Kundërspin: Ka parametra të mjaftueshëm për VMRO-DPMNE-në për të krijuar program politik

Ka mjaftueshëm të dhëna dhe përllogaritje për gjendjen ekonomike në shtet dhe si do të zhvillohen gjërat në të ardhmen e afërt dhe të largët. Prej këtu, arsyet se përse VMRO-DPMNE nuk dëshiron të shkojë në zgjedhje janë të tjera

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski 

 

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në program TV dha deklaratën në vazhdim në të cilën shihet spin:

Spin: Mbi çfarë parametrash ne të krijojmë program tani dhe atë ta prezantojmë para qytetarëve. Nuk është e ndershme. Nëse kemi përpiluar programin në janar, shkurt, ose dhjetor për prill, tani kanë ndryshuar rrjetat ekonomike, tani kemi tërësisht një mënyrë tjetër të jetesës. Ne duhet të ndryshojmë. Do të duhet të përgatisim program të ri, investime kapitale të reja, projekte të reja, të jemi më kreativ, dhe të mendojmë më ndryshe. 

[Burime: VMRO-DPMNEpjesë e fjalimit të Mckoskit në TV , data: 05.05.2020]

 

Kundërspin:

Një pjesë e arsyetimit të Hristijan Mickoski se përse nuk duhet të shkohet në zgjedhje të shpejta, një gjë e cila në fillim nga VMRO-DPMNE arsyetohej  – të përfundojë epidemia/pandemia – në shikim të parë duket një gjë e logjikshme.

Mickoski thotë se nuk ka parametra ekonomikë për të rinovuar programin e tyre  ekonomik. Për të shtuar më pas “ne duhet të ndryshojmë… investime kapitale të reja, projekte të reja, të jemi më kreativ”…

Kjo është hera e dytë që për kohë të shkurtër prej dy ditësh lideri i VMRO-DPMNE-së përsëriti arsyet e vërteta përse partia e tij insiston që zgjedhje të ketë më vonë. Herën e parë e tha këtë në deklaratën me rastin e vendosjes së luleve të varrin e Goce Dellçev në Shkup.

Por, një arsyetim i tillë i Mickoskit është një e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht spin, për një arsye të thjeshtë. Pjesa më e madhe e parametrave janë, ata janë të dhënat e përhershme, projektet për muajt e ardhshëm deri në fund të vitit. Këto kryesisht janë të dhëna precize dhe projekte, edhe atë jo vetëm prej një burimi, por prej më tepër burimeve vendore.

Mickoski, për shembull, ka projektime në Ministrinë për Financa, të cilat i tha vetëm një ditë para kësaj deklarate, ministrja Nina Angellovska, pas rikapitulimit në prill. Mickoski, po ashtu, mund të mbështetet edhe në projektime serioze dhe vlerësime të Bankës Popullore, të cilat vazhdimisht i komunikon guvernatorja Anita Angellovska – Bezhoska. Edhe atë jo vetëm deri në fund të kësaj, por ka edhe projekte edhe që zgjasin deri në vitit 2020. Në fund ekipi ekonomik i partisë së Mickoski-t mund të mbështet edhe në organizatat joqeveritare në vend të cilat merren me këtë problematikë, dhe nëse këto nuk janë të mjaftueshme atëherë le të mbështetet edhe në vlerësime te Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtarë.

Sipas kësaj, ka mjaftueshëm të dhëna. Përfundimisht edhe kundërshtarët e skenës zgjedhore i kanë të njëjtat kushte për për ato të dhëna dhe për ndryshimin e programit të tyre politik. Mbetet të shihet nëse ato të dhëna mund të përpunohet nga VMRO-DPMNE dhe të shfrytëzohen në programin e ri ekonomik dhe nëse mund partia të udhëheq një fushatë pak më ndryshe se deri tani, gjë që është nën pikëpyetje, sepse vet Mickoski përmend “fushatën Facebook dhe Twitter” dhe se kjo nuk është e mjaftueshme për disa njerëz. Problemi real nuk janë të dhënat, por sigurimi i kushteve për proces zgjedhor kredibil.

Për shkak të argumenteve të përmendura më lartë deklarata e Mickoskit, se nuk ka mjaftueshëm të dhëna, është e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht, spin. 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .