Kundërspin: Kush i ka defaktorizuar qytetarët dhjetë vitet e fundit dhe si?

"Diskutim" për faktorin i cili ka defaktorizuar popuj. Foto: screenshot/Vërtetmatësi.

Со погрешни политики во многу области од живеењето, како и со политките на неправна држава во која доминираат неодговорноста, неотчетноста и неказнивоста на криминалот и корупцијата, ВМРО-ДПМНЕ и неговите коалициони партнери во изминатите 10 години направија најмногу на полето на „дефакторизација“ на граѓаните во РМ

 

Me politika të gabuara në shumë fusha, si dhe me politikat e një pushteti të padrejtë në të cilin dominon papërgjegjshmëria dhe mosndëshkimi i krimit dhe korrupsionit, VMRO-DPMNE dhe partnerët e tyre të koalicionit në 10 vitet e kaluara kanë punuar shumë në fushën e “defaktorizimit” të qytetarëve në RM

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, dha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si spin:

Spin: Atë që mund të shohim është një tentim i LSDM-së dhe BDI-së që të defaktorizojnë maqedonasit, popullin maqedonas, por edhe bashkësitë e tjera etnike, si turqit, serbët, vllahët, boshnjakët, romët dhe të tjerët. Këtë defaktorizim nuk do ta lejojmë. VMRO-DPMNE dhe koalicioni  Për një Maqedoni më të mirë do të qëndrojë fortë në çfarëdo situate në mbrojtje së interesave shtetërore dhe nacionale…Shohim se LSDM tenton, garon në një far mënyre me vetveten, sa më shumë të ju jep partive shqiptare. Dhe shtrohet pyetja deri kur? Deri kur duke dhënë? Deri në momentin se nuk do të ngel asgjë në shtet për të dhënë dhe do të humb një ditë edhe ajo që është arritur me shumë punë, shumë gjak dhe shumë mund? 

[Burimi: VMRO-DPMNE, ueb-faqja + Makedonia 24/Youtube,  data: 22.02.2017]


Kundërspin: Ky despinim i liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, për defaktorizim nuk do të filloj me termet “faktorizim” ose “defaktorizim”, të cilat janë problematike nga aspekti i fjalorit në gjuhën maqedonase, por thelbi i deklaratës është mjaftë qartë i sqaruar në dy nivele: 1) faktorizim i maqedonasve dhe bashkësive etnike të tjetra ndodh vetëm kur VMRO-DPMNE është partner kryesor në qeveri edhe atë vetëm pse një shumicë e maqedonasve kanë votuar për VMRO-DPMNE-në; 2) LSDM ka garuar vet me veten sa më shumë që të ju jep partive shqiptare, sepse qëllimi ka qenë ridefinimi i shtetit, e cila, edhe pse është kushtetuese, ka qenë kundër kushtetutës.

 

DY SPINE NË NJË DEKLARATË 

Dy konkluzione të deklaratë për defaktorizim të Gruevskit janë spine të cilët disa herë janë despinuar edhe nga Vërtetmatësi edhe nga mediume të tjera e politikan, ndërsa partia e tij të udhëheq me qeverinë ekzekutive në vend vetëm me 1,48 përqind ose 17.000 vota më shumë nga njerëzit të cilët kanë votuar në zgjedhjet fundit. Ai ka pasur të drejtë ekskluzive (edhe pse është kontestuar nga shumë profesor), që të merr mandat tjetër edhe të tentojë që të krijojë qeveri. Por, Gruevskit nuk ka pasur sukses, ndërsa ai që ndan mandatin tha se atë do t’ia dorëzojë atij i cili do të sigurojë 61 deputet në Kuvend. Prej këtu, spini se faktorizim është atëherë kur VMRO-DPMNE do të krijojë qeverinë vetëm se ka dy deputet më tepër se LSDM, është shumë i qartë.

Pjesa e dytë e deklaratës është bazuar mbi spinin se LSDM së bashku me partitë shqiptare do të ridefinojë dhe do të shkatërroj Maqedoninë dhe se kjo është kundër kushtetutës, po ashtu, qartë shtrembëron të vërtetën. Zgjerimi i të drejtës të garantuar me ligj për përdorim të gjuhës shqipe në Maqedoni, në pajtim me Kushtetutën nuk mundet dhe nuk do të ridefinohet shteti, por është e lidhur me përdorimin në shërbim të gjuhëve të pakicës. Ridefinimi mund që të ndodh vetëm në atë moment kur është në mënyrë formale është në pajtim me partitë politike me mbi dy të tretën e votave në parlament për ndryshim të Kushtetutës, në drejtim të ndërrimit të Rregullativave themelore, Lirive dhe të drejtave themelore të njeriut ose në raport me kryesin për Organizim të qeverisë shtetërore. Prej këtu, ky spin është shumë i qartë dhe i padiskutueshëm.

 

A U FAKTORIZUAN POLITIKAT E GABUARA? 

Por, duke rishikuar thelbin e deklaratë për faktorizim dhe defaktorizim të popullit maqedonas dhe popujve të tjerë, janë imponuar një dyzinë pyetjes, dhe që të gjitha në lidhje me politikën e një qeverie dhe “faktorizimin” e qytetarëve në vend.

Kështu, për shembull, politika e një qeverie ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore, të cilët çojnë deri në migrimin e mijërave qytetarë në vende të tjera, në kërkim të ekzistencës dhe jetesës më të mirë, nuk është defaktorizim i popullit maqedonas dhe popujve të tjerë që jetojnë në Maqedoni?!

A nuk defaktorizohet populli maqedonas, shqiptar, turk, rom, vllah dhe të gjithë popujt e tjerë në Maqedoni, me politikat të cilat shkelin të drejtat themelore demokratike dhe sundimin e së drejtës, dhe me të edhe largimi nga standardet e patjetërsueshme për integrim në BE?

Kur është partizuar secili institucion në vend, dhe të gjithë të tjerëve ju propozohet ose do të jenë anëtar ose mbështetës real të VMRO-DPMNE-së ose të BDI-së, por nuk keni të drejtë punësimi në asnjë institucion shtetëror, ndërsa shumë shpesh edhe në kompanitë private (dëgjoni minutën e 23 nga biseda lidhur me punësimet në SGS), a është faktorizuar populli maqedonas ose popujt tjerë në shtet?

 

“FAKTORIZIMI” NË SHKUPIN 2014 ËSHTË 700 MILION EURO

Këtë faktorizim ose defaktorizim mund që ta ulim edhe në nivel më të ulët.

Për shembull, a mendon Gruevski se ka faktorizuar popullin maqedonas dhe popujt e tjerë me politikat e “kujdesit permantet” për standardet e pensionistëve, në atë mënyrë të paarsyeshme rrit deficitin e Fondit pensional (FSPIM), me atë rrit edhe borxhin e shtetit që të përmbush atë deficit, ndërsa më në fund ju lë një të ardhme të pasigurt gjeneratave të ardhme të pensionistëve. Dhe me këtë, vetëm për shkak të “kujdesit të madh” ndaj pensionistëve, të cilët i porositi në një miting parazgjedhor në Shkup – me ne e dini se çka jeni votoni për ne. 

A mendon Gruevski se është faktorizimi i popullit maqedonas dhe popujve të tjerë në RM ose të qytetarëve në përgjithësi, kur nuk i pyet njerëzit se çka duan që të ndryshojnë në pamjen e kryeqytetit, Shkupit, dhe përgjatë asaj, përmes shumë marrëveshjeve të dyshimta që të harxhojë për atë më së paku 700 milion euro?

A mund që të jetë faktorizim i popullit maqedonas dhe popujve të therë në RM nëse jep qindra milion euro në shëndetësi, në infrastrukturë, aparate dhe ilaçe, ndërsa përballet me prishje të ekuilibrit në rajon me investimin në shëndetësi, por edhe në shërbimet shëndetësore, me rritje e vdekshmërisë së të posalindurve, për shembull, me një numër të madh të mjekëve në shëndetësinë private ose jashtë shtetit…?

A nuk është defaktorizim i vet qytetarëve me mospranimin e të gjithë argumenteve për politikën e e gabuar në arsim fillor dhe të mesëm, si dhe në politikat dëmtuese për arsimin e lartë, përfshirë edhe shkatërrimin e autonomisë së universitetit?

Nëse përzihesh në gjyqësor dhe prokurori dhe nëse emëron në baza partiake ata të cilat do të mbrojnë sjelljen tuaj kriminale dhe korruptive, ndërsa të njëjtë do t’i gjykojnë të tjerët pa të drejtë dhe jo në pajtim me ligjin dhe do të ju shkaktojnë dëm të madh, a jenë atëherë faktori i cili faktorizon popullin maqedonas, shqiptar, turk, vllah, ejt, etj?

* * *

Këto pyetje mund që të vazhdojnë deri në pafundësi. Por, thelbi është në atë se me politikat e shtetit në shumë fusha, si dhe me politikat e  padrejta në të cilën dominon papërgjegjshmëria, jo përpikshmëria dhe mosndëshkimi e krimit dhe korrupsionit, VMRO-DPMNE dhe partnerët e tyre të koalicionit në 10 vitet e kaluara kanë punuar shumë në fushën e “defaktorizimit” të qytetarëve në RM

Prej këtu pretendimi se të tjerët që nuk kanë qenë në qeveri tani bëjnë gjithçka që të vijnë deri te ajo qeveri përmes “defaktorizimit” të popullit maqedonas dhe bashkësive etnike, është padyshim spin i pastër.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.