Kundërspin: Jakimovski spinon kur thotë se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës po ndodh për shkak të presidentit ukrainas „komedian”

Arsyet për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, e cila filloi me invazion dhe sulm të gjërë luftarak nga ana e ushtrisë ruse mbi territorin e të gjithë vendit, janë të shumta dhe të ndërlikuara, ndërsa deklaratat e Stevçe Jakimovskit, lider partie parlamentare, se kjo është për shkak të Ukrainës dhe presidentit të tyre „komedian” janë shtrembërim klasik i të vërtetës dhe spin. As Zelenski nuk është „komedian”, përkundrazi, ai është ekonomist i diplomuar, e as Ukraina nuk është pasive dhe nuk është përpjekur ta parandalojë luftën

 

Shkruan: Теоfil Bllazhevski

 

Kryetari i Komunës së Karposhit dhe lider i partisë parlamentare GROM, Stevçe Jakimovski, gjatë një bisede në televizionin kombëtar TV 24, shprehu qëndrime mbi invazionin e Rusisë mbi Ukrainën në të cilat dallohen spine:

Spin:…Përpjekjet për të ardhur deri te kufijtë rusë dhe të rrethohet Rusia janë lëvizje e rrezikshme… Kjo punë është shumë serioze, kjo mund të jetë reaksion zinxhiror… Jo rastësisht ka ardhur aeroplambajtësja në Ballkan, ka ushtri të re në Bondsteel.. Në Ukrainë tetë vite, si në Kroaci para luftës po përjashtohen nga puna Rusë, 15.000 edhe Rusë edhe Ukrainas kanë humbur jetën para invazionit. Kur  zgjidhni për president një komedian, një mëngjes do të hani për mëngjes granata. Në vend që të ulen e të negociojnë, të gjejnë zgjidhje, të gjejnë mënyrë që ta qetësojnë situatën, ato luajnë me armë… Nëse kyçet NATO garantoj se do të jetë një luftë e paparë botërore, dhe do të ketë përdorim të armëve nukleare…

[Burimi: ТV 24 – Studio 10/bisedë me S. Jakimovski– data: 24.02.2022]

Кundërspin: Stevçe Jakimovski bëri një spin klasik në mini-analizën e tij për luftën në Ukrainë, e cila filloi me invazionin rus në këtë vend në 24.02.2022, me intervenim ushtarak të koordinuar dhe saktë të planifikuar me përmasa të gjera. I pyetur në emisionin televiziv ku ishte i ftuar në lidhje me gjendjen në Ukrainë dhe në lidhje me luftën, Jakimovski deklaroi se ai qëmoti ka paralajmëruar se „nuk duhet të luhet me Rusinë”, por se invazioni është si pasojë e sjelljes së Ukrainës dhe se kryesisht kjo gjë është kështu, midis të tjerash se „është zgjedhur president komedian”, që është baza e këtij shtrembërimi pak më të gjerë të të vërtetës, dmth spin.

Së pari për „komedianin”. Jakimovski e shtrembëron të vërtetën, duke e quajtur Presidentin e Ukrainës Vollodimir Zelenski komedian. Presidenti ukrainas u zgjodh në zgjedhje legale në Ukrainë të mbajtura në vitin 2019, në të cilat në raundin e dytë e fitoi presidentin e deriatëhershëm dhe kundërkandidatin Petro Poroshenko, i cili ishte në funksionin e presidentit prej vitit 2014 deri në 2019. Zelenski e mundi Poroshenkon në raundin e dytë të zgjedhjeve me 73,2 përqind të votave të milionave ukrainas që dolën në zgjedhjet e vitit 2019.

Mirëpo, ajo që është është më me rëndësi, Zelenskin mund ta quajmë çdo gjë, përveç „komedian”. Ai me të vërtetë është marrë me aktrim, por njëkohësisht ka qenë,  shkrimtar, skenarist dhe producent në Studion Kvartal 95, që është themeluar në vitin 2003, me rrënjë nga viti 1997-1998 e në të cilën pjesë të pronësisë ka edhe vetë Zelenski. Përndryshe, bëhet fjalë për një kompani serioze private e cila është e pozicionuar në bursën ukrainase. Kështu që, Zelenski nuk mund të quhet „komedian”, sepse ai është shumë më shumë se një shoumen që është marrë vetëm me komedi stand up.

Aq më shumë që presidenti ukrainas paraprakisht ka kryer edhe arsimin sipëror/ fakultetin e shkencave ekonomike në Universitetin shtetëror në Kiev, gjë që mund të shihet në më shumë burime, përfshirë këtu edhe ueb faqen e tij zyrtare.

Kështu, deklarata e Jakimovskit se „kur të zgjidhni president një komedian, një mëngjes do të hani granata për mëngjes” dhe se „në vend të gjejnë mënyrë ta qetësojnë situatën ato luajnë me armët” është një spin klasik, gjegjësisht shtrembërim i të vërtetës.

Gjithashtu spin është edhe se Ukraina (dhe NATO) janë shkaktarët kryesor të invazionit rus dhe intervenimit ushtarak në Ukrainë. Së pari, problemi është më i gjerë, ndërsa në formën e tij aktuale fillon me ngjarjet e Maidanit dhe me aneksimin rus të gadishullit të Krimesë në vitin 2014, vazhdon me marrëveshjet Minsk 1 dhe 2 për qetësimin e tensioneve dhe ndeshjeve të brendshme në dy rajonet që shpallën autonomi Donjeck dhe Llugansk, e pastaj vazhdoi me futjen e njësive të fuqishme të Rusisë në kufi me Ukrainën, përfshirë edhe ato të Bjellorusisë me pretekstin e stërvitjeve ushtarake, pranimin e pardjeshëm të Donjeckut dhe Lluganskit nga ana e Federatës Ruse, hyrjen e „paqeruajtësve” rusë të njëjtën natë në ato territore dhe në fund, sulmin gjithpërfshirës me përmasa ë gjëra mbi gjithë Ukrainën, mëngjesin e datës 24.02.2022.

Presidenti i Ukrainës Vollodimir Zelenski edhe para një jave shprehu gadishmëri që të udhëtojë deri në Moskë e të zhvillojë bisedime me presidentin rus Vlladimir Putin, e gjithashtu, deklaroi se mbrëmjen dhe natën ndërmjet 23 dhe 24 shkurtit ka dashur të realizojë kontakt me Putinin nëpërmjet telefonit, mirëpo nga ana tjetër ka pasur „heshtje”. Edhe pasi kishte eskaluar kriza e fundit, më saktë pasi mediet ndërkombëtare filluan masovikisht të informojnë mbi grumbullimin e forcave ruse në kufijtë e Ukrainës, edhe Zelenski, edhe ministri ukrainas i punëve të jashtme, Dmitro Kuleba, theksonin se në disa raste janë përpjekur të realizojnë takime ose të paktën biseda telefonike me kolegët e tyre rusë, mirëpo përpjekjet e tyre kanë qenë të pasuksesshme.

Kështuqë, deklarata e Jakimovskit, kryetar i partisë parlamentare GROM dhe kryetar i Komunës së Karposhit, që i referohet luftës në Ukrainë në pjesën e Zelenskit dhe arsyet kryesore për luftën, janë një thjeshtëzim dhe shtrembërim cinik dhe argumentativ i gjërave për të cilat flitet, gjegjësisht ato deklarata janë spine.

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari