Kundërspin: Nuk janë kriminelë as qytetarët e moshuar, që Qeveria në të cilën Osmani është pjesë t`jua kufizojë të drejtat

Osmani me përdorimin e analogjisë së rrejshme për të besimtarët dhe kriminelët, si dhe me interpretim të gabuar të kompetencave kushtetuese dhe autorizimeve të Qeverisë, tentoi të manipulojë opinionin në lidhje me vendimet dhe procedurat e bashkësive fetare, në kohën kur epidemia me virusin korona është larg qetësimit 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski 

 

Nënkryetari i Qeverisë, Bujar Osmani, në deklaratën pas mbledhjes së shtabit të krizës në Shkup, shihet spin:

Spin: Besimtarët nuk janë kriminelë, nevoja e tyre që t’i kthehen besimin nuk është krim. Shteti është i detyruar që të përgatis një set me masa, ndërsa bashkësitë fetare t’i respektojnë ato. Ndoshta është dashur koordinim më i mirë i bashkësive fetare me shtetin në kohën kur u morën vendim të caktuara, por realiteti është i tillë, vendimi është marr si të adaptohemi në këtë situatë. Detyra ime është që të jem në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë bashkësitë fetare, që të mund të mbrojnë shëndetin e njerëzve gjatë kohës së ritualeve fetare. 

[Burimi: 360 Shkallë – Osmani: Besimtarët nuk janë… – data: 09.05.2020]

 

Kundërspin: Nënkryetari i Qeverisë së RMV-së dhe koordinator i shtabit të krizës në vend, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në Strugë dha deklaratën në të cilën përmes të vërtetës së shtrembëruar tentoi të sqarojë (mos)aktivitetin e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera të qeverisë ekzekutive kur bëhet fjalë për menaxhimin e përhapjes së virusit korona, ndërsa është i lidhur me bashkësitë fetare.

Osmani edhe përkrah deklaratës së kryeministrit Oliver Spasovski para tre ditësh, që bashkësitë fetare që shqyrtojnë vendime e veta, në Strugë deklaroi se vendimi i BFI-së për të hapur xhamitë për lutje prej 12 majit është çështje e kryer dhe se shteti nuk ka pasur të drejtë që të ndërhyjë në vendime të tilla, me çka (edhe pse theksoi se mund të kuptohet ndryshe), tha se besimtarët nuk janë kriminelë, nevoja e tyre që t’i kthehen besimit nuk është krim. 

Së pari, askush me trurin e shëndosh nuk pretendon se besimtarët janë kriminel, dhe ky është një spin i qartë, i caktuar për të lehtësuar presionin publik mbi vendimet e bashkësive fetare. Sipas logjikës së Osmani, atëherë a janë qytetarët e RMV-së mbi 65 vjet kriminel, dhe për këtë i durojnë masat më restriktive me vendimin e Qeverisë dhe lëvizja e tyre është e kufizuar vetëm disa orë në ditë, edhe në fundjave dhe festa kur të gjithë kategoritë e tjera kanë të drejtë më të madhe për lëvizje?

Së dyti, sa është kontroverse teza se besimtarët nuk janë kriminelë, tregojnë faktet e njëjta – qytetarëve të ndryshëm të besimit islam, ju është lejuar e drejta për lutje në forma të ndryshme nëpër xhami. Të rinjve çdo lutje, atyre mbi 65 vjet vetëm lutja e mëngjesit, sepse kanë të drejtë lëvizjeje deri në orën 12.

Së fundmi, si i tillë, vendimi është ndërmarrë dhe çështja ka përfunduar? Përse, shteti nuk ka pasur të drejtë kushtetuese që të ndërhyjë në çështjen e bashkësive fetare? Gjatë kohës së dhënies së kësaj deklarate, të dielën, tashmë është dita e dytë që numri i personave pozitiv me virusin korona është mbi pesë përqindëshin e dëshiruar të të testuarve në momentin kur është shkruar ky kundërspin, e hënë, ajo përqindje është 15,2 përqind. De fakto kjo do të thotë se gjendja me epideminë me virusin korona në RVM është lartë qetësisë së dëshiruara, ndërsa një pjesë e personave përgjegjës vlerësojnë se pikërisht lehtësimi i masave solli rritje.

Prej këtu, Osmani dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë dhe personat përgjegjës për kujdesin e shëndetit publik të të gjithë qytetarëve dhe gjithë shtetit, në vend që të kalkulojnë se kanë pasur ose jo autorizime kushtetuese dhe të drejta, duhet ta lexojnë Kushtetutën dhe ligjet përkatëse. Ata janë të detyruar që të punojnë në interesin e përgjithshëm të qytetarëve dhe sigurinë në shtet mbi interesat e një kategorie të qytetarëve – besimtarët, dhe të veprojnë në mbrojte të interesit të përgjithshëm dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve. A do ta bëjnë këtë me masa kufizuese – ndalim i grumbullimit në objekte fetare ose me marrëveshjen me liderët e bashkësive fetare, kjo është çështje e oportunizmit.

Për shkak të argumenteve të shtruara më lartë deklaratën e Osmanit për besimtarët dhe kriminelët dhe se vendimi i BFI-së është çështje e kryer, mund të vlerësohet si spin. 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.