Kundërspin: Ndoshta nuk ka pasur 100 herë më shumë cianid se sa e lejuara në lumin Kriva Reka, por ndotja është e madhe

“Kërkesa e Emil Spasovski dhe e VMRO-DPMNE-së drejtuar kryetarit të Komunës së Kriva Pallankës, Sashko Mitovski, i cili është nga radhët e LSDM-së, që t’u kërkojë falje qytetarëve, si dhe thirrja drejtuar Prokurorisë Publike që ‘të ndërmarrë masa dhe ta sanksionojë’ kryetarin e komunës, me arsyetimin se ‘ka përhapur panik’ rreth nivelit të ndotjes së lumit Kriva Reka, është një spin, pra shtrembërim i informacionit. Deklarata e tyre është e përqendruar vetëm në faktin se nuk ka pasur 100 herë më shumë cianid se sa e lejuara, pa përmendur fare përqendrimet e konfirmuara, disa herë mbi normat e lejuara, të substancave të dëmshme në ujërat e lumit Kriva Reka.”

 

Shkruan: Stojan Sinadinov

 

Emil Spasovski, deputet i Kriva Pallankës në Kuvendin e Maqedonisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, në konferencën për media të mbajtur më 04.06.2025 kërkoi nga Prokuroria Publike që të hapë rast kundër kryetarit të komunës së Kriva Pallankës, Sashko Mitovski, sepse sipas Spasovskit, me vetëdije ka përhapur panik për ujin.

Spin: Prokuroria duhet të hap rast kundër kryetarit të SDS-së në Kriva Pallankë, Sashko Mitovski, i cili me vetëdije ka përhapur panik për kinse ujin e ndotur. Manipulimi i Sashko Mitovskit nuk shkoi mirë, uji në Kriva Pallankë nuk ka cianid 100 herë më shumë se sa është e lejuar, a do të kërkojë falje tani? Fillimisht, Sashko Mitovski duhet t’u kërkojë falje fillimisht banorëve të Kriva Pallankës, e më pas qytetarëve të mbarë vendit, për panikun që ka përhapur. Inspektorati shtetëror i mjedisit doli me deklarata të qarta, uji në Kriva Pallankë nuk përmban cianid 100 herë më shumë se sa lejohet. Është e papranueshme që dëshira e tij për poena të vegjël politikë të duhet të dëgjohet nga e gjithë Maqedonia përmes një paniku kolektiv. Presim që Prokuroria Publike të ndërmarrë masa dhe ta sanksionojë kryetarin e komunës, Mitovski. Përhapja e panikut duhet të sanksionohet. Kriva Pallanka dhe Maqedonia nuk duhet të jenë peng i Sashko Mitovskit dhe LSDM-së.

 

[Burimi: Konferencë për media e VMRO-DPMNE-së Data: 06.04.2025]

 

 

Kundërspin:“Në kërkesën e Emil Spasovskit dhe VMRO-DPMNE-së drejtuar kryetarit të Komunës së Kriva Pallankës, Sashko Mitovski, i cili është nga radhët e LSDM-së, që t’u kërkojë falje qytetarëve – e shoqëruar me thirrjen drejtuar Prokurorisë Publike që ‘të ndërmarrë masa dhe ta sanksionojë’ kryetarin e komunës për shkak se ‘ka përhapur panik’ rreth nivelit të ndotjes së lumit Kriva Reka – mund të dallohet një spin, pra një shtrembërim i informacionit. Deklarata e tyre është e përqendruar vetëm në faktin se nuk ka pasur 100 herë më shumë cianid se sa e lejuara, pa përmendur fare përqendrimet e konfirmuara, disa herë mbi normat e lejuara, të substancave të dëmshme në ujërat e lumit Kriva Reka.”

Ndotjen e ka konfirmuar drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ivana Ginovska..

Ka pasur ndotje, por nuk ka pasur cianid, i cili ka qenë disa qindra herë më i lartë se i lejuari në Kriva Rekë, pohon drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ivana Ginovska, shkruan Radio Evropa e Lirë. 

Më 14 mars, një incident mjedisor ka ndodhur në minierën e Toranicës, e cila menaxhohet nga kompania BULMAK 2016. Më pas ka shpërthyer një tub, nga i cili uji i gropës është derdhur në lumin Toranica, degë e Kriva Rekës, kështu që rasti ka alarmuar opinionin, duke shkaktuar shqetësim dhe reagime të ashpra nga eko-aktivistët.

Kryetari Mitovski tha se Kriva Reka është kontaminuar me plumb dhe cianid pas aksidentit në minierë dhe paralajmëroi se do të kërkojë përgjegjësi penale nga përgjegjësit.

Mitovski më 04.03.2025, duke iu referuar analizave të Institutit të Shëndetit Publik dhe laboratorit të akredituar – të kryera me kërkesë të ndërmarrjes së peshkimit “Mrena” dhe Komunës së Kriva Pallankës – paralajmëroi se uji në Kriva Reka është rëndë i ndotur dhe i papërdorshëm për çfarëdo qëllimi dhe kërkoi një reagim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse, duke theksuar se rezultatet e analizave janë alarmante.

Analizat konfirmojnë se uji në Kriva Reka i përket ndotjes më të rëndë, të klasës V, që do të thotë se është toksik dhe nuk mund të përdoret për asnjë qëllim. Veçanërisht brengosëse është prania e shtuar e metaleve të rënda si plumbi, kadmiumi dhe zinku, të cilat janë mbi kufijtë e lejuar, tha Mitovski. 

Sipas rezultateve të testeve, përqendrimi i plumbit është 36,65 mikrogramë për litër, që është pothuajse katër herë mbi maksimumin e lejuar, niveli i kadmiumit është më shumë se 20 herë më i lartë se i lejuari, si dhe uji përmban sasi të mëdha mangani dhe zinku.

Turbullira e ujit është 170 NTU – shumë më e lartë se 10 e lejueshme, dhe substancat e pezulluara kalojnë 7,876 mikrogramë për litër, që është më shumë se 120 herë mbi nivelin e lejuar të ujit hipertrofik, i cili në gjendjen e tij natyrore nuk mund të përdoret për asnjë qëllim tjetër. Përqendrimi i substancave të dëmshme që tejkalon nivelet akute të toksicitetit për jetën ujore. Uji në këtë klasifikim, i klasës së pestë, nuk guxon të përdoret për asgjë, as për ujitje i prezantoi Mitovski rezultatet e analizave. 

Kompania “Bulmak 2016”, e cila operon minierën e Toranicës, në konferencën për shtyp të mbajtur një ditë më parë, më 04.02.2025, doli me pretendimin se nuk ka ndodhur asnjë fatkeqësi mjedisore, duke iu referuar analizave laboratorike të laboratorit të akredituar “Euromak Control”:

…niveli i cianidit është shumë nën kufijtë e lejuar dhe prania e metaleve të rënda si arseniku, nikeli, mangani, hekuri dhe zhiva është brenda vlerave të sigurta. Vetëm vlera e plumbit ishte 52,8 mikrogramë për litër, pak mbi kufirin e lejuar për ujërat e klasës së tretë, por, siç u sqarua, kjo është një karakteristikë natyrore e ujërave të rajonit.

Kryetari Mitovski u përgjigj se “nuk është e qartë se si kompania mund të pretendojë se aksidenti në minierën e tyre nuk ka lidhje me ndotjen, kur analizat pa mëdyshje tregojnë praninë e metaleve të përdorura në procesin e prodhimit të tyre”.

Për këtë arsye Mitovski kërkoi nga Prokuroria Publike që të reagojë menjëherë, ndërsa Komuna e Kriva Pallankës do të bëjë kallëzim penal. Prokuroria Publike tashmë është duke ndërmarrë veprime në procedurë para-hetimore për të hetuar nëse ka përgjegjësi të mundshme penale për ndotjen e Kriva Rekës nga miniera “Toranica”, koncesionare e së cilës është kompania “Bulmak 2016” DOOEL Probishtip, raportojnë mediat.

Ndryshe nga spini i deputetit Emil Spasovski në konferencën për media të VMRO-DPMNE-së, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ivana Ginovska dy ditë më parë konfirmoi se në Kriva Reka ka ndotje.

Cianidi nuk është disa qindra herë mbi kufirin e lejuar. Sipas analizave të tyre janë dhjetëra herë më shumë se sasia e lejuar dhe sipas analizave të bëra nga BULMAK nuk ka cianide Në analizat e Shoqatës së Peshkimit “Mrena”, të cilat janë bërë në ISHP, nuk janë ekzaminuar cianid, ndërsa në raportet që kam unë, të cilat janë bërë nga një laborator i akredituar që nuk është as “Euromak” e as “Technolab”, në Kriva Rekë ka më pak se dy cianid”, theksoi Ginovska.

Ajo bëri të ditur se incidenti mjedisor në minierën e Toranicës do të zbardhet plotësisht dhe do të ketë zgjidhje ligjore.

Sipas lejes së integruar që posedon miniera, atyre nuk u është lejuar të çajnë një tub dhe të derdhin ujë në kumin Toranica, për çka tashmë personi juridik dhe personi përgjegjës janë dënuar. Ka pasur ndotje, është derdhur ujë nga gropa, por nuk mund të paragjykojmë shkallën e ndotjes dhe nëse është përgjegjësi penale. I gjithë dokumentacioni do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore Publike Kumanovë (kompetente për rajonin e Kriva Pallankës), e cila tashmë është duke kryer hetime paraprake për rastin, tha Ginovska. 

Prandaj, në emër të mbrojtjes së mjedisit, e aq më tepër si deputet nga Kriva Pallanka, Emil Spasovski nuk duhet ta spinojë rastin me ndotjen e Kriva Rekës, duke i bërë thirrje kryetarit të komunës Sashko Mitovski që të kërkojë falje për përhapjen e panikut, ndërsa Prokuroria Publike ta sanksionojë.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.