Kundërspin: Këtë proces gjyqësor “nuk do ta pranojmë” përderisa prokurore është Fetai?!

Të akuzuarit kanë pritur ndërrimin e Fetait. Foto: screenshot.

Ваквиот став на обвинетите искажан од одбраната за смена на обвинителката Фета е извртување на вистината, т.е. спин. Вистината е малку поинаква од тврдењето на одбраната – Советот на јавни обвинители не побара директно промена, туку сугерираше преку препорака СЈО да размисли за евентуална промена на Фетаи

 

 

Një qëndrim i tillë nga pala mbrojtëse e të akuzuarve për zëvendësim të prokurores Fetai është shtrembërim i të vërtetës, ose spin. E vërteta është më ndryshe nga pretendimi i palës mbrojtëse – Këshilli i Prokurorëve Publik nuk kërkoi zëvendësim, por përmes porosive ka sugjeruar që PSP ta rishikojë mundësin e ndërrimit të Fetait

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Vazhdimin e procesit kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe njëmbëdhjetë personave të tjerë, mes të cilëve edhe ministri i mëparshëm i ministrisë për Transport Mile Janakieski është vënë në dyshim, për shkak se pala mbrojtëse e të akuzuarve për dhunë dhe nxitje të dhunës e vlerësojnë se duhet që të zëvendësohet prokurorja:

Spin: Avokati Dodevski i cili ishte i pranishëm në seancë, sqaroi se të akuzuarit nuk janë paraqitur, sepse siç tha, ka pasur supozime të proceseve të paqena, gjegjësisht mbrojtja ka pritur PSP-në që të zbatojë vendimin e Këshillit të Prokurorëve Publik, i cili kërkoi nga prokurorja speciale Janeva ta përjashtoj Fetain nga rasti dhe të vendos prokuror tjetër. 

[Burimi: Fokus, ueb, (e njëjta edhe Nova, ueb), data: 10.03.2017]

Kundërspin: Një qëndrim ti tillë i të akuzuarve, i thëna nga pala mbrojtëse, edhe pse nuk e kemi në formë të drejtpërdrejtë, e vlerësojmë qartazi si shtrembërim i të vërtetës, ose spin. Argumentet janë të qarta, dhe ata thonë se e vërteta është pak më ndryshe nga pretendimi i mbrojtjes, përmes tyre edhe i të akuzuarit.

Para disa ditëve pas kërkesës nga gjykatësja e cila udhëheq procesin Tatjana Mihajllova, Këshilli i të akuzuarve të RM-së ka proceduar nëse ka pasur sjellje jo etike nga ana e prokuroreve të cilat kanë qenë të pranishme në seancën e fundit të mbajtur në shkurt të këtij viti dhe përfaqësojnë palën akuzuese – prokurorja speciale Katica Janeva dhe prokurorja Fatime Fetai.

Pas seancës së Këshillit të Prokurorëve, deklaratë dha edhe kryetari i këtij institucioni, Petar Anevski:

Prokuroret publike Katica Janeva dhe Fatime Fetai kanë thyer kodin etik të prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë. Po ashtu, i rekomanduam prokurorit publik, në përfundim, që të shqyrtojnë mundësin e zgjedhjen e një prokurori tjetër publik, për mbrojtje të kësaj lënde,deklaroi Anevski. (TV 21, sekonda e 0,24 videos).

Siç mund që të shihet, nuk ekziston asnjë kërkesë për ndërrim, por “propozim”, në të cilin përfundimi kryesor ka qenë se “do të duhet që të shqyrtojë mundësin”…

Prej këtu, është më se e qartë se prania e Fatime Fetait e cila udhëheq rastin dhe prania e Katica Janevës në seancën e sotme (10.03.2017), nuk është diçka që duhej që të trajtohet si një kusht i procesit, siç pretendon pala mbrojtëse, gjegjësisht të akuzuarit.

Që spini të jetë edhe më bindës, as Anevski, as mbrojtjes nuk i intereson se përse gjyqtarja Mihajllova në Këshillin e prokurorëve ka dorëzuar me shpejtësi incizimin nga seanca, ku prej saj Janeva dhe Fetai u dënuan me nga 2.000 euro, ndërsa nuk dëshiron që të dërgojë incizimin nga seanca pararendëse për shkak të vërtetimit të saktësisë së procesverbalit.

Bëhet fjalë për proces gjyqësor kundër lideri të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, për mbi të cilin rëndon akuzë gjatë kohës që ka qenë kryeministër, për ish ministrin për Transport dhe Lidhje Mije Janakiecskin, për deputeten Daniela Rangellova, atëherë këshilltare, si dhe për 11 persona të cilët janë akuzuar për nxitje dhe dhunë mbi Komunën Qendër dhe kërcënime ndaj kryetarit të komunës Andrej Zhernovski.

I akuzuari i parë është Gruevski, mbi të cilin rëndon akuza që ka urdhëruar dhunën, ndërsa të tjerët janë akuzuar ose si organizator ose si realizues dhe zbatues.

Procesi gjyqësor ka filluar në fund të vitit të kaluar, ndërsa e udhëheq gjykatësja Mihajllova. Ajo së pari incizimet të cilat i posedon PSP nuk i pranon si fakte legale, për të cilën PSP apeloi deri te Gjykata e Apelit e cila ende po i shqyrton, ndërsa më pas është vonuar me procesverbalin e seancave të cilat duhej që t’i dorëzoj deri te PSP. Kur prokurorja kërkoi edhe procesverbale të videove që të vërtetojnë se procesverbali nuk është i vlefshëm, morrin edhe dënim në para dhe etiketime se kanë vepruar jo profesionalisht.

Gruevski, përsëri, më parë në një intervistë më të gjatë për TV NOVA deklaroi se nuk ndjehet si i akuzuar, as fajtor dhe se e kupton dhe e i ndjen vështirësitë e gjykatëses të cilës i është dashur që të udhëheq lëndën (pas minutës së 31 të videos).

Vet akuza është ngritur mbi baza të përgjimeve jolegale të bisedave telefonike të cilat i ka publikuar LSDM në vitin 2015, ku kishte edhe biseda telefonike mes njerëzve, zërat e të cilëve aludojnë në atë të Nikolla Gruevskit dhe të Milje Janakiseskit ku dëgjohet (incizimi i fundit), se Gruevski porosit tre katër shuplaka për kryetarin e Komunës Qendër, Andrej Zhernovskin, para të cilët të mblidhen dy mijë qytetarë të cilët do të hyjnë në Komunë. Janakieski përgjigjet se është e mundur që kjo të organizohet dhe se një gjë e tillë do të zbatohet.

Për shkak të argumenteve të dhëna më lart se Këshilli i prokurorëve nuk ka kërkuar, por ka dërguar porosi dhe ka sugjeruar që PSP të mendoj ndërrimin e prokurores Fetai, vlerësojmë se qëndrimi i të akuzuarve i dhënë përmes palës mbrojtjes si arsye që të mos paraqitet në seancën e sotme gjyqësore, është spin dhe blerje e kohës për zvarritje të procesit.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.