Kundërspin: Krimi dhe korrupsioni nuk u zhdukën që PSP të konsiderohet e panevojshme

Puna e PSP-së është larg nga përfundimit. Kolazh: Vërtetmatësi.

СЈО е стожерот кој треба да обезбеди правна разрешница на кризата, без која нема излез од спиралата што Македонија ја води во регрес и опасност од дезинтеграција. СЈО беше продукт на Пржинскиот договор и констатација во анализата на Рајнхард Прибе за измена на системот на електронско следење на комуникациите и надворешна, надзорна контрола врз тој систем

 

PSP është shtyllë e cila duhet të sigurojë zgjidhjen ligjore të krizës, pa të cilën nuk ka dalje nga spiralja, krizë e cila Maqedoninë e çon në regres dhe në rrezik të shpërbërjes. PSP ka qenë produkt i Marrëveshjesë së Përzhinos dhe konstatim i analizës së Rajnhard Pribes për ndërrim të sistemit të përndjekjes së komunikimeve dhe mbikëqyrjes, si dhe kontrollin e jashtëm mbi këtë sistem

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Deputeti dhe funksionari i lartë i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshovski, dha deklaratë në lidhje me “parëndësinë” e ekzistimit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), të cilën e vlerësojmë si spin:

Spin: …Arsyeja e vetme dhe kryesore e formimit dhe ekzistimit të PSP-së ishte që të pastrohet krimi i Zaevit dhe Verushevskit, të cilët, sipas deklaratës së të punësuarit në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim në gjykatë, e kanë keqpërdorur pajisjen për ndjekje të paligjshme të komunikimeve. 

Me vendimin e Katica Janevsë për abolim të Zoran Zaevit, pushon së ekzistuari edhe arsyeja kryesore për ekzistimin e PSP-së. Për atë, vlerësojmë se opinioni duhet të mbetet i vetëdijshëm, se PSP tani më është një institucion i kotë. 

[Burimi: VMRO-DPMNE, ueb-faqja, data: 19.01.2017]

Kundërspin:  Despinimi i kësaj pjese të deklaratë së Milloshovskit në lidhje me PSP është baza për të dëshmuar shtrembërimin e të vërtetës të cilin VMRO-DPMNE e bën në vazhdimësi kur bëhet fjalë për PSP-në. Kjo deklaratë e gjatë e Milloshovskit, e cila është e dyta nga VMRO-DPMNE për dy ditë (deklarata e Trajko Veljanovskit), pasi Prokuroria Speciale publikoi se është tërhequr akuza në rastin “Puç”.

Deklaratat e tilla nuk janë diçka e re, përveç radikalizimit të gjuhës ndaj PSP, me porosi e cila de fakto ka kuptimin – të shfuqizojmë PSP-në. E vërteta e shtrembëruar dhe spini i partisë qeverisëse ndaj PSP-së vazhdon, sipas të cilës vetëm ata kanë të drejtë, ndërsa të tjerët gabojnë, vërtetohet me disa fakte.

 

PSP NUK ËSHTË FORMUAR PËR ZAEVIN DHE VERUSHEVSKIN

Qëndrimi i partisë i lexuar nga Milloshoski se “arsyeja e vetme dhe kryesore për ekzistimin e PSP ishte që të pastrojë krimin e Zaevit dhe Verushevskit…”. Ky konstatim është e pavërtetë. Ja argumentet shkurtimisht:

  • PSP është shkurtesë nga “Prokuroria Publike për ndjekje të veprave penale lidhur dhe që dalin nga përmbajtja e komunikimeve të përndjekura në mënyrë të paligjshme”;
  • PSP është formuar me 15 shtator me marrëveshje dhe në pajtueshmëri me katër paritë më të mëdha politike në atë kohë, me ligj, i cili në Kuvend është votuar nga 101 deputet, si dhe me urim nga kryeministri i atëhershëm Nikolla Grievski, i cili në deklaratë shprehi kënaqësi për formimin e një prokurorie të këtillë dhe zgjedhjen e Katica Janevsë si prokurore speciale;
  • Përkundër dëshmisë dhe gjykimit të shpejtë të një prej të akuzuar nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), përgjatë rrjedhës së deritanishme të rastit “Puç”, pesë të tjerë të akuzuar, dy prej të cilëve operues të lartë, të cilët e mohojnë aktuzën. Gjykimi për Zvonko Kostovskin është ngritur në shkurt të 2015, ndërsa padia për të tjerët është ngritur në prill të 2015;
  • Përkundër fakteve mbi të cilat Prokuroria Publike e ka ndërtuar këtë rast dhe padinë, ekzistojnë fakte të cilat i posedon PSP, të siguruar në hetimin për rastin “Fortesa” që janë përfshirë në  akt padi (fakte për shkatërrim të paligjshëm të pajisjes për përgjim dhe librave lidhur me të, për çka janë të akuzuar shtatë persona të tjerë). Po ashtu, ekzistojnë edhe fakte në hetimin e njohur si “Target”, për dyshim se janë përgjuar në mënyrë të paligjshme më së paku 6 mijë qytetarë prej vitit 2008 deri në vitin 2015, për të cilën janë të akuzuar 10 persona të cilët punojnë ose kanë qenë të punësuar në DSK. Përse faktet e PPTH për rastin “Puç” vlejnë më shumë se faktet e PSP-së në rastin “Fortesa” dhe në rastin “Target”?
  • Sipas thelbit të vet ekzistimit të saj, të shkruar edhe në emër edhe në ligj, PSP hapi edhe hetime të tjera dhe akuza për persona nga qeveria ekzekutive, për vepra penale për të cilat ekzistojnë fakte për dyshimet ose akuzat për krim zgjedhor dhe korrupsion në eshalonë të larta të qeverisë.
Графички приказ за незаконското прислушкување од „Таргет“. Извор: СЈО
Grafikon për përgjimet e paligjshme nga “Target”. Burimi: PSP
 

PSP ËSHTË E RËNDËSISHME PËR NDËRTIMIN E DEMOKRACISË GJYQËSORE

Shtrohet pyetja përse VMRO DPMNE shtrembëron faktet? Përgjigja mund të gjend në dy faktet e fundit më lartë në tekst, por edhe nga deklarata e Gruevskit e thënë në atë konferencën e “famshme” për shtyp e cila ishte edhe hyrja në krizë, me 31 janar në vitin 2015, kur e shënoi grusht shtetin:

Më pas, (Zaev), më transmetoi disa biseda telefonike. Konstatova se një pjesë është e saktë, një pjesë është pjesërisht e saktë dhe një pjesë e pa saktë. Përsëri, duke pasur parasysh se disa ishin të sakta ajo krijoi një situatë serioze.

Nëse një pjesë kanë qenë të sakta, një pjesë gjysmë të sakta, atëherë i gjithë hetimi për rastin me përgjimet nuk kanë të bëjnë vetëm me atë se kush dhe përse ka përgjuar, por edhe me pastrimin e induksioneve për krim dhe korrupsion të cilat dalin prej përgjimeve.

Me siguri ish-kryeministri Nikolla Greuvski në momentin kur u pajtua që të formohet PSP, këtë gjë ose nuk e ka pasur plotësisht të qartë ose kanë shpresuar se ato do të fokusohen vetëm në rastin “Puç”, ose, kanë qenë të sigurt se lehtësisht do të bllokojnë institucionin e PSP-së dhe nuk do të vijë deri te proceset gjyqësore.

Vetëm tre muaj pas formimit (në dhjetor të vitit 2015 dhe janar të vitit 2016), Gruevski dhe VMRO DPMNE-ja tashmë ndryshuan retorikën për PSP-në, kur në radhën e parë të atyre që luftonin këtë institcion ishte edhe Antonio Milloshovski.

Për më pak se një vit, vlerësimet e Gruevskit dhe VMRO DPMNE-së u shndërruan në kritika të ashpra deri në “ekzistencën e panevojshme të PSP-së”. 

Ekspertët vendor, por edhe opinioni i gjerë, opinioni ndërkombëtar dhe një pjesë e madhe e partive politike relevante, mbajnë qëndrimin se PSP duhet të ekzistojë dhe se mandati për hetime duhet të vazhdohet. Përfshirë këtu edhe formimin e departamentit gjyqësor për rastet të cilat i heton PSP, si dhe krijimin e tre ligjeve të tjera lidhur me punën e Prokurorisë.

Kjo del nga fakti se PSP është shtylla e cila duhet që të sigurojë zgjedhje ligjore të krizës, pa të cilën nuk ka dalje nga sipralja e cila Maqedoninë e çon në regres dhe në rrezik të shpërbërjes. PSP ka qenë produkt i Marrëveshjes së Përzhinos dhe konstatim i analizës së Rajnhard Pribesë për ndërrim të sistemit të përndjekjes elektronike të komunikimeve dhe kontrollit të jashtëm mbi këtë sistem.

E vërteta për atë se kush dhe përse ka përgjuar, por edhe kush si ka qeverisur, e dëshmuar nëpërmjet procedurës gjyqësore, do të jetë baza për reforma thelbësore në Maqedoni. Për qeverisje të shtetit të së drejtës dhe për ndërtim të demokracisë gjyqësore, e cila është disa kryesore e autorizimit dhe të papërgjegjshmërive, qeverisje pa llogaridhënie e cila u themelua mbi “katër-pesë shuplaka të forta” dhe “ndotjes së pantallonave” 

Ja për këtë ekzistimi i PSP-së është edhe atë shumë i rëndësishëm dhe jo i “parëndësishëm” siç vlerëson Milloshovski dhe VMRO-DPMNE. Për shkak të argumenteve të cilat shtruam më lartë, deklaratat dhe vlerësimet për PSP-në i vlerësojmë si joparimore dhe spin. 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.