Kundërspin: Mbetjet mjekësore nuk kanë aromë partiake – kush është në pushtet, është përgjegjës

Rritja e “Eko klub” dhe ngritja e pronarit të saj Sasho Janakievski, ndoshta janë pjesë edhe e qeverisë së VMRO-DPMNE-së nga koha e Gruevskit, por me këtë kompania marrëveshje për shpenzimin e parave publike realizoi edhe Andrej Zhernovski (në vitin 2016) edhe drejtorët e tjera të institucioneve publike në kohën e qeverisjes së LSDM-së nga viti 2017 deri më sot. Ndërsa, kush shpenzon paratë publike, ai është përgjegjës dhe për kontrollin nëse ata shpenzohen me kujdes dhe duke mos rrezikuar mjedisin jetësor 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Gjatë përplasjes ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së në lidhje me skandalin e mbetjeve mjekësore, te partia në qeveri shihet një spin në kundër përgjigjen e tyre:

Spin: E vërteta është se sjellja e papërgjegjshme e Sasho Janakievskit nga “Eko klub” është pasojë e regjimit të Nikolla Gruevskit dhe relacioneve me VMRO-DPMNE-së. Pikërisht VMRO-DPMNE përmes kuadrove të saj me shumë vetëdije ka helmuar qytetarët, ndërsa sot kjo parti e udhëhequr nga Mickoski mbron qëndrimet e kriminelit në arrati, Gruevskit. 

VMRO-DPMNE është fajtorja e vetme për atë se me vite kanë rrezikuar mjedisin jetësor përmes trajtimit në mënyrë të papërshtatshme të mbetjes së rrezikshme. Ky rast duhet të zgjidhet në mënyrë ligjore, askush nuk mund të rrezikojë shëndetin e qytetarëve. 

[Burimi: LSDM/ueb-faqja – komunikatë – data: 06.02.2020]

Kundërspin: Si përgjigje ndaj qëndrimeve në opinion të shprehura nga VMRO-DPMNE në lidhje me aferën e mostrajtimit të mbetjeve mjekësore nga kompania “Eko klub”, e cila, parë është parë në rrethin e ish gjigantit MZT, për të cilën akuzohen Petre Shillegov, Venko Filiçe dhe Jani Makraduli, LSDM ju kthehet me të vërtetë të shtrembëruar se e gjithë gjendja është faji i VMRO-DPMNE-së dhe e Nikolla Gruevskit, ndërsa Hristijan Mickoski me shumë besim ndjek procedurat e Gruevskit dhe mbrojti qëndrimet e tij.

Përse një “trajtim i tillë i të vërtetës” është spin? Edhe pse, për këtë rast spinon edhe VMRO-DPMNE në komunikatën e tyre, LSDM nuk guxon të harrojë dhe të shtrembërojë të vërtetën në dobi të saj duke hedhur poshtë tërësisht përgjegjësinë që kanë si parti e cila është shumicë edhe në pushtetin lokal dhe në atë ekzekutiv. Nëse jo diçka tjetër, të paktën në këtë rast kanë një kartë të fortë. Njeriun në majë të LSDM-së edhe kryetari Shkupit, Petre Shillegov, i pari që paraqiti rastin.

Në vend të kësaj, LSDM gjithë fajin për punën e “Eko klub” dhe Sasho Janasievski – për të cilin mbrëmë opinioni kuptoi se nuk është më pronari që ka shumicën në kompani, e hodhi te VMRO-DPMNE, duke harruar se 2 vite dhe 7 muaj, i gjithë kontrollit në qeverinë ekzekutive është në duart e koalicionit qeveritar të LSDM-së dhe BDI-së, ndërsa për kohë pak më të shkurt kjo vlen edhe për qeverinë lokale.

Përse  tani Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të kryejë kontrolle të jashtëzakonshme të lejeve që kanë katër-pesë kompani për transport dhe trajtim të mbetjes mjekësore?  A nuk ka pasur nevojë pas ndërrimit të qeverisë për një masë të tillë të zakonshme duke pasur parasysh se bëhet fjalë për mbetje të rrezikshme, mostrajtimi i të cilave mund të shkaktojë pasoja më të mëdha në shëndetin dhe mjedisin jetësor? Përse shefi i inspektoratit të shtetit për mjedis jetësor para mediumeve habitet se çka ka kërkuar dhe si Qyteti i Shkupit ka siguruara incizimet? Kuptohet se përfaqësuesit nga komuna mund të realizojnë inspektim në cilindo territor të qytetit, ndërsa inspektorati duhet të sqarojë përse ata nuk e kanë parë gjendjen, ndërsa, në të njëjtën kohë kanë qenë në teren?

Përfundimisht, LSDM nuk duhet të harrojë se një pjesë e mediumeve kanë shkruar për profilin e kompanisë para edhe pas ndërrimit të qeverisë. Siç mund të shihet nga hulumtimi i publikuar në Fokus që në qershor të vitit 2018, kjo kompani ka realizuar marrëveshje edhe në Shkup dhe në Manastir edhe pas ndërrimit të qeverisë qendrore dhe lokale, ka vazhduar edhe në vitin 2019, siç shkruan Plusinfo.

Rritja e “Eko klub”  dhe ngritja e pronarit të saj Sasho Janakievski, ndoshta janë pjesë edhe e qeverisë së VMRO-DPMNE-së nga koha e Gruevskit, por me këtë kompania marrëveshje për shpenzimin e parave publike realizoi edhe Zhernovski  edhe drejtorët e tjerë të institucioneve publike në kohën e qeverisjes së LSDM-së nga viti 2017 deri më sot. Ndërsa, kush shpenzon paratë publike, ai është përgjegjës dhe për kontrollin nëse ata shpenzohen me kujdes dhe duke mos rrezikuar mjedisin jetësor.

Prej këtu, përgjegjësia për këtë që ndodh është e institucioneve të cilat janë nën menaxhimin e LSDM-së dhe BDI-së, ndërsa pretendimi se “VMRO-DPMNE është fajtori i vetëm për atë se me vite është rrezikuar mjedisi jetësor përmes mostrajtimit të përshtatshëm të mbetjeve” është spin. Sepse nuk është i vetmi.

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.