkundrazi, zgjedhjet treguan se shumica e qytetarëve dëshiron ndryshime dhe kanë votuar kundër VMRO DPMNE-së. Të tilla nuk janë vetëm votat që i morri koalicioni i udhëhequr nga LSDM por edhe 50.000 vota të cilat shkuam te partitë dhe koalicione më të vogla opozitare, të cilat nuk morën mandate, siç janë: Koalicioni VMRO për Maqedoninë – 24.524 vota, Levica – 12.120, Koalicioni për ndryshime dhe të drejtësi – 10.028 dhe Partia Liberale – 3.840. Ashtu që, partia e Gruevskit nuk ka asnjë të drejtë diskrete që të përdor konstatime si “vullneti i shumicës së qytetarëve”. Dhe, aq më pak nuk guxon që të kërcënojë se vetëm ajo (VMRO-DPMNE) mund që të formojë koalicion qeveritar, në stilin: “Ose qeveri me VMRO-DPMNE, ose fundosje”!

 

“DIGJET NËN KËMBË”

 Ashpërsi e madhe buron edhe nga porosia deri te partneri shumë vjeçar i koalicionit, BDI, po ashtu, të dhëna në stilin,”ose-ose”, në të cilën paralajmërohet Ali Ahmeti se nuk duhet që të thyhet principi “fituesi me fituesin”

Nëse tani  ai princip zbatohet, dhe thyhet me qëllim, çdo njëri i cili në të ardhshme kur do të ndryshojnë rrethanat, do të mendojë që të vijë dhe përsëri të tentojë që të na bind të zbatojmë atë parim, do të duhej që ta dije se pa asnjë diskutim do të përjashtohet nga shtabi i partisë, ndërsa partia do të bëj koalicion me kë do të vlerësojë se është e mirë për vetë partin dhe shtetin, siç ndodh në shtetet e tjera. 

Në të njëjtën kohë, ky paralajmërim duke se ka nuanca të hipokrizisë, sepse vet VMRO-DPMNE në dy kthime pas ka thyer këtë parim. Së pari në vitin 1998, kur bëri koalicion me PDSH-në (11 deputet), edhe pse PPD kishte më shumë mandate – 13. Dhe herën e dytë, në vitin 2006, kur po ashtu, bëri koalicion me PDSH-në (11 deputet), edhe pse BDI kishte më shumë deputet – 17.

Edhe pse, parimet e tilla për të cilat shkruhen në kumtesën e partisë së Gruevskit, nuk vlen ku në pyetje është programi politik i VMRO DPMNE-së dhe ata mund që të thyhen. Veçanërisht, kur ju leverdis atyre, andaj qeveria duhet që të mbahet me çdo kusht edhe kur mbi kokën e anëtarëve më të lartë partiak, sipas bisedave të përgjuara dhe sipas PSP-së, qëndrojnë varur akuza për krim të rëndë, korrupsion edhe për mashtrime politike.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.