Kundërspin: Kush punoi për ndarje gjatë gjithë kohës!

Premtime jo të sinqerta për bashkim. Foto: screenshot.

Тој што активно работеше на поделби на граѓанска, интраетничка и меѓуетничка поделба речиси десетина година, не може сега да повикува на намалување на јазот и обединување околу заеднички цели

 

 

Ai punoi aktivisht në ndarje të qytetare, intraetnike dhe ndëretnike për dhjetë vite, nuk mundet tani të thërras në tejkalim të boshllëkut dhe bashkim rreth qëllimeve të përbashkëta 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Nikolla Gruevski, lideri i VMRO DPMNE-së dha deklaratën e radhës të cilën e vlerësojmë për spin:

Spin: Do të fokusohemi që të zvogëlohet boshllëku mes qytetarëve, boshllëku politik. LSDM me dëshirë që të na fitojë solli mjaftë zemërim, shumë urrejtje, u krijua në boshllëk i madh mes popullit të Maqedonisë dhe qytetarëve në Maqedoni, dhe ndonjëherë në disa momente dhe mes shumë bashkësive etnike të ndryshme. Kjo duhet që të ndalojë. Edhe unë personalisht dhe qeveria dhe VMRO DPMNE-së do të punojmë në zvogëlimin e këtij boshllëku dhe në një bashkim të cilin si qytetarë të Maqedonisë do ta ndërtojmë një vend me shumë vende pune, me standard më të lartë dhe vend i cili do të lëviz në drejtim të Unionit Evropian. 

[Burimi: TV NOVA/Youtube dhe VMRO DPMNE/ueb-faqja, data: 12.12.2016]

Kundërspin: Nikolla Gruevski menjëherë pas shpalljes së rezultateve preliminare për numrin e deputetëve nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, dha deklaratë për opinionin në të cilin me ndihmën e shtrembërimit të fakteve, shtrembëron të vërtetën dhe spinon se do të punojë në zvogëlimin e ndarjes së qytetarëve.

Gruevski në deklaratë thekson dy elemente – e para se boshllëku është politik, por edhe se ka pas urrejtje edhe mes bashkësive etnike. E dyta është, se atë e ka bërë kundërshtari politik tij LSDM gjatë kampanjës, me qëllim të dëmtimit të VMRO DPMNE-së. Që të dy konstatimet janë të pavërteta dhe paraqesin shtrembërim të fakteve.

 

 KUNDËR MITINGJET – POLITIKA E VMRO DPMNE-SË

Ndarja e shoqërisë deri aty ku nuk mbanë dhe deri në momente të tensioneve ndëretnike, incidenteve intraetnike, është politikë e pastër dhe e qartë e VMRO DPMNE-së, partia qeverisëse në Maqedoni në vazhdimësi ka bërë një gjë të tillë që nga vitit 2006 deri më sot. Faktet flasin se një politik e tillë nën komandën e lideri të saj filloi që në fillim të qeverisjes së tij në vend.

Teknika  ishte e thjeshtë. Në çdo miting ose mbledhje me qytetarët, në emër të qytetarëve, të njohur ose të panjohur ose njerëz të afërt me partinë organizuan kundërprotesta, kundërmitingje…Dhe kjo u manifestua edhe në zgjedhjet e vitit 2008 dhe në periudhën 2009-2011, përgjatë për shënim të ushtrimit të dhunës në vitin 2009 nga turma e cila i sulmoi djemtë dhe vajzat e “Sheshit liria” dhe “Arhibrigada” të cilat iu kundërvunë pjesëve të planit të Shkupit 2014, ndërsa mitingu më i rrezikshëm dhe kundërmitingu i asaj periudhe, ndodhi menjëherë pas “Të hënës së zezë” në dhjetor të vitit 2012, pas nxjerrjes së deputetëve të LSDM-së nga Kuvendi.

Kundërmitingun e radhës VMRO DPMNE e organizoi pra Komunës Qendër në qershor të vitit 2013. Mitingun formal e organizoi një organizatë joqeveritare e paregjistruar, por faktet të cilat i i shpalosi Prokuroria Speciale Publike flasin se organizata ka qenë e personave më në krye të partisë qeverisëse, ndërsa Nikolla Gruevski ishte i akuzuari i parë për këtë rast. Fundja, opinioni mundi që të dëgjoj një pjesë të atyre fakteve kur Gruevski kërkoi kundër miting dhe “shuplaka” për kryetarin legjitim.

Të mos harrojmë edhe mitingjet dhe kundërmitingjet e vitit 2015 kur filloi kriza më e thellë politike në Maqedoni. Siç janë ata të 18 majit, më pas kampet dhe kundër kampet të cilat zgjatën një muaj, formimi i GDOM, një muaj më parë dhe kampanja e tyre nëpër Maqedoni kushtimisht thënë si patriot të pavarur, aktiviteti i të cilëve u finalizua me hedhjen e fletushkave në Shkup, veçanërisht në një prej mitingjeve, ndërsa policia tregoi maturi dhe deri në fund pengoi kontaktin e afërt mes dy grupeve të mëdha të cilat në një moment ishin vetëm 50 metra afër njëra tjetrës.

 

INCIDENTE NDËRETNIKE TË MONTUARA

Për sa u përket tensioneve ndëretnike, urrejtjes dhe ndasive, të mos harrohet se me ndihmën e partnerit qeveritar BDI, VMRO DPMNE luajti me teknikën e tërheqjes së vëmendjes përmes incidenteve.

Në opinion ekzistojnë mendime se incidentet në Kalanë e Shkupi të vitit 2011 ishin në regji të dy partnerëve qeveritar. Ata ndodhën në vitin zgjedhor përmes dërgimit tifo grupeve, në fakt fëmijë, që të rihen në Kala, ndërsa prej incidentit lindi një yll politik i quajtur Artan Grubi, i cili e udhëhiqte njërën prej grupeve. Keto politika janë përdorur për maskimit, asokohe thirrjet në opinion i bëri Strasho Agellovski dhe partia e tij (në këto zgjedhje ishte partner koalicioni i VMRO DPMNE-së), përmes facebook-ut, ndërsa kundërmitungu është organizuar nga funksionarët e BDI-së në Komunën e Çairit, gjatë të cilës si lider shfaqet Grubi.  Në fund, gjithçka ishte e paraqitur si rrahje mes tifo grupeve.

“Ahengje” të tilla me bazë nacionale kishte disa, ndërsa tentimi i fundit më i madh nuk rezultoi i suksesshëm në mobilizimin e shqiptarëve dhe maqedonasve të cilët duhej që të konfrontohen për shkak se qeveria dëshironte të vendos një kryq të madh në Komunën e Butelit.

Praktikisht në gjithë periudhën e qeverisjes, VMRO DPMNE dhe Nikolla Gruevski, ndonjëherë publikisht, ndonjëherë fshehur, kanë shfaqur padurim ndaj të gjithë strukturave të cilat kanë menduar ndryshe dhe ndaj tyre kane reaguar me arrogancë dhe injorancë ose me agresivitet të hapur ose fshehtas, janë munduar që t’i eliminojnë këto organizata, institucione apo individ nga skena publike.

Në periudhën e kampanjës parazgjedhore dhe zgjedhore në tridhjetë ditët e fundit, kur funksionarët e lartë të VMRO DPMNE-së dhe Nikolla Gruevsi në fjalimet e tij e frikonte popullin duke përdorur elementin shqiptarët, të cilët, sipas tij, përmes Zoran Zaevit do të realizojnë planet e dygjuhësisë, federalizimit, e cila do ta ndante Maqedoninë, janë shembuj të fundit të një politike të vazhdueshme të ndarjes dhe krijimit të boshllëqeve.

Për atë edhe vlerësimi i dhënë që në fillim të tekstit – deklarata se boshllëku politik mes qytetarëve dhe mes bashkësive etnike e ka nxitur LSDM-ja, padyshim është një shtrembërim i të vërtetës ose spin. Një deklaratë e tillë, mes tjerash, është edhe hipokrite edhe joparimore.

Por, po ashtu, është jokonsekunete që të premtohet se ai që ka nxitur ndarjen, që ka marr pjesë në krijimin e boshllëkut  dhe urrejtjes, së bashku me qeverinë e re dhe me partinë e tij tani do të punojë në tejkalimin e dallimeve dhe në bashkimin e interesave të përbashkëta. Kjo, faktikisht është e pamundur.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.