Kundërspin: Nëse mbahen zgjedhjet atëherë sa viktima më pak do të ketë në korrik në raport me qershorin?

 

Askush, as VMRO-DPMNE nuk mund të di që nëse mbahen zgjedhjet në korrik, gusht, shtator,…do të ketë më pas ose nuk do të ketë asnjë viktim e cila do të infektohej me virusin korona si pasojë e aktiviteteve zgjedhore. Prej këtu, licitimi me muajt tjerë, dhe jo në fund të qershorit sepse do të ketë viktima, është spin, është i dëmshëm për demokracinë dhe shoqërinë në tërësi, sepse ata edhe ashtu janë të rrezikuar nga vet kriza dhe me gjendjen e jashtëzakonshme. 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski 

 

Partia më e madhe pozitare, VMRO-DPMNE, komunikoi me opinionin me komunikatë në të cilën shihet se e vërteta shtrembërohet, gjegjësisht spin:

Spin: Zoran Zaev dhe LSDM do të rrezikonin shëndetin e qytetarëve vetëm që të zvogëlojnë edhe ashtu humbjen e pritur zgjedhore. 

VMRO-DPMNE do të fitojë në zgjedhje kur do që ata të mbahen, por shëndeti i qytetarëve duhet të vijë në rend të parë. Zaevnuk i intereson shëndeti i qytetarëve, njëjtë sikurse nuk i intereson gjendja ekonomike e qytetarëve dhe kompanive. 

Kompanitë janë lënë pa ndihmë. Paketa e masave të qeverisë nuk është e qasshme për të gjithë kompanitë dhe nuk ofron asnjë ndihmë…

[Burim: VMRO-DMNE-Komunikatë15.05.2020]

 

Kundërspin: Partia e VMRO-DPMNE-së, përfshirë edhe liderin e saj, Hristijan Mickoski, përmes shtrembërimit të së vërtetës, spinimit komunikon me opinioni rreth datës së mbajtjes së tashmë zgjedhjeve të jashtëzakonshme të prolonguara në vend. Sipas partisë, por edhe sipas Mickosit, nëse insistohet në mbajtjen e zgjedhjeve deri në fund të qershorit, atëherë “do të sakrifikohet shëndeti i qytetarëve vetëm për tu ulur edhe ashtu humbja e pritur zgjedhore”, por sipas Mickoskit, këto do të ishin mendime nekrofile dhe se ai refuzon të jetë kryeministër i qeverisë së radhës, nëse e di se do të kishte të paktën një viktimë për shkak të zgjedhjeve në qershor.

Megjithatë, një mënyrë e tillë e të menduarit të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së nuk ju pengonte para 10 ditëve të komunikojnë, se kushtet e para për tu mbajtur zgjedhjet, do të krijoheshin ka mesi i korrikut të këtij viti. 

Më pas, vazhduan licitimet në opinion se nëse LSDM është për fundin e qershorit, këto janë për mesin e korrikut, se partitë mund të gjejnë “një rrugë të mesme” dhe se zgjedhjet janë të mundshme në fund të qershorit ose në fillim të korrik. Tani pyetja – a e din Mickoski dhe VMRO-DPMNE sa viktima më pak do të kenë ka mesi i korrikut dhe ka fundi i qershorit, a janë të sigurt se nëse mbahen zgjedhjet në korrik, gusht, shtator,  nuk do të ketë asnjë viktimë si pasojë e virusit korona të marr diku në ndonjë vend ku votohet?

Duke ndjekur njoftimet për praninë e virusit edhe gjatë verës, në veçanti në vjeshtë si termin i mundshëm për një valë të dytë, atëherë kuptohet se askush nuk mund ta garantojë këtë, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) gjendjen e quan si “normalitet i ri“: Në këtë “normalitet të ri” gjithsesi se hynë edhe aktivitet normale politike dhe shfuqizimi i të drejtave të kufizuara në shoqëri, për shkak të epidemisë…

Zgjedhjet në kohën e Koronës nuk janë zgjidhja më e mirë, por janë të mundshme 

Komisioni për sëmundjen infektues propozoi, ndërsa Qeveria pranoi protokollin e masave të cilat duhet të zbatohet nëse mbahen zgjedhjet në kohën kur akoma është rreziku u shpërndarjes së virusit. Ata janë masa shumë të ngjashme me masat të cilat i propozon Fondacioni ndërkombëtar për sistemin zgjedhor, IFES.  Sipas kësaj organizate me renome të specializuar për zgjedhje dhe sisteme zgjedhore, “demokracitë e bazuara në kuvend, mbi besimin e zgjedhjeve, në institucione dhe në transparencë, tashmë janë të kërcënuara për shkak të Kovid 19”. Ata konstatojnë se më tepër se 50 shtete deri në 8 maj tashmë i kanë shtyrë për kohë të pacaktuar zgjedhjet, përderisa shtet tjera e kanë shfrytëzuar krizën si “pretekst për të konsoliduar fuqinë e vet dhe të ulin të drejtat njerëzore individuale”. 

Nga dokumenti të cilin e publikoi IFES vetëm para 4 ditësh, është tërësisht e qartë se për demokracinë është më e mirë që të ketë zgjedhje, se sa të shfrytëzohet kriza për shkelje të mëtejme të të drejtave të njeriut dhe rritjen e fuqisë autoritare të individëve ose trupave, për shembull, qeverive teknike, në kushte kur nuk ka Kuvend.

Së dyti, çdo propozim u LSDM-së ose Zoran Zaev për datën e zgjedhjeve, çdo herë është i lidhur edhe me mendimin dhe qëndrimet shëndetësore të ekspertëve, të cilët tani për tani thonë se gjendja është e qëndrueshme dhe shpërndarja e virusit është në rënie.

Prej këtu, çdo manipulim i VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit dhe me insistimin se zgjedhjet në fund të korrikut janë sakrifikim i shëndetit të njerëzve ose politikë nekrofile, është e vërtetë e shtrembëruara, gjegjësish spin. Po ashtu është spin edhe pretendimi se “kompanitë janë lënë pa ndihmë dhe se paketa e masave nuk është e qasshme për të gjithë kompanitë dhe nuk ofron asnjë ndihmë…”, gjë që dëshmohet edhe me një deklaratë të ministres për Financa, NIna Negellovksa, dhe se 10.103 kompanive përmes masës së subevencionimit të 14.500 denarë të pagës, tashmë kanë pranuar 14,3 milion euro.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.