KUNDËRSPIN: Nëse LSDM me të vërtetë do të dëshironte një njësi zgjedhore do të merrte iniciativë që para dy viteve

 

Nëse LSDM me të vërtetë dëshironte të bashkojë gjashtë njësitë zgjedhore në një, këtë ka mundur ta bëj më herët. Procesi i ndryshimeve duhej të fillojë ashtu siç ka premtuar në program, menjëherë pas ardhjes në qeveri. Atëherë do të kishte kohë që të shqyrtoheshin dallimet dhe të sigurohej konsensus për rregulla të reja zgjedhore. Dhe jo “pesë në 12” të jep mbështetje për një iniciativë të parashtruar nga partitë më të vogla, në situata kur është e lehtë të parashikohet nëse partitë e mëdha nuk do ta pranojnë dy-tre muaj para zgjedhjeve. 

 

Shkruan: Olivera Vojnovska 

 

Në seancën e fundit kuvendare për pyetje deputetësh (26.12.2019), para njoftimit për formimin e qeverisë teknike, kryeministri Zoran Zaev, duke ju përgjigjur pyetjes së grupit koordinues të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski“nëse prano që në këtë zgjedhje lideri i mundur të lë politikën”, tha spinin në vazhdim:

Spin: Pranoni ju propozimin një njësi zgjedhore, pastaj merremi vesh. Nuk ik prej asgjëje, nuk do të jem kandidat në mes, edhe në të majtë edhe në krahun e djathtë do të jem. Ndryshoni kursi  sepse shumë gjatë kohë do të jeni opozitë, tha Zaev. 

[Burimi: Veçerdata: 26.10.2019]

ARSYETIM:

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev spinoi të vërtetën kur tha se është i gatshëm të pranojë sfidën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe të dy të mos jenë kandidatë të listave të deputetëve të partive të tyre, vetëm nëse opozita pranon që të ketë një njësi zgjedhore. Në këtë deklaratë të tillë vërejmë jokonsekuencë dhe shtrembërim të gjendjes faktike pikërisht në pjesën ku ai thekson se ka angazhim për ndryshimin e modelit zgjedhore, ja përse.

Zaev si lideri i opozitës që në vitin 2015 premtoi se LSDM do të propozojë “Maqedonia të ketë vetëm një njësi zgjedhore”. Këtë premtim LSDM e dha gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016 dhe u bë pjesë e programit të tyre parazgjedhor “Plani për jetë“; më saktë është pjesë e “Planit 180 – reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në gjashtë muajt e parë të mandatit”, (faqe 231). 

Do të propozojmë që deputetë të zgjidhen sipas parimit të listave të hapura, ndërsa Republika e Maqedonisë do të ketë vetëm një njësi zgjedhore. Në këtë mënyrë, çdo votë do të vlejë njëjtë, ndërsa qytetarët do të zgjedhin deputetët e vet. (“Plani për jetë”)

Që do të thotë, se sipas afatit për realizim të vendosur në program, ndryshimi i modelit zgjedhor – deputetët të zgjidhen në një njësi zgjedhore, në vend që të zgjidhen në gjashtë, duhej të bëhej më së voni deri me 1 dhjetor të vitit 2017, duke pasur parasysh se Qeveria e udhëhequr e LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017. Përsëri, deri më tani (27.12.2019) kjo nuk ka ndodhur.

Socialdemokratët deri më tani kanë pasur mundësi që të propozojnë  ndryshimin e Kodit zgjedhor me të cilin do të ndryshojë modeli zgjedhor, por këtë nuk e kanë bërë. “Vërtetmatësi”, tashmë e ka bërë analizën e premtimit në nivel zgjedhor dhe e vlerësoi të parealizuar. 

 Në këtë moment në Kuvend ka propozim për ndryshimin e Kodit zgjedhor, i cili u inicua proporcionalisht me modelin e një njësie zgjedhore, ai është parashtruar nga partitë më të vogla. Në të vërtetë, ky model zgjedhor, para së gjithash, është në interes të lojtarëve më të vegjël në garën zgjedhore, sepse të gjithë votat mblidhen në një vend, me çka do të ju jepet mundësi që të marrin mjaftueshëm vita edhe të pavarur të marrin ulëset e deputetëve. Për dallim nga modeli i deritanishëm me gjashtë njësi zgjedhore, i cili për to është kufizues, dhe hyrjen në Kuvend mund ta bëjnë vetëm përmes koalicionit të partive më të mëdha

LSDM ka mbështetur propozimin ligjin e përmendur dhe këtë e bën në disa kthesa theksoi kryeministri Zaev, duke potencuar se gjatë kësaj pikërisht LSDM humb me këtë model. Përsëri, për ndryshim të modelit zgjedhor nuk ka konsensus. BDI dhe VMRO-DPMNE janë kundër, vlerësojnë se nuk është koha për ndryshime të tilla vetëm disa muaj para zgjedhjeve të caktuara me 12 prill të vitit 2020. Këto dy parti dorëzuan 6.000 amendamente në Kuvend dhe i kanë bllokuar ndryshimet zgjedhore në Kodin zgjedhor,

Të përmendim se edhe sipas standardeve ndërkombëtare për zgjedhje dhe propozime të OBSE/ODIHR, ndryshimet e Ligjit zgjedhor duhet të bëhen më së voni një vit para zgjedhjeve. 

Por, nëse LSDM me të vërtetë dëshironte ndryshime të modelit zgjedhor, këtë ka mundur të bëj shumë më herët. Procesi i ndryshimeve duhej që fillojë atëherë kur e ka premtuar në program, gjegjësisht menjëherë pas ardhjes në qeveri. Atëherë do to kishte kohë që të shqyrtohen dallimet dhe të sigurohet konsensusi për rregulla të reja zgjedhore. Dhe jo “pesë në 12”, të jep mbështetje për një iniciativë të ndërmarr nga partitë e vogla, në situata kur është e lehtë të parashikohet se partitë e tjera të mëdha nuk do ta pranojnë.

Andaj, parë nga ky aspekt, zotërimi i Zaev pëër një njësi zgjedhore ashtu që në prag të zgjedhjeve duket si spin për blerje të pikëve politike.

 

BURIME:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.