Kundërspin: Gruevski realizoi edhe atë të cilën nuk e premtoi – u bëmë vend jo i lirë

Sa peshon ajo që është premtuar? Foto: kolazh i Vërtetmatësit.

Дадениот збор на Никола Гревски и ВМРО–ДПМНЕ имаат тежина зашто делумно исполнуваат тоа што ветиле. Но, најголемата тежина произлегува од тоа што исполнуваат целосно тоа што не го ветиле. На пример, назадување во демократија и основни човекови права и слободи, зголемување на јавен долг и шминкерска борба притив корупција, промена на физички опис на градовите до непрепознатливост, итн

 

Fjala e dhënë e Nikolla Gruevskit dhe VMRO DPMNE-së kanë peshë sepse realizojnë pjesërisht atë që e premtojnë. Por, pesha më e madhe del nga ajo kur realizojnë plotësisht atë që nuk e kanë premtuar. Për shembull, regresi i demokracisë dhe të drejtat dhe lirit e njeriut, rritja e borxhit publik dhe lufta sa për sy e faqe kundër korrupsionit, ndryshim i  pamjeve të qyteteve deri në atë shkallë që të mos njihen si ishin dikur, e kështu me radhë

 

Shkruan: Teofil Blazhevski

 

Nikolla Gruevski një muaj para zgjedhjeve parlamentare dha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si spin:

Spin: Gjendemi në periudhën para zgjedhore, ekzistojnë politikan të cilët çdo herë do t’ju thonë se do të kryejnë shumë punë, shumë do të premtohet, por ato janë vetëm fjalë. Për dallim nga kjo, ne jo vetëm që ju tregojmë se çka do të bëjmë, ne me precizitet shtojmë edhe se si do ta bëjmë…Përparësia jonë është se deri më tani çka është premtuar e kemi realizuar, shpesh edhe më shumë se çka është premtuar. Fjala jonë e dhënë tani ka më shumë vlerë se ajo e politikanëve të tjerë për shkak të përmbushjes në të kaluarën. 

[Burimi: VMRO DPMNE, ueb-faqja, Data: 10.11.2016]

 

Kundërspin: Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër për 10 vite në vazhdimësi, Nikolla Gruevski, deklaratën që po e analizojmë e dha me rastin e nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim me tre sindikata të mëdha dhe me Bashkësinë e Pensionistëve. Ka më shumë mënyra se si të demistifikohen fjalët e mëdha të Gruevskit, sepse bëhet fjalë për shtrembërim të vërtetës. Mund të niset, edhe që nga vet qëllimi i ngjarjes  së organizuar.

Është e saktë se Greuvski dhe partia e tij  VMRO DPMNE, nuk lënë rast pa i përmendë vendet e reja të punës, ja për shembull tani edhe premtojnë se për ata ka rëndësi edhe standardet. Edhe për atë që kinse bashku me sindikatat dhe pensionistët kanë qenë në “komunikim të vazhdueshëm”. Mirëpo, atë të cilën nuk e thotë Gruevski, ndërsa edhe sindikata heshtin, sepse të gjithë kanë përfitim nga ajo, është si në vazhdim – Republika e Maqedonisë sipas standardeve ndërkombëtare dhe evropiane ka një prej legjislacioneve më të këqija dhe më të prapambetura për marrëdhëniet e punës, veçanërisht Ligjin për marrëdhënie pune, dhe veçanërisht pjesën në të për zbatimin e të drejtave të punëtorëve.

Atë që gjithashtu nuk e thotë Gruevski është fakti  se vetëm e vazhdon prapambeturin e të drejtave për marrëdhëniet e punës të cilat filluan në kohën e Stevçe Jakimovski si ministër, i cili mbahet mend për atë se “punëtorët janë të mbrojtur si arusha të bardha”, që para së gjithash filloi me shkurtimin e të drejtave të punëtorëve në domenin e të drejtës sindikale.

Gruevski vazhdoi, aty ku Jakimovski ndaloi. Opinioni nuk mund të harrojë se greva  më e gjatë e mjekëve specialist nga Qendra klinike shtetërore u acarua me vendimin gjyqësor të  Todorov dhe me kërcënime të shumta jo të ndershme dhe presione të ndryshme, që falë këtij legjislacioni brutal ishin acaruar punëtorët në një prej kompanive të huaja private në Kavadarë, në arsim dhe në ndërmarrje të tjera publike, në MZH Transportnë fabrikën për automjete hekurudhore në Veles, e kështu me radhë.

Gruevski dhe përfaqësuesit e sindikatave mbrëmë heshtën për faktin se falë konsultimeve të vazhdueshme të tyre, sot të mbash grevë në Maqedoni është e pamundur: procedura zgjat një muaj, punëtorët duhet të informojnë punëdhënësin se kur, kush dhe në sa ora do të mbajnë grevë, nuk duhet të ndalojnë procesin e prodhimit, nuk guxojnë as “a” t’ju thonë grevëthyeseve, ndërsa nëse gabojnë diçka në procedurën e sindikatës dënohem me 1.200 euro, ndërsa grevistët mund të pushohet nga puna.

Që të dijë opinioni se për çfarë hipokrizie bëhet fjalë,  mjafton fakti që nëse punëdhënësi gabon në procedurë do të marr dënim prej 1.000 euro. Opinioni duhet të dijë edhe atë që falë marrëdhënies konstruktive të qeverisë me sindikatat me të cilat bashkëpunon Gruevski, punëdhënësi edhe gjatë kohës së grevës mund të pushoj nga puna 2 përqind të të punësuarve – grevistë. Por, sindikatat të cilat mbrëmë nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim nuk e thonë këtë, njëjtë edhe kryetari i Bashkësisë së Pensionistëve nuk do që të thotë se rritja e pensioneve edhe përfitimeve të tjera sociale kanë çmimin e vet, dhe ai është stabiliteti i sistemit pensional, që rezulton në Fond i cili është i paqëndrueshëm.

 

PREMTIMET E VOGLA REALIZOHEN – ÇEBREN DHE GALISHTE NUK JANË ASKUND

Për sa i përket fjalës konkretisht dhe premtimit të VMRO DPMNE-së dhe asaj që gjithmonë janë realizuar – “përparësia jonë e madhe është ajo që atë çka kemi premtuar e kemi realizuar” – dhe këtu bëhet fjalë për një shtrembërim delikat i të vërtetës. Edhe një shëtitje e vogël në këtë ueb-sajt, posaçërisht në rubrikën e premtimet, tregon se VMRO DPMNE më së shpeshti i realizon premtimet e vogla – trotuar këtu, rrugë këtu, një fushë tenisi atje, sallë sportive këndej dhe të ngjashme. Premtimet e mëdha dhe të kripura, të mos themi të shtrenjta ose asnjëherë nuk i kanë realizuar ose çdo herë fillojnë diçka para zgjedhjeve me realizim të trilluar.

Shembulli Qendrën e re klinike në Shkup, të premtuar që nga viti 2011,  përsëri është aktualizuar tani para zgjedhjeve duke u shkruar tenderi për ndërtuesin. Para zgjedhjeve të viti 2014, të rikujtojmë se, u gërmua një gropë e madhe kinse e vendosën themelin…Njëjtë ndodhi edhe me spitalin në Shtip, edhe pse punët atje janë në një fazë pak më të përparuar, mirëpo që nga viti 2014!?

Deri ku është ndërtimi i hekurudhës ose ku është hekurudha në Belljakovce? Ose ajo nga Manastiri deri në kufirin grek? Ose dega kah Shqipëria? E gjithë kjo është e pjesshme, diçka në të cilën është duke u punuar. Kur jemi te infrastruktura, të mos përmendim se prej vitit 2006 deri në vitin 2013 VMRO DPMNE ka ndërtuar 7 kilometër autostradë.

Shembuj të mire ka edhe në energjetikë. Të shohim si duken sot Çerben dhe Galishte – dy hidrocentrale të mëdha në Liqenin e Mariovës të cilët është dashur të përmirësojnë sistemin energjetik në vend dhe të mundësojnë diçka të tretë, më tërheqëse dhe më të madhe. Dhjetëra tenderë u shkruan për ndërtuesit e këtyre dy hidrocentraleve dhe ende askush asgjë nuk ka filluar të ndërtojë. Gazifikimi i Maqedonisë filloi në këtë vit parazgjedhor, ndërsa është premtuar shumë kohë më parë, përderisa gazifikimi në Shkup dhe në qytete e tjera ende ngelet në vend, sepse është anuluat tenderi për koncesion për këtë projekt. Nga premtimet më të mëdha në infrastrukturë mund të përmendim edhe tramvajin e qytetit, prej të cilit u tërhoqën, tunelin nën Vardar për të pasur një rrjedhë të re nën zonën qendrore ose edhe nën Parkun e lojërave. Pas shumë premtimeve dhe fjalëve boshe, para të harxhuara për projekt ide ose të ngjashme, më në fund do të ndërtoj vet qytetin…

 

REALIZIMI I ASAJ QË NUK ËSHTË PREMTUAR

Për atë, Gruevski dhe VMRO DPMNE mund t’i thonë opinionit se kanë realizuar shumë punë të cilat nuk i kanë premtuar. Ja, premtimi më i madhe, Shkupi 2014, të cilin jo vetëm që nuk e premtuan në këtë formë, por edhe e kaluan shumën e premtuar më shumë se gjashtë herë. Prej 80 milion euro të premtuara, llogaritësit relevant përllogaritën rreth 700 milion euro kosto. Ndërse ende është duke u ndërtuar.

A premtuan, rrotën panoramike dhe Kullën telekomunikuese deri te kryqi i Mileniumit – dy projekte të cilat kushtojnë përafërsisht njëjtë, gjithsej 40 milion euro para publike?

A e premtuan ndërmarrjen publike Ujësjellësin dhe kanalizimin, i cili siç duket do të kap vlerën prej 20 milion eurosh?

A premtuan se do të zhvatin prona publike të kompanive të mëdha ku qytetarët kanë pronësi të ndërtesave me vlerë më të vogël se investitorët privat, ashtu siç vepruan me Telekomin dhe në të cilin ende kanë ndikim në vendim të rëndësishme?

A premtua, për shembull. se do të rrënojnë pamjen natyrale të qytete të vjetër të Ohrit me ndërtimin e objektit gjigant i cili arrin lartësi mi kodrën e qytetit të vjetër ku edhe duhet të qëndrojë Universiteti Shën Klimenti:

A premtuan më në fund, se do të rrisin borxhin publik prej 20 deri  në 50 përqind nga prodhimi bruto vendos? A ju premtuan qytetarëve se prej buxhetit mbi 3 miliard euro, diçka më shumë se 800 janë harxhuar për  prokurim, përgjatë të cilëve 1/4 i është dhënë vetëm një ofruesi?

Por, puna më e keqe e pa premtua por e realizuar është në domenin e demokracisë, , gjegjësisht zbatimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, të shkruar në Kushtetutë.

 

A PREMTUAN SE DO TË BËHEMI VEND JO I LIRË?

Maqedonia sot është në buzë të greminës për sa i përket të drejtave dhe lirive demokratike, ndërsa në pjesën e të drejtës së lirisë së të shprehurit dhe lirisë së mediumeve tani më është një grupin e vendeve jo të lira -si e vetmja në kontinentin evropian. Liria e mediave është e kufizuar në lirin e të shprehurit në portale, përderisa numri më i madh i mediumeve zakonshme në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë janë të kontrolluara nga qeveria ose partia, duke i’u falënderuar reklamave të famshme qeveritare prej miliona eurosh, por edhe koncesioneve tjera të pronarëve të televizioneve dhe gazetave.

Është e rrezikuar e drejta e lirisë në zgjedhje – për këtë arsye duhej te organizoheshin negociata me ndërmjetësues ndërkombëtar dhe bashkësisë ndërkombëtare që të krijohen disa kushte për zgjedhje të lira përmes pastrimit të listave zgjedhore dhe përditësimin e legjislacionit zgjedhor.

Kontrolli mbi qeverinë ekzekutive nuk ekziston – parlamenti ka qenë makineri votimi në të cilin të padëshiruarit edhe nëse kanë qenë pakicë janë nxjerrë jashtë me dhunë, siç ndodhi “Të hënën e zezë” në dhjetor të vitit 2012.

Pushteti gjyqësor, së bashku me prokurorinë dhe prokuroria publik kanë rënë në kufij të poshtëm aq sa duhej të formohet Prokuroria Special Publike, edhe pse ende nuk ka një qëndrim zyrtar për departament special gjyqësor, BE tashmë ka menduar në atë drejtim. Prej këtu edhe lufta kundër korrupsionit është vetëm në nivel deklarativ edhe atë është e theksuar edhe në raportet e organizatave vendore dhe ndërkombëtare, njëjtë siç është vërejtur se nuk ka vullnet politik që gjërat të ndryshohen (Raporti i BE-së për Maqedoninë në vitin 2016).

Prej këtu, sa në të vërtetë peshon fjala e dhënë e Gruevskit dhe VMRO DPMNE-së? Aq sa ishte dhënë dy herë se do të përmbushen Reformat urgjente me prioritet ose se do të mbështesin punën e PSP-së?

Nisur nga analiza e më sipërme, e gjithë kjo krizë politike dhe gjithçka çka doli në publik për atë se si, gjegjësisht, se është qeverisur dhe drejtuar me këtë vend me financat publike dhe me qytetarët – deklaratën e Nikolla Gruevski se gjithçka çka është premtuar është realizuar dhe për atë se fjala e tyre e dhënë peshon më rëndë, është padyshim shtrembërim i të vërtetës.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.