Kundërspin: Gruevski – јam i pafajshëm

Lideri i VMRO-DPMNE-së, i cili 11 vite ka qenë faktor kryesorë me të cilin “agonte” dhe “zinte nata” në Maqedoni, sot edhe më fortë mundohet të bind opinionin që është lehtë i manipulueshëm dhe që bie pre e propagandave dhe se ai, “i pafajshmi”, 11 vite ka punuar në interes të popullit maqedonas (dhe qytetarëve), dhe për këtë, tani i montojnë vepra penale…

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Lideri i VMRO-DPMNE-së në intervistë për TV NOVA prej 07.07.2017 tha shumë shtrembërime ose spine:

Spin:

 

Kundërspin: Nuk ka njeri te zgjuar dhe budalla, dhe popuj te zgjuar dhe popuj budallenjë. Ekzistojnë njerëz të informuar dhe të edukuar, qytetarë dhe më pak qytetarë, si dhe ekziston sistem i cili mbron qeverisjen e të drejtës dhe rregullin demokratik ose sistem i cili është më ndryshe. Prej këtu del edhe ndjenja e përgjegjësisë dhe shkalla e dënimit për vepra të kryera ose e kundërta.

Steel wool light painting

PËRGJEGJËSIA MORALE

Nikolla Gruevski sot është person i akuzuar për më shumë vepra penale prej gjithsej 20 raste të PSP-së, edhe atë si i akuzuari i parë. Ai gjithsesi ka të drejtë ligjore dhe kushtetuese që të mbrohen edhe në gjykata edhe para opinionit. Në opinion ai e bën atë me pretendime të cilët tashmë u konstatuan: Nuk kanë fakte, akuzat janë me qëllim që të na zvarrisin nëpër gjykata dhe avokatë që të na e marrin kohën, duan që të na dobësojnë partinë që të mund që zbatojnë interesat e tyre (LSDM dhe forcat politike të cilat nuk u definuan asnjëherë ose qendra të fuqisë), etj.  

Kryesisht, këto janë replikat e Gruevskit dhe partisë së tij kur bëhet fjalë për hetime dhe akuza të PSP-së, organ të cilin e votuan edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së me 15 shtator të vitit 2015 pa fjalën debat, ndërsa të njëjtën ditë Gruevski dha deklaratë se është i kënaqur me zgjedhjen e prokurores speciale Katica Janeva. 

Nikolla Gruevki në gjykatë do të dëshmojë nëse është ashtu siç e fajëson PSP ose nuk është ashtu. Nëse ka apo nuk ka faj në këto raste. Por, pasi që asnjëherë nuk u ndalë që të demantojnë fortë përmbajtjet e bisedave të përgjuara në më shumë se 35 konferenca për shtyp, prej ku kundërshtuan që të japin mendim, ndërsa analizat në dy raste vërtetoi se janë origjinale dhe nuk janë të përpunuara, nëse jo për krimin, atëherë për opinioni në raport me punën jo etike të majës së partisë së udhëhequr nga Gruevski nuk ka fare dyshim, pa marrë parasysh rrjedhën e proceseve gjyqësore.

 

 NUK JAM FAJTOR, KU JANË SHUPLAKAT?

Gruevski, që të dëshmojë tezën e vet se e kanë akuzuar pa fakte, në një prej rasteve, “Shuplakat në Komunën Qendër”, në një moment në fillim të emisionit (pas minutës së 120, do të thotë në intervistë: “…Shuplakat nuk u dhanë, të ishin dhëne Andrej Zhernovski do të thoshte   ..”

Së pari, harron se mbi baza të bisedave të përgjuara me ministrin e atëhershëm Mile Janakieski, do të ndodh dhuna në Komunën Qendër, shumë shpejtë pasi Zhernovski u zgjodh si kryetar komunës. Dhe harron se nuk është akuzuar për shuplaka, por për nxitje të dhunës. Por, këtë tashmë e dëshmojnë në gjyq. Ajo çka ai thotë sot, është se gjykata nuk mund që t’i merrë parasysh incizimet (neni 12 nga LKP), shuplakat nuk janë dhënë, prandaj atë e kanë gjykuar edhe përkrah asaj se ka qenë i pafajshëm…Opinioni gjithçka çka duhet të bëj është që edhe një herë të dëgjojë incizimin dhe të arrij në përfundim.

Më pas, edhe për një rast të tipit “Mile mu kujtua”, Gruevski e nënvlerëson inteligjencën e opinionit dhe thotë se unë me këtë nuk kam asnjë lidhje. Bëhet fjalë për rastin TNT ose rrënimi i “Kosmosit” të biznesmenit dhe atëherë deputet Fijat Canoski. Duke u mbajtur për përmbajtjen e ligjit – Unë si kryeministër nuk kam asnjë kompetencë rreth ndërtimeve të egra, nuk kam nënshkrimin tim, Fijat Canoski me të vërtetë ka gabuar dhe sot i mungojnë një metër e gjysmë nga ndërtimi i egër, etj, etj, Gruevski thotë se është nebulozë dhe proces i montuar politik. Mund të bind edhe gjykatësin për këtë, por opinioni asnjëherë, veçanërisht kur dëgjoi dhe e kanë pasur atë incizim të pahijshëm – “I rrodhi në pantallona (Canovskit), asnjëherë nuk kam parë dikë më të frikësuar, etj, si dhe në incizime të tjera me kampionin e tij Mile debatojnë se cilët janë mundësitë teknike që menjëherë që të rrënohen ndërtimet e egra, andaj në vend të makinave ndërtuese “Ujqve”, zgjedhin që t’a rrënojnë me dinamit.

Edhe një rast i tillë të cilin e ka prezantuar para opinionit, duke dëshmuar pafajësinë e tyre, ka të bëj më kredinë e bankës kineze prej 500 milion eurosh dhe ndërtimin e dy autostradave. Pa asnjë pikë përgjegjësie dhe nevoje të komentojë zbulimet sakandaloze në opinion se ekzistojnë një numër të madh të paqartësive në projekte të cilët vlerën e dy autostradave Kërçovë-Ohër dhe Mladinovci-Shtip në fund do të arrijnë vlerën prej 800 milion eurosh (për 120 km gjithsej), Gruevski fokusohet në Bankën Eksim, në ligjin special të cilët kanë pasur të drejtë dhe e kanë votuar edhe deputetet e LSDM-së, me 2% kamat që ai ka arritur që të sigurojë nga maja kineze politike, etj. Ja që nuk do koment për gabimet, kuptohet nuk do koment as për përqindjen, gjë që në bisedën e tij me Janakieskin dëgjohet qartë. Prej këtu përsëri vlen konstatimi – në gjykatën tonë, mund që të dëshmojë se është i pafajshëm, por para opinion të gjerë, vështirë.

Edhe ashtu Gruevski në intervistë i radhit rastet dhe ka shpjegim për të gjithë. Nëse largojmë rastin me “Mercedesin”, se i është prishur vetura zyrtare, dhe ne nuk kemi pasur veturë VIP të blinduar, edhe pse aty ka incizime të cilat janë inkriminuese, assesi nuk mund që të ik prej argumentimit qesharak për rastin “Titanik”, për parregullsi zgjedhore dhe  evazion fiskal gjatë financimit të partisë në vitin 2013…Gruevski edhe këtu thotë se, askush nuk ka gabuar, aq më pak ai, sepse “askush nuk e di se si do të votojnë njerëzit në Pustec” (edhe pse ai e ka ditur më herët në bisedat me Milen), pa marr parasysh, se ata edhe ligjerisht kanë pasur të drejtë që të jetojnë në të njëjtën adresë!?

Sa i përket financimit të partisë, Gruevski thotë:

(PSP) kanë marrë një vit ku ka pasur pagesa 25 mijë, pagesa të ndryshme prej 500 eurosh, 200 euro 1.000 euro 1.500 euro, etj – prej atyre kanë thirru 700 (dëshmitar), nëse më kanë informuar mirë, prej të cilëve dhjetëra, nuk e di saktë, 40, 50, 60, kanë dhënë deklarata të tipit, nuk më kujtohet, nuk jam i sigurt, nuk e di nëse është nënshkrimi im dhe disa kanë thënë se nuk është nënshkrimi im, pasi që ka të tillë të cilët në ndërkohë e kanë lëshuar partinë tonë, janë të zemëruar me ne, nuk kanë realizuar planin e tyre…

Në të vërtetë, opinioni edhe përmes bombave kishte mundësinë që të dëgjoj se si mblidhen paratë për partin (biseda Gruevski – Boneva), se si detyrohen që në emër të VMRO-DPMNE-së, opinioni kishte mundësinë që të dëgjojë dhe të lexojë dhe deklarata të qytetarëve se si nuk ju kujtohet asgjë se kanë dhënë nga 1.000 euro donacion për partinë. Por, Gruevski tani luan me numra si reper i kënaqur për atë që është, gjë që nuk është fakt relevant. Për atë nuk është fakt nëse prej 25 mijë, janë thirru 700, dyshime kanë ngjallë 40, 50, 60 dhe disa kanë thënë se nuk është nënshkrimi im? Sa, sipas Gruevskit, është dashur që të thonë po për t’i ngritur akuza?

Përsëri, këtë le ta dëshmojë gjykata – opinionin nuk mund që ta gënjej, veçanërisht prej kur dolën të dhëna të pademantuara se VMRO-DPMNE “rëndon” rreth 60 milion euro nga pasuritë e patundshme, dhe se ka rreth 900 lista të pronave në emër të parisë dhe prej ku nuk mund që të shpjegohet “donacioni” i ADG “Beton” në ndërtimin e pallati luksoz të VMRO-DPMNE-së në vend të “Shtëpisë së verdh”, prej kohës kur kjo parti ndërtoi imazhin e vet në opinion dhe nuk sillej si e shkapërderdhur.

 

PËRGJEGJËSIA POLITIKE ËSHTË E PADISKUTUESHME 

 Për sa i përket të vërtetave të tjera të shtrembëruara në intervistë,hasëm edhe spine të tjera, në kuptimin se ata janë parti e cila çdo herë ka punuar për të mirën e qytetarëve dhe shtetit, Gruevski në stilin e tij tashmë të njohur vërteton: zemërimi jonë është se 11 vite luftojmë për qëndresën e Maqedonisë, ashtu siç e duan qytetarët  Maqedonisë ose shumica e qytetarëve (rreth minutës së 50)…pas të cilës vazhdon se nuk kanë lejuar ndryshimin e emrit edhe pas shtypjeve të shumta, kërcënime, nuk kanë lejuar që të ndryshojë identiteti, nuk kanë lejuar që të nënshkruhen marrëveshje (si ajo ekzistuese me Bullgarinë), që kemi ngelur shtet unitar dhe që “mbajtëm dhe e bëmë shtetin e fortë”, ndërsa mëkati i tij ka qenë që është lider i partisë qeverise e cila e ka bërë gjithë këtë.

Përsëri fjalim fushate parazgjedhore në vend të argumenteve edhe atë me të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin. Përse Maqedonia pas 11 vitesh qeverisje të VMRO-DPMNE-së, prej të cilëve tetë së bashku me BDI-së, doli  nga qeveria përmes gjakut (27 prill), incidente dhe trauma të dy-tre viteve. Doli si shtet demokratik i mbetur prapa, me borxh publik të dyfishuar, i cili, sipas llogaritjeve të ekspertëve, është shumë i madh dhe doli me procese integruese euro-atlantike të ngrira. Të drejtat e njeriut kanë ecur në drejtim të kundërt dhe me hapësirë mediatike të rrënuar, me qindra gazetarë pa punë, me pesëdhjetë të rrahur ose të frikësuar, me gazeta të mbyllura dhe televizione të shuara…

Maqedonia doli nga qeverisja e VMRO-DPMNE-së si vend “i të çmendurve, të cilët nuk kanë bukë, ndërsa kanë harxhuar për çokollata”.

Për shkak të asaj që është thënë më lartë, pjesën më të madhe të pretendimeve të thëna nga Nikolla Gruevski në intervistën për TV Nova i vlerësojmë si spin.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.