Kundërspin: Gruevski prej fillimi spinon për thelbin e PSP-së

 

Rëfimet janë padyshim një spin, sepse në thelb vazhdimi i afatit për PSP nuk është në funksion i teorisë së konspiracionit kundër Maqedonisë, por përkundrazi, është në zbulimin e të vërtetës për gënjeshtrat të cilat u plasohen qytetarëve, zbulimin e të vërtetës për krimin e organizuar, korrupsioni në nivel të lartë dhe qeverisje e papërgjegjshme

 

 

Shkruan Teofil Bllazhevski

 

 

Lideri i VMRO DPMNE-së në një intervistë të gjatë për gazetën “Dnevnik” me 09.01.2017 dha deklaratën e radhës të cilën e vlerësojmë si spin:

Spin: Kishim negociata verën e vitit 2015. Katër partitë arritëm marrëveshje dhe nënshkruam dispozitë me të cilën PSP do të ketë 18-muaj për hetim dhe ngritje të akuzave nëse eventualisht sigurohen fakte. Ne i respektuam të gjitha pikat e asaj marrëveshjeje…

…Gjithë këtë e them që të sqaroj se nuk ka nevoja të drejta ose thelbësore për vazhdimin e 18-mujorit të PSP-së, por ka nevoja politike të faktorëve për shkak të realizimit të interesave të disave dhe interesave. Ideja e prolongimit të 18-mujorit nuk rrjedh nga PSP. Këtë e di, nuk supozojë. 

Kundërspin: Nikolla Gruevski, si ish kryeministër, lideri i partisë morri 51 vende deputetësh dhe është mandatar për përbërjen e qeverisë së re në RM, përmes shtrembërimit të së vërtetës edhe njëherë ai pohon se ik nga  zhdëmtimi ligjor i krizës politike në të cilën gjendet vendi.

Nga fillimi i krizës së fundit, në janar të vitit 2015 deri më tani, padyshim se kriza do të zgjidhet në dy mënyra të veprimit – mënyra ligjore dhe politike, do cilat duhet të jenë të sinkronizuara.

Mënyra politike parasheh marrëveshje politike dhe vullnet të mirë i katër partive më të mëdha nga përbërja e mëparshme e Kuvendit (VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH), për zbatim të marrëveshjes së Përzhinos dhe të ashtu quajtura reformat e urgjente me prioritet të dala nga Propozimet e Raportit të Rajnhard Pribe dhe zbatimin e zgjedhjeve. Në një pjesë të këtyre pikave nga marrëveshjet politike (të Përzhinos) dhe nga propozimet, ishte edhe pastrimi i ligjor i aferës së bisedave të përgjuara dhe veprave kriminale të cilat dolën nga një numër i madh i bisedave telefonike të përgjuara dhe stenogrami i sms porosive. Pikërisht për këtë u formua edhe Prokuroria Speciale Publike. Edhe kjo duhej të kishte mbështetjen e partive të përgjithshme politike gjatë gjithë kohës,

Por, kjo dashuri përfundoi shpejt, që në përfundim të dhjetorit të vitit 2015, kur PSP lajmëroi se do t’i liroj nga burgu atë të cilët u akuzuan në rastin “Puç” të cilët ende vazhdonin të ishin të arrestuar, mes të cilëve dhe i akuzuari i parë Zoran Verushevski. Prej atëherë deri më sot, kritikat dhe sulmet mbi PSP nga ana e VMRO-DPMNE u rritën dhe ishin të shënuara edhe në Strazburg dhe vazhduan të rriten, që të arrijmë deri në atë pikë kur lideri i asaj partie thotë se PSP është eksponentë e interesave të huaja për zbatim të ndonjë plani për thellim të krizës politike në Maqedoni, nga vet ajo (Gruevski), qëllime të njohura finale.

 

NË VEND TË BASHKËPUNIMIT – PENGESA

 

Është e vërtetë siç thotë Gruevski, se të gjithë partitë u morën vesh për afatin 18-mujor – në një tekst të “Vërtetmatësit”, në në të cilën ndërmjetësuesi Piter Vanhojte dëshmoi se si ka ardhur deri te ai afat dhe për rolin e LSDM-së në të, edhe kjo është e gjitha. Spin i tërësishëm është se ata, VMRO-DPMNE e respektoi marrëveshjen në tërës dhe nuk ka kanë qenë të vërteta pretendimet për bashkëpunim me institucionet e PSP-së.

Opinioni në vend është pro propagandës dhe harresës, por jo edhe aq sa të harrojë gjëra, që kanë ndodhur mbrëmë.

A harron opinioni se përse PSP duhej që me asistencë të policisë të hyjë në Regjistrin Qendror? A harron opinioni se drejtori i Kadastrës i ka udhëzuar prokurorët dhe hetuesit e PSP-së që të kërkojnë në internet atë që ju duhet, pasi aty gjenden të gjitha dhe nuk ka nevojë që ai zyrtarisht të ju përgjigjet? Se policia financiare nuk jua jep ose jua zvarrit informacionet e kërkuara, si dëshmojnë vetë prokurorët e PSP-së, ose se të njëjtën e bën edhe Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim. A harron opinioni dramat e natës të cilat u bënë para ndërtesës së MPB, kur PSP donte që të hynte në DSK që të merr dokumentacionin e urdhrit të gjykatës dhe një pjesë të serverëve ndihmues ku ruhen logot e numrave telefonik të përgjuara…

Apo ndoshta Gruevksi mendon se opinioni harron se i u soll Gjykata Themelore në Shkup ndaj kërkesave të PSP-së, Këshilli i Prokurorëve Publik që në fillim të formimit të PSP-së, Prokuroria Publike, Presidenti i RM-së, Gjorgje Ivanov i cili shpalli amnisti për shumë persona nën hetim ose të akuzuar nga lëndët e PSP, etj…Dhe tani, Gruevski hedh “hi syve” se e gjithë kjo nuk ka ndodhur, por përkundrazi, institucionet nga frika që dikush të mos gabojë, në afat rekord i kanë dorëzuar informacionet e kërkuara.

 

 THELBI ËSHTË NË TË VËRTETËN E GËNJESHTËRT

Spini i dytë në lidhje me këtë pyetje të dal nga intervista për Dnevnik është se “nuk ka nevojë ligjore ose thelbësore për vazhdim të afatit 18-mujor të PSP-së, por ka nevoja politike të faktorëve të jashtëm…”

Opinioni kuptohet se nuk mund të dijë atë që di Gruevski, për disa qendra të fuqisë për zhvillim të Maqedonisë, për bisedat e Sorrosit me dy kryeministra të vendeve prej kur njëri prej tyre ka qenë anëtarë në BE ndërsa tjetia jo, për skenat e errëta për bisedime kundër vendin dhe kundër “partive më patriotike” të cilat i udhëheq…

Kuptohet se nuk mund të di, pasi asnjë politikan i përgjegjshëm, si Gruevski për shembull, ose Ivanov, i cili gjatë deklaratës vjetore përsëri spinoi për atë temë, nuk e ka respektuar opinionin pasi nuk ka përcjellë argumente ose fakte, edhe pse qytetarët e RM-së kanë të drejtë kushtetuese dhe ligjore të jenë të informuar për gjithçka, e cila ka rëndësi thelbësore për sigurinë e tyre personale dhe sigurinë e shtetit në të cilin jetojnë.

Por, opinioni, më saktë, qytetarët e RM-së, shumë mirë e dinë nevojë esenciale që të parashtrojnë pyetje të tipit se kush në masë dhe në mënyrë të paligjshme i ka përgjuar dhe më këtë u janë shkelur të drejtat themelore të njeriut, kush i ka gënjyer edhe në formën e zgjedhjeve fer dhe demokratike, ndërsa ka kryer mashtrime zgjedhore, kush u ka shitur patriotizëm me përmendore antike dhe barok për parat e tyre, ndërsa mbrapa përmes procesit të korrupsionit i ka plaçkitur, kush ka kërkuar dhe a është marr provizion për ndërtim të autostradave, kush ka urdhëruar rrënimin me dinamit të investimeve prej më shumë se dhjetëra milion eurosh,të cilat më vonë do të kompensohen për dëmtim, përsëri nga buxheti, kush ka urdhëruar për shuplakat dhe parregullsitë para Komunës Qendër, cili redaktor dhe pronor i mediumeve ka investuar për realitetin politik në shtet dhe përse plason (ka plasuar) propagandë në vend të së vërtetës objektive gazetareske…Por më në fund, opinioni po ashtu meriton të dijë se kush fshihet pas skandalit “Sopot”, cila është e vërteta e rasti “Monstra”, si është negociuar për emrin, etj, etj…

Ky është thelbi i ekzistimit të PSP-së dhe nevoja esenciale për zgjidhjen ligjore të krizës, e barabartë ose më e rëndësishme se zgjidhja politike. Gjatë formimit të PSP, as njerëzit në PSP, as ata të cilët kanë shkruar Ligjin nuk kanë ditur me saktësi se çfarë do të dal nga praktika. Fundja kjo është një procedurë normale e secilës qeveri, është procedurë edhe të kësaj të fundit, “të VMRO-së”.

Nëse Ligji për ndërtim ka mundur ta ndryshojnë më shumë se 20 herë për 6 vite, nëse pjesën më të madhe të ligjeve i marrin me procedurë të shkurtër, sepse “praktika dhe nevojat kanë dëshmuar për këtë”, përse atëherë ligji për PSP nuk mund të vazhdohet, ose edhe më mirë, përse nuk mund të ndryshohet Ligji për mbrojtje të dëshmitarëve ose Ligji për respektim të privatësisë, siç kërkon PSP, por është edhe detyrë e qeverisë para Këshillit Evropian, të veprojë, sipas propozimeve të Komisionit të Venecias…

Prej këtu, rrëfimet e Gruevskit në intervistën për Dnevnik, të cilat kanë të bëjnë me PSP-në, i vlerësojmë si spin të padiskutueshëm. Mundet që dikujt rishkrimi për këtë temë t’i duket ripozicionim , si dhe kontrolli i deklaratave të politikanëve, por përderisa ata e përsërisin këtë dhe e shpërndajnë të njëjtin spin, atëherë ka nevojë që të përmenden të njëjtat fakte dhe argumente të cilat flasin për të kundërtën.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.