Kundërspin: Klimovski vërteton se ligji është më i fortë se Kushtetuta
Со своите ставови изнесени во интервју за една македонска национална телевизија, пензионираниот професор по уставно право и поранешен македонски политичар д-р Саво Климовски, де факто изрази став дека законите се над Уставот, дека е згрешено што минатата година Јавното обвинителство не ги запленило снимките на опозицијата и институциите не го уапсиле Заев или некој друг…
Me qëndrimet e veta me të cilat doli në intervistë për njërin prej televizioneve nacionale maqedonase, profesori në pension i të drejtës kushtetuese dhe ish politikani maqedonas Dr. Savo Klimovski, de fakto mbajti qëndrim se ligjet janë mbi Kushtetutën, se është gabuar që në vitin e kaluar Prokuroria Publike nuk i ka konfiskuar incizimet e opozitës dhe se institucionet nuk e kanë arrestuar Zaevin ose dikë tjetër…
Shkruan: Teofil Bllazehvski
Dr. Savo Klimovski në intervistë për Sitell mbajti këtë qëndrim:
Spin: Ndërsa, për atë se nuk kanë funksionuar institucionet në kohë, ja këtë pyetje e bëj unë gjithmonë. Përderisa Prokurori Publik i RM-së, pas publikimeve, paramendojeni kryeministrit të shtetit…për kërcënimet për grusht shtet, nuk doli dhe nuk tha – se në afat prej tri ditësh nëse nuk më sillen të gjitha incizimet, dhe gjithë atë, që kryeministri e thotë, këtë nuk e thotë partia politike ose funksionari politik, por një prej personave me funksionin më të lartë në Republikën e Maqedonisë, sipas funksionit qpo sipas fuqisë më i larti në shtet…kur ai e thotë atë, në vend që të bëhet zhurmë në ato institucione, në vend që të mobilizohen dhe të mblidhen të gjithë ata dhe të thonë se pas tre ditëve nuk pranojnë asgjë – ata thjeshtë u tërhoqën sikur të ishin sulmuar personalisht. Dhe këtë deri më sot ende nuk e kam të qartë…(“Duhej menjëherë të arrestohet Zoran Zaev, pas kërcënimeve” – intervenoi gazetarja në atë moment të bisedës)…A duhej Zoran Zaev, do ta vlerësonin…por duhej të thoshin se pas tre ditëve, asnjë më shumë…, të ndalohet çdo lloj publikimi i incizimeve dhe të gjithë që i posedojnë të jua konfiskojë. Është vepër penale ajo. Ata lejuan që ajo vepër penale të metastazojë…
[ Burimi: Sitell TV – kanali në youtube (prej minutës 11.57 – në munutën 13.20), Data: 20.11.2016]
Kundëspin: Profesori në pension Dr. Savo Klomovski në këtë deklaratë, e cila, në të vërtetë është shtrembërim i të vërtetës dhe spin, insiston për tjetër reagim të Prokurorisë Publike në Republikën e Maqedonisë në vitin 2015 dhe përgjatë asaj shpreh habi se përse Prokuroria Publike nuk ka dal publikisht që të kërkoj afat prej tre ditëve, që opozita të jua dorëzoj të gjitha “incizimet” të cilat i disponon, të cilat më pas u prezantuan si “bomba”.
Dhe e gjithë kjo sipas tij “paramendoni, jo gjithkush, por kryeministri”, ka deklaruar se ka pas tentim për grusht shtet.
Deklarata është spin, për atë se Prokuroria Publike (PPRM) e ka bërë atë që ka mundur në atë moment. De fakto, ka reaguar në deklaratat e kryeministrit, që para deklaratës, sepse kryeministri e ka raportuar, andaj përmes PPRM-së me urdhër gjykate ka pasur dhe masa hetuese, ndërsa policia, me siguri sipas urdhrit të prokurorisë ka hetuar dhe në fund ka ardhur deri në përfundim se bëhet fjalë për grup spiunazhi, e cila për interesat e një shtetit të huaj ka përgjuar ilegalisht, ndërsa më pas incizimet ia ka dhënë Zaevit, më pastaj ai ka ushtruar “dhunë mbi funksionarët e lartë shtetëror”, e kështu me radhë, gjegjësisht gjithçka çka qëndron në akuzën e rastit “Puç”.
Do me thënë Prokuroria ka punuar, nuk është se nuk ka punuar prej kur “funksionari më i lartë”, sipas Klimovskit, kryeministri, ka dal dhe ka treguar se çka i ka ndodhur. A është e mundur që Prokurori, prokurori mund të jep urdhër që të dorëzohen “incizimet”? Teoritikisht, ka mundur. Në praktikë, jo. Nuk ka mundur, për atë se, së pari, do të bëhej fjalë për shkeljen e pjesëve të Kushtetutës, ndërsa është tërësisht e qartë së me një urdhër të tillë do të rrezikohej edhe përplasje qytetare, më së shumti për shkak të asaj se nuk do të arrihej qëllimi – ose nuk e kanë ditur se ku janë incizimet ose kanë vlerësuar se janë kopje. Më saktë, atëherë, atë ditë Zaev tha:
Kjo çka ka ndodhur sot është një tentim i pafytyrë i qeverisë që të pengojë publikimin e gjithë asaj që e bëjnë pikërisht ata. A paraqet kjo fakt për shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve në Republikën e Maqedonisë, pikërisht nga ana e Nikolla Gruevskit dhe disa individëve rreth tij..në mënyrë të paligjshme ka përgjuar mijëra qytetarë në Maqedoni, duke rrënuar privatësinë e tyre dhe angazhimin profesional…faktet të cilat i posedojmë janë marrë nga shërbimet në RM nën kontrollin e Gruvskit dhe disa individëve, gjë që është edhe një fakt se sistemi i kontrollit ju ka dal nga duart…Do të kuptoni edhe se cila është lidhja mes MPB-së, gjyqësorit dhe prokurorisë, do të kuptoni edhe për kriminel të shkallës së parë, do të kuptoni hap pas hapi, të gjitha do t’i kuptoni!
Në pyetjen e gazetarit, “Nëse ju arrestojnë, kush do t’i publikojë faktet”, Zaev përgjigjet:
Shihni: Ja ai atje, ai atje, ja dikush nga ne këtu…As arrestimi i Zaevit, as i ndonjë anëtari të opozitës, as të ndonjë qytetari, nuk do të mund të ndërpres këtë proces të cilin e pret vendin tonë…(mendon në publikimin e materialeve të incizuara).
Deri më këtu është e qartë, përse ka qenë praktikisht e pamundur për Prokurorinë Publike që të urdhëroj arrestimin e Zaevit ose të dikujt tjetër, edhe nëse më herët kanë dhënë urdhër për konfiskim të incizimeve, pasi ajo do të ishte vepër penale. Për atë edhe vlerësojmë se deklarata e Klimosvkit është shtrembërim i të vërtetës ose spin, të cilën ndoshta e ka thënë në rrafshin individual se si ai do të përballej me problemin, edhe në nivel të bisedës e cila më pas, nga Kushtetuta dhe dygjuhësia, u hodh në kritika ndaj Prokurorisë Publike Speciale, të cilën Klimovski e vlerësoi si kancer për rendin kushtetues ose juridik në shtet.
LIGJI ËSHTË MBI KUSHTETUTËN?!
Por, deklarata e Klimovski për zgjedhje të ndryshme të problemeve, për mosfunksionim të institucioneve, është jokonsekuente dhe e papërshtatshme. Edhe pse është prezantuar si “eksperti më i madh i materies kushtetuese-juridike”, Dr. Klimovski tregon edhe padituri themelore, ose mos pranim të Kushtetutës dhe vlerave kushtetuese (ai në atë moment dhe në mënyrë decide ka thënë – se Kushtetuta ka pasur “defekte që nga fabrikimi”). Ja përse,
Dispozita e parë kushtetuese nga dispozitat bazë të cilat flasin për vlerat themelore është se Republika e Maqedonisë është sovrane, e pavarur, demokrate dhe shtet social.
Neni 2 nga Kushtetuta thuhet përsëri se “Në Republikën e Maqedonisë sovraniteti vjen nga qytetarët dhe iu përket qytetarëve. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë qeverinë e formojnë përmes përfaqësueseve të zgjedhur në mënyrë demokratike, me rrugën e referendumit dhe me format e tjera të shprehjes së drejtpërdrejtë”.
Më pas, neni 8 merret me vlerat themelore në rendin kushtetuese në RM:
Vlerat themelore të rendit kushtetues në Republikën e Maqedonisë:
– liritë themelore dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit të pranuara me të drejtën ndërkombëtare dhe të vërtetuara me Kushtetutë;
– liria e shprehjes sipas përkatësisë nacionale; përfaqësim i duhur dhe ligjor të qytetarëve të cilët iu përkasin të gjitha komuniteteve në organet qeverisëse shtetërore dhe në institucionet e tjera publike në të gjitha nivelet;
– sundimi i të drejtës;
– ndarja e qeverisë shtetërore në legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore;
– pluralizmi politik dhe liritë dhe zgjedhjet demokratike;
– e drejta e mbrojtjes së pronës;
– liria e tregut dhe sipërmarrjes;
– humanizmi, e drejta sociale dhe solidariteti;
– vetëqeverisja lokale;
– rregullimi dhe humanizmi i hapësirave, mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit jetësor dhe i natyrës dhe
– respektimi i të gjithë normave të pranuara në të drejtën ndërkombëtare.
Në Republikën e Maqedonisë e lirë është gjithçka që nuk është e ndaluar me Kushtetutë dhe ligj.
Neni 16 оnga Kushtetuta përsëri, merret me lirinë e shprehjes dhe të drejtës së informacionit:
Garantohet liria e bindjes, vetëdijsimit, mendimit dhe të shprehurit publik i mendimit.
Garantohet liria e shprehjes, paraqitjes publike, informimit publik dhe liria e themelimit të institucioneve të informimit publik.
Garantohet qasja e lirë ndaj informacionet, liria e marrjes dhe transmetimit të informacioneve.
Garantohet e drejta e përgjigjes në mjetet për informim publik.
Garantohet e drejta e korrigjimit në mjetet e informimit publik.
Garantohet e drejta e mbrojtjes së burimit të informacionit në mjete e informimit publik
Censurimi është i ndaluar.
Dhe në fund, është e mjaftueshme për argumentimin të cilin duam të japim, neni 18 garanton të drejtën e privatësisë në komunikim të çdo qytetari:
Garantohet siguria dhe fshehtësia e të dhënave personale. Qytetarëve iu garantohet mbrojtja nga dëmtimi i integritetit personal që del nga regjistrimi i informacioneve për ata përmes përpunimit të të dhënave.
Duke pasur parasysh atë se çka ndodhi atë ditë, dhe prej atëherë deri më sot, se si profesori Klimovski vlerëson se Prokurori duhej t’i merr “incizimet” dhe të ndalojë publikimin e tyre?!
Publikimi i bisedave telefonike të incizuara është vepër penale në KP dhe në ligje të tjera, mes të cilëve edhe rrënimi i privatësisë, por nëse “incizimet” tregojnë paligjshmëri të organeve më të larat shtetërore dhe të funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar, si dhe të veprave të tjetra penale nga fusha e krimit të organizuar, nëse shfaqin induksione për vëllim të madh të korrupsionit, atëherë cili ligj është më i madh se Kushtetuta, dhe krejt në fund ku mbetet interesi interesi publik?
Bëhet fjalë për mbrojte të vlerave themelore të rendit demokratik të futura në Kushtetutë dhe ligje, të cilat kanë për qëllim dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.
Sipas “ekspertit më të madh të materialit kushtetues-ligjor te ne”, siç e quajti gazetarja profesorin në pension Dr. Savo Klimovski, institucionet nuk kanë reaguar në kohë, nuk i kanë marrë “incizimet” kur ka alarmuar kryeministri dhe nuk e kanë arrestuar Zaevin ose dikë tjetër për të cilin ata do të vlerësonin se duhet arrestuar. Siç do të thoshte vet Klimovski – “Ligji është më i fortë se Kushtetuta” .
Me qëndrim të tillë, të drejtën e privatësisë së funksionarëve shtetëror dhe publik Klimovski e ngre në piedestal, mbi të drejtën e mijëra qytetarëve të tjerë dhe mbi interesi publik, dhe i udhëzon të gjithë qytetarët e pakënaqur drejtësinë ta kërkojnë para institucioneve vendore dhe nëse nuk janë të kënaqur të shkojnë në institucionet ndërkombëtare.
SPINIM EDHE PËR GREKON
Profesori në pension Dr. Savo Klimovski, ka qenë i përfshirë edhe në një spin nga ana e gazetares me të cilën bisedonte, e cila u pajtua se GREKO (grupi në vend për luftë kundër korrupsionit pranë Këshillit Evropian), në “raportet e fundit ka kritikuar Prokurorinë Speciale Publike” se ka shkelur të drejtat e qytetarit.
GREKO as që merret me PSP-në, as nuk është përgjegjëse që të mbikëqyrë punën e saj, por ai merret me vite me institucionet e rregullta në RM dhe fuqinë e tyre institucionale për menaxhim me korrupsionin. Raporti i fundit i GREKO-s për Maqedoninë është i 1 korrikut të vitit 2016 ku vlerësohet gjendja, gjegjësisht sa vendi i ka pranuar dhe implementuar propozimet e GREKO Ja raport në të cilin, mes tjerash, thuhet:
Përfundimi:
Duke pasur parasysh atë që thuhet më lartë, GREKO përfundon se Republika e Maqedonisë ka implementuar kënaqshëm ose është konfrontuar në nivel të kënaqshëm me vetëm tre nga njëmbëdhjetë propozimet në Raportin për vlerësim nga Rrethi i katërt. Propozimet e mbetura, dhjetë janë pjesërisht të implementuara, ndërsa gjashtë nuk janë implementuar.
Është e papërshtatshme që profesori në pension i të drejtës dhe ish politikan të spinojë për PSP-në, përmes spinit për GREKO. Me fjalë të tjera, Dr. Klimovski, duke pasur parasysh atë se është qëndrim personal, ndërsa duhej të ishte edhe qëndrim eksperti, të paktën dy herë shtrembëroi të vërtetën ose spinoi.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari