Kundërspin: Nata e gjuhës së urrejtjes

Prof. Dr. Valentina Bozhinovska dëshiron të shoh se kush është mbreti, e kush spiuni. Foto: printscreen.

Од тапани до воени барабани, границата е тенка. Крајно време е да се престане со ваквата реторика, а еден од начините е државниот јавен обвинител да предупреди со тоа што ќе почне да повикува на распит луѓе што говорат со омраза

Që të kalohet nga festa në luftë, kufiri është i hollë. Është kohë që duhet të ndalojë retorika e mbushur me gjuhë të urrejtjes dhe përçarjes, ndërsa një prej mënyrave për të parandaluar këtë është që prokurori shtetëror publik të filloj procedura për ata që përdorin këto elemente destruktive në fjalimet e tyre

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Valentina Bozhinovska (1967) natën e 15 dhe 16 dhjetorit të vitit 2016 para ndërtesës së KSHZ-së në Shkup shtrembëroi ashpër të vërtetën, duke përdorur edhe gjuhë urrejtjeje.

Spin Të përshëndes branitellat (…), kjo natë është nata e thikave, (…) kjo mbrëmje është mbrëmja ose e mendjes ose e çmendurisë së një njeriu. Tradhtarit të fundit maqedonas Zoran Zaev(…). VMRO-DPMNE asnjëherë s’ka qenë kundër popullit shqiptar. Mos harroni për Bajram dhe Pashkë vinë dhe urojnë. Zoran Zaev,  ke frikë se me VMRO DPMNE-në do të fitojë populli, do të fitojë Maqedonia.                                                                                       Shtëpinë do ta kemi para KSHZ-së, me tenda…                                                                                    Hajde motra dhe vëllezër të mblidhemi dhe të shkojmë, që shohim kush do të jetë mbreti jonë, dhe kush spiuni. Le të tij edhe Çiçakovski dhe Duma se këtë natë me dy plumba vrasin edhe Gocen edhe Çenton. Vëllezër dhe motra beteja fillon prej sonte. 

[Burimi: Republika, data: 16.12.2016]

Kundërspin: Profesor Dr. Valentina Bozhinovska ishte një prej shumë atyre që mbajtën fjalim nga VMRO-DPMNE ose nga njerëz të afërt të asaj partie në natën e protestave para Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ndërsa me fjalorin e tij, në të cilin përkundër shtrembërimit të së vërtetës ishte përdorur edhe gjuha e urrejtjes me kërcënime për vdekje, nxitje të dëmtimit të madh të marrëdhënieve shoqërore në vend.

Spini i saj është i qartë dhe i pastër për despinim. Në çdo pjesë të këtij fjalimi të cilin e mbajti para masës, mund të vërehen spinime të pastra. Prandaj, nuk do të koncentrohemi tek fjalimi i saj që të tregojmë shtrembërim e të vërtetës, thelbi i të cilës shtrihet në atë se bëhet fjalë për “çmenduri të Zoran Zaev”,  gjithashtu edhe tek puna e KSHZ-së, gjatë të cilët janë apostrofuar kryetari Aleksandër Çiçakovski dhe anëtarja Violeta Duma, duke aluduar  dhe u krahasuar me historinë e Maqedonisë të paraqitur përmes Goce Dellçevit dhe Metodija Andonov-Çento.

Për secilin qytetarë të Republikës së Maqedonisë, i cili ka se paku shkollim elementar, është e qartë se KSHZ punon sipas Kushtetutës dhe ligjit, para së gjithash, Kodi Zgjedhor ka legjitimitet të plotë që të çojë procedurën deri në fund dhe zyrtarisht të thotë se zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë kanë një rezultat të caktuar. Prej këtu, fjalët e Vlanentina Bozhinovska nuk janë asgjë tjetër përveç se spinim. 

 

NUK ËSHTË VETËM SPINI – “LUAJNË” EDHE ME THIKA

Specifike është se në spinimin e saj është përdorur gjuha e urrejtjes, gjuhë e cila thënë në mënyrë metaforike thërret në krim për shkak të urrejtjes. Fjalimi i saj i urrejtjes politikisht dhe etnikisht nuk është në harmoni me ata, për te të cilët është drejtuar gjuha. Tri elemente e bëjnë që gjuha e saj të bëhet shumë e rrezikshme.

1. Kjo është natë e thikave

Deklarata nuk mund të kuptohet ndryshe përveç se paralelizohet me “natën e thikave të gjata”. Bëhet fjalë për legjendën e përdorur që nga koha e Mbretit Artur, por kuptimi bashkëkohor i termit në literaturë lidhet me vrasjen masive të kryer nga Gjermania naziste në vitin 1934. Atëherë me urdhër të Adolf Hitlerit në dy net në fundit të qershorit janë vrarë rreth 83 ose 90 persona të cilët kanë hyrë në grupin politik që kanë pasur mendim ndryshe. Qëllimi është që të shkurtohet fraksioni në lëvizjen e nazistëve dhe sulm mbi personat udhëheqës dhe anëtar të organizatës paramilitare, por vuajtën edhe politikanët konservator si dhe intelektualët.

Deklarata e Bozhinovskës, edhe përkrah vullnetit të mirë dhe kërkimit të kuptimeve të tjera, nuk mund protokollohet ndryshe përveç si thirrje për vrasje të politikanëve me mendim ndryshe, por edhe identifikimi i partisë së saj me partinë naziste.

2. Kjo është nata e Zoran Zaevit. tradhtarit të fundit maqedonas

Kjo fjali drejtpërdrejtë është thënë pas fjalisë së parë – nata e thikave (të gjata). Si mund të interpretohet ndryshe, përveç si thirrje për vrasje të tradhtarit nacional/etnik Zoran Zaevit. Gjithkush ka të drejtë që të mos pajtohet me kundërshtarin e tij politik, por etiketimi se dikush është tradhtar kombëtar është një gjë e rrezikshme në gjuhën publike në Maqedoni, e cila është multietnike dhe multikulturore, pa marr parasysh se shumica e banorëve i përkasin etnitetit maqedonas.

3. Të mblidhemi dhe të nisemi, të shohim kush do të jetë mbreti i jonë, dhe kush spiuni?

 Kjo fjali është thënë pas dy të paraveDo me thënë kemi “natë të thikave” dhe kemi “tradhtarin”. Të mblidhemi dhe të nisemi…Ku? të shohim kë do të kemi mbret, dhe kush është spiuni”. Duke pasur parasysh atë se Bozhinovska publikisht aludon për një “mbret” – politik, ndërsa duke pasur parasysh faktin se tani më e  shpalli “spiunin”, thirrja lehtë mund të përmblidhet si “të nisemi të shpallim mbretin dhe të vrasim tradhtarin”.

Sikur kjo të mos mjaftonte, është dërguar porosia se nuk do të vuaj vetëm spiuni kryesor. Do të vuajnë edhe ata të cilët “kanë gjuajtur me plumb dhe kanë vrarë Gocen dhe Çenton”, gjegjësisht Çiçakovski dhe Duma. Prej këtu, më në fund, përse vetëm ata dy? Edhe anëtarët e tjerë të Komisionit votuan për pranimin e një prej ankesave të BESËS, me atë kontekst që të hetohet, por edhe një pjesë e opinionit kritik i cili pajtohet me një pjesë të argumenteve në negociata të partive politike. Porosia ka qenë që, meqë mund të vuajnë Çiçakovski dhe Duma, mund të dënohet edhe dikush për shembull, që të mos ju teket që herën tjetër të vënë në diskutim fitoren e “mbretit”.

 

FILLOI NGA QOSJA – MBETET TREND I RREZIKSHËM

Atë që thotë Valentina Bozhinovski është e rrezikshme. Por, duhet të dihet se është e fundit në piramidë, në dhjetë ditët e fundit. Gjuha e urrejtjes, e cila është e rrezikshme dhe e cila mund të çojë deri te krimi që buron nga urrejtja është i pranishëm në hapësirën publike në Maqedoni gjatë kohë. Për atë dëshmojnë edhe një numër i ankesave, rreth një e treta e të gjitha ankesave e cila ka arritur deri te Këshilli për etikën e mediumeve.

Por, me kampanjën zgjedhore ajo gjuhë u përforcua, ndërsa politikanët u bënë promotor të gjuhës së urrejtjes. Kulminacioni, deri më tani, ishte nëpërmjet deklaratave të liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, se nëse Dellçev do të ishte i gjallë, Zaevit do t’ia dërgonte Qosen

Edhe pse Gruevski u mundua ditën tjetër të sqaruar deklaratën, orteku u nis. Mbrëmë para zyrave të KSHZ-së pamë dhe dëgjuam gjuhën e urrejtjes thuajse nga secili funksionarë i VMRO-DPMNE-së i cili iu drejtua njerëzve.

Drejtori i arkivës shtetërore dhe ish diplomati Filip Petrovski, ishte një prej rebeluesve më të zjarrtë, para të cili edhe Antonio Milloshovski dhe Vllatko Gjorçev kishin pjesët e rrezikshme në fjalimet e tyre. Petrovski, mes tjerash, tha:

Ata janë barbarë të thjeshtë. Morën gjithçka çka deshën. Na hypën mbi kokë. Të gjithë përmendoret i fëlliqen nëpër Shkup. Tani themi mjaftë më. Asnjë rezistencë nuk do të na ndal nëse nisemi. Durimit tonë i ka ardhur fundi. Bini daulleve të që të ju dëgjoj!

Kalimi nga festa, në luftë, kufiri është i hollë. Ishte kohë që të mbarojë një retorik e tillë, a një prej mënyrave është që Prokurori Shtetëror Publik të paralajmëroj se do të fillojë të merr në pyetje njerëzit të cilët flasin me gjuhën e urrejtjes. Gjuha e urrejtjes sanksionohet në Kodin Penal në RM dhe atij i kërcënohet dënimi, prej burgimit me kusht, deri në robëri për 10 vite.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.