Kundërspin: Gruevski sulmoi diplomatët, VMRO-DPMNE pyet kush i ka kërcënuar?!

Nuk mund të besohet se VMRO-DPMNE harroi fjalimin e kryetarit të partisë përplot me zemërim ndaj diplomatëve të huaj. Foto: META

 

Partia qeverisëse duhet që të kërkoj “shembuj konkret” për atë se kush ka dërguar porosi kërcënuese ndaj ambasadorëve në oborrin e vet. Aty do të gjej jo vetëm një shembull, për më shumë shembuj, ndërsa më origjinali është i atij i cili ka timonin e partisë

 

Shkruan: Olivera Vojnovska

 

VMRO-DPMNE mbrëmë (22.12.2016) në pasdite lëshoi një komunikatë befasuese në të cilën thotë:

Spin: Duke e ndarë shqetësimin e Komisionit Evropian, VMRO-DPMNE publikisht pyet kush dhe si iu kërcënohet përfaqësuesve ndërkombëtar në Republikën e Maqedonisë dhe të del me një shembull konkret për këtë.

VMRO-DPMNE gjykon gjuhën e urrejtjes dhe thirrjeve për dhunë, atë duhet që ta bëjnë dhe të gjithë anëtarët e mbetur politik. Duke ndarë vlera demokratike presim precizitet dhe sqarim për akuza të tilla me qëllim që institucionet kompetente të mund që me efikasitet më të madh të parandalojnë raste të tilla.  

[Burimi: Kurir, Data: 22.12.2016]

Kundërspin: Kjo deklaratë e partisë qeverisëse në të cilën publikisht pyetet se “kush iu kërcënohet diplomatëve të huaj (?!)” është e çuditshme, hipokrite dhe qesharake. Një dalje të tillë të VMRO DPMNE-së, faktikisht reagimin e gjykimit të ashpër nga Komisioni Evropian, më herët të dhënë edhe nga Stejt Departamenti, ndërsa në analizën me titullin “Populli vendos” me kritika serioze për “sjellje jodemokratike” të partisë qeverisëse” në Maqedoni, dha edhe Fondacioni “Konrad Adenauer” të partisë konservatore gjermane CDU i kancelares Anxhela Merkel. Kjo paraqet një spin të pastër politik dhe tentim i njohur i VMRO DPMNE-së për ikje përgjegjësisë për shkak të toneve të rënda dhe negative të cilat u dhanë nga niveli më i lart partiak.

Në vend që të aktroj “habi”, VMRO-DPMNE duhet që të kërkoj “shembujt konkret për atë se kush ka dërguar porosi kërcënuese ndaj ambasadorëve” në oborrin e tyre. Aty nuk do të gjej vetëm një, por më shumë shembuj, dhe më origjinali është i atij që ka timonin e partisë. A ka shembull më origjinal për fjalimin më armiqësor të thënë në adresë e përfaqësuesve të huaj nga dalja e lideri të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski mbrëmjen e 17.12.2016 para masës së mbledhur spotanisht pranë ndërtesës së ish IKGJ “Nova Makedonija”, që sot është edhe zyra e KSHZ-së. Në momentin kur anëtarët e trupit qendror për zbatim të zgjedhjeve vendoste për bisedime për ankesat e paraqitura nga opozita, ndërsa përkrahësit e VMRO-DPMNE-së mbrojtën fitoren e shenjtë zgjedhore” të partisë qeverisëse, Gruevski lexoi “dekretin vrasës” të Këshillit ekzekutiv, prej të cilit rrodhën “helmet” ndaj diplomatëve.

Të rikujtojmë se kryetari i VMRO DPMNE-së atëherë tha:

Disa ambasador filluan shumë që të përzihen në politikën e brendshme të vendit. Kjo duhet që të ndalojë. Mbetemi të hapur për komunikim me të gjithë ambasadorët dhe përfaqësuesit e shteteve të tjera, por, disa ambasador të cilët filluan shumë që të ndërhyjnë në politikën e brendshme duhet që të ndalojnë. 

VMRO-DPMNE nuk do të lejoj edhe një ndërhyrje të mëtejme të ambasadorëve në pyetjet e politikave të brendshme të vendit dhe kërkojmë që të mbeten në suaza të mandateve të tyre dhe në fushat e tyre si diplomat. 

VMRO-DPMNE do të lëshon formatin e mbledhjeve dhe bisedimeve me paritë e tjera politike në të cilat marrin pjesë ambasadorët, ndërmjetësuesit e huaj ose përfaqësuesit e vendeve të tjera, me të cilët bisedohet dhe marrin vendime gjë të cilën në çdo vend vendosin përfaqësuesit e zgjedhur nga populli…(Gruevski)

Nuk është për tu besuar se VMRO-DPMNE ka harruar këtë fjalim të mbushur plot me zemërim të shefit të partisë, të thënë para simpatizuesve të VMRO DPMNE-së, të cilët, përsëri të nesërmen (17.12.2016) shpalosën një mbishkrim “Bejli, largoi duart nga Maqedonia”!

Vlen të theksohet edhe ajo që, një ditë pasi lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Grievski mbajti fjalim para Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), në ueb-faqen Imgur u paraqitën njoftime për “vdekjet e ambasadorëve aktual në vend. Edhe partia qeverisëse gjykoi këtë akt, përsëri, mbetet që të ngrihet pikëpyetja për rastësinë e çuditshme të porosive kërcënuese të ngjashme me liderin e tyre.

Kështu që, duket mjaftë e pasinqertë deklarata e VMRO DPMNE-së për “ndarjen e vlerave demokratike”, si dhe pritshmëri të shprehura për “sqarim me precizitet të akuzave të tilla (kërcënime ndaj diplomatëve) me qëllim që institucionet përkatëse me efikasitet më të lart të parandalojnë raste të tilla”.

Po ashtu, porositë paralajmëruese të Gruevskit ndaj përfaqësuesve të huaj paraqesin “shpërthime” të padurimit të VMRO DPMNE-së të cilat u derdhën pas ditës së zgjedhjeve.

Nuk është për t’u nënvlersuar edhe mbledhja e protestave “spontane” para KSHZ-së të anëtarëve të VMRO DPMNE-së, ku drejtori të Arkivës Shtetërore Filip Petrovski, i cili drejtpërdrejt iu kërcënua ambasadorit amerikan Xhes Bejlli (edhe pse nuk ia përmendi emrin, por ishte e qartë se ai ishte target i fjalimit):

Mos i armiqëso raportet mes dy shteteve. Ti edhe ashtu je në ikje, do të vijë një ambasador i cili e respekton më shumë Maqedoninë. Mos na provoko më. (Petrovski)

Por, Belji nuk është i vetmi diplomat i cili iu ekspozua sulmeve zë Petrovskit. Drejtori i Arkivës shtetërore sulmin edhe me më zemërim e kishte ndaj ish lehtësuesit të bisedimeve të Marrëveshjes së Përzhinos, Piter Vanhojte, ku në një koment në një publikimi të Petrovskit në “Facebook”, Vanhojte e rikujtoi këtë të fundit se në një shtet demokratik është e papranueshme që të publikohet identiteti i një dëshmitari në parregullsitë zgjedhore dhe më pas publikisht të përqesh:

Zotëri Petrovski shumë mirë e mbajta mend porosinë tuaj. Kjo me të vërtetë është e papranueshme, veçanërisht kur vjen nga një funksionarë i lart shtetëror. Në një shtet normal demokratik, njeriu për këtë do të arrestohej dhe do futej  në burg për gjatë kohë.

Pas kësaj, Petrovski iu drejtua Vanhojtes me video porosi:

 Ju bëtë mashtrim zgjedhor, ju jeni pjesë e planit i cili dëshiron që të shkatërroj Republikën e Maqedonisë. Unë ju këshilloj që të qëndroni në shtëpi dhe të leni Maqedoninë. Të mos ju shohim edhe një herë në Maqedoni – thotë Filip Petrovski në video porosinë për Vanhojte.

Edhe përskaj sulmeve të turpshme, a ngelet dikushq ë nuk e ka të qartë dhe duhet dikush të ” të sqaroj dhe të precizoj”, kush nga cili vend i ka kërcënuar diplomatët?!

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.